“Covid, komplot botëror”/ Kjo është videoja e bujshme e biokimistes gjermane që është fshirë nga çdo platformë

Ornela
Director of research, Dr. Judy A. Mikovits and Cassandra Puccinelli (left) graduate student and research associate work in the lab, at the Whittemore Peterson Institute for Neuro-Immune Disease, in Reno, Nevada, Monday, Feb. 28, 2011. (David Calvert for AP Images)

Përgatituni që të shtoni një tjetër teori të re dhe të madhe të komploteve në listën e gjatë aktuale mbi koronavirusin.

Keni dëgjuar ndonjëherë të flitet për Plandemic? Në një video të gjatë online te kthyer virale dhe në një libër të sapo publikuar dhe që është kthyer nga më të shiturit në Amazon, teoria e re bën bashkë një seri gënjeshtrash për koronavirus në një kornizë më të gjerë: në atë të një plani të të pasurve të botës, të cilët kanë përhapur koronavirusin për të rritur taksat e vaksinimit.

Mes pohimeve të ndryshme pa asnjë mbështetje shkencore në videon e përmendur është idea se mbajtja e maskave jo vetëm nuk mbron nga virusi, por madje është dhe e dëmshme.

Gjithashtu thuhet se mbyllja e plazheve është një gabim sepse në ujë ka mikrobe shëruese.

Në video është dhe hipoteza se numri i viktimave është fryrë “ad hoc” për të përforcuar kontrollin e popullsisë.

Autore e videos është Judy Mikovits, një biokimiste e cila përfundoi në anën e errët të komunitetit shkencor pas një skandali në vitin 2009 për një studim – të publikuar dhe më pas i hequr nga Science – i cili lidhte sindromën e lodhjes kronike me një retrovirus që vinte nga macet.

Shkenca më pas dëshmoi se nuk kishte asgjë të vërtetë dhe se studimi nuk respektonte standartet shkencore, ashtu si konfirmohet në një artikull të gjatë të publikuar nga Washington Post.

Videoja është aq kontroverse sa Facebook, Youtube e Vimeo e kanë hequr nga platformat e tyre dhe pse shumë përdorues vijojnë ta hedhin sërish dhe platformat e riheqin sapo publikohet.

Sipas një zëdhënësi të Vimeo, të cituar nga Washington Post, “video është hequr pasi shkel politikat të cilat ndalojnë përhapjen e informacioneve që kundërshtojnë udhëzimet aktuale dhe që dëmtojnë shëndetin publik”.

Por për ata që duan të jenë të bindur se komploti ekziston, heqja nga platformat e videos është vetëm një konfirmim më shumë për ekzistencën e tij.

Share This Article
3 Comments
  • Po ju te Dites nga e dini qe genjen, keni gati ndonje studim shkencor qe provojne te kunderten?
    Pse censurohet, kjo nuk do te thote qe nuk ka te drejte.
    Censura nenkupton se ata qe akuzohen nuk kane kurajo te perballen me te.

  • Ne vidion e mesiperme behet fjale per 30-35 vjet me pare, teksa laboratori ku punonte kjo qe flet ne vidio arriti te izoloje agresivin e HIV i cili mund te ndikonte per perhapjen e SIDA-s. Kur Ruselli nuk ishte ne laborator, Dr. Fauci ia kerkoi kesaj punimin, por kjo nuk ia dha, per te respektuar te drejten e autorit. Kur u kthye Ruseti ia dha punimin Faucit, por ky nuk e publikoi, por ia dha dr. Robert … i cili e kopjoi dhe e nxorri si punim te vetin. Ky mospublikim vonoi per disa vjet nxjerrjen e medikamenteve kundra SIDA-s, gje qe beri te vdisnin miliona njerez te infektuar me SIDA.
    Duket vidiot mbi kete teme nuk lejohen nga portalet, sepse do te kete patur (ose vazhdojne akoma) ngaterresa gjyqsore per te drejten e autorit mbi nje teme te caktuar. Dhe portalet kane frike se paditen per perhapjen e lajmeve te genjeshtra. Nje ligj mesjetar.

  • Kjo zonja u burgos nga Fauci sepse nga studimet qe beri doli ne purfundimin qe vaksinat shkaktojne semundje kronike. Dhe eshte mbajtur 5 vjet ne burg pa asnje akuze

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *