2 mijë e 574 humbje jete, 12 mijë e 772 raste aktive me Covid-19 dhe 146 mijë e 827 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri, që nga fillimi i pandemisë.
Në bilancin e 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se edhe pesë persona të tjerë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit. Konkretisht, dy qytetarë nga Tirana 59 dhe 64 vjeç, një qytetar nga Laçi 79 vjeç, një qytetare nga Lezha 84 vjeç, një qytetar nga Durrësi 89 vjeç nuk kanë mundur dot që t’i mbijetojnë infektimit me Covid-19.
Në 24 orët e fundit janë kryer 4,769 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 849 qytetarë, në këto bashki:
273 raste në Tiranë, 54 raste në Shkodër, 53 raste në Vlorë, 46 raste në Durrës, 40 raste në Kavajë, 39 raste në Elbasan, 36 raste në Lushnje, 30 raste në Fier, 24 raste në Krujë, 23 raste në Berat, 18 raste në Lezhë, 16 raste në Sarandë, 15 raste në Gjirokastër, 14 raste në Kamëz, 12 raste në Kukës, 11 raste në Kurbin, Kuçovë, Gramsh,9 raste Vau i Dejës, Divjakë, Korçë, 7 raste në Dimal, 6 raste në Vorë, Mallakastër, Devoll, 5 raste në Has, Dibër, Konispol, Peqin, 4 raste në Malësi e Madhe, Tropojë, Shijak, Patos, Maliq, 3 raste në Pukë, Rroskovec, Cërrik, 2 raste në Selenicë, Delvinë, Skrapar, Poliçan, 1 rast në Fushë -Arrëz, Mirditë, Mat, Klos, Himarë, Libohovë, Përmet, Këlcyrë, Memaliaj, Tepelënë, Pustec, Pogradec, Librazhd.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 216 pacientë, nga të cilët 25 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 982 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 146,827 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.
Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Statistika (18 Shtator 2021)
Raste të reja ditore 849
Të shëruar në 24 orë 982
Të shtruar në spitale 216
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 4,769
Testime totale 1,147,151
Raste pozitive 162,173
Raste të shëruara 146,827
Raste Aktive 12,772
Humbje jete 2,574
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 5,469
Shkodër 1,323
Fier 1,174
Durrës 1,152
Vlorë 796
Lezhë 646
Elbasan 645
Berat 513
Korçë 303
Kukës 287
Gjirokastër 260
Dibër 204

me statistikore te rregullt
kovido-shteti
Mos e quani vaksin se nuk eshte vaksin tradizionale e omg persona te vaksinusr ninfe te ifektojne te tjeret cjlikoni doktor massimo ceruti dhe do kupton i te verteta mbi pseudo vaksina
Massimo citro Jo Ceruti
Trap injorant
Eshte vaksine 100%
Me teknologji te re relativa
Shpeton jete
Shpeton ekonomine
Vaksinimi po nxit presionin natyral per virusin qe te pesoje mutacione (ndryshoje perberjen e tij) dhe te krijoje me shume variante te reja. Dhe viruset e ndrshuar jane me te rrezikshem se varianti alpha. Ndersa ne njerezit qe jane te pavaksinuar virusi nuk ka presion natyral per te kaluar ne mutacione sepse mund ti infektoje me lehtesi ata qe nuk kane imunitet ndaj tij, dmth te pavaksinuarit. Po ashtu, ne personatv e e pavaksinuar, pra. ne njerezit e prekur nga virusi natyralisht, virusi nxit nje mbrojtje shume me te larte se vaksinimi (13-27 here me te mire ne hospitalizimet dhe vdekjet). Per fat te keq, jane te vaksinuarit po prodhojne variante shume te rrezikshme, jo te pavaksinuarit. Studimet ne Izrael thone se 60% e njerezve ne spital jane ata qe jane te vaksinuar. Po ashtu, studimet ne Izrael, te me shume se 5 milion personave te vaksinuar, tregojne qe mbrojtja nga virusi bie me 7% cdo muaj. Pra, ne nje vit mbrojtja do te bjere me 84%. Ja perse ata qe jane te vaksinuar po preken perseri dhe po perfundojne ne spital. Pandemia do te largohet kur politike-beresit te. veprojne ne perputhje me shkencen dhe jo me vendime te nxituara dhe te pabazuara ne shkence. Per fat te keq, madje edhe ne Shqiperi, ka mjeke qe nuk e kane idene per virologjine dhe nxitojne te dalin ne TV per te bere fame dhe per te dhene mendime te gabuara. Eshte per te ardhur keq kur shikon nje kirurg qe flet per vaksinat, nderkohe qe persona te tille me shume i bejne dem opinionit publik dhe shendetit te njerezve se sa e ndihmojne. Ju luetm rrini larg nga TV-te nese nuk e keni idene per virologjine. Dhe per ta mbyllur, shikoni te dhenat ne Suedi ku as u mbyllen as jane vaksinuar dhe jane me meire se te gjithe vendet e tjera. Vend qe duhet marre si shembull per te gjithe boten.
Zagar no vax
Mutacionet vijne nga te pavaksinuarit
Mos merr me qafe njerezit me teorite tuaja kriminale
Nuk ka familje e rreth familjarpa te vdekur e kta thone 2000….mashtruesa