COVID në Europë, EMA: Përhapja e shpejtë e variantit Omicron çon në endemi

J L

Përfaqësuesit e Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA) theksuan se pavarësisht se përhapja e llojit Omicron të koronavirusit (COVID-19) nuk konsiderohet pozitive, kjo mund të shkaktojë një proces që do të çojë nga pandemia në endemi. Zyrtari i EMA-s përgjegjës për strategjinë e vaksinimit, Marco Cavaleri, mbajti një konferencë për media ku foli për pandeminë COVID-19 dhe vaksinimin.

I pyetur se kur do të shohim dritën nga fundi i tunelit, Cavaleri tha se ende nuk dihet, por ajo që vihet re është se virusi po merr një gjendje endemike.

”Megjithatë, ajo që nuk mund të themi është se kemi arritur një gjendje endemike. Koronavirusi vazhdon të sillet në mënyrë pandemike. Këtë e tregojnë edhe urgjencat e shkaktuara nga Omicroni”, tha Cavaleri.

Ai theksoi se nuk duhet harruar se jemi ende në pandemi. Sipas tij, rritja e imunitetit tek njerëzit, si dhe përhapja e llojit Omicron, përveç  vaksinave dhe rritjes së imunitetit natyror, mund të çojë drejt një procesi të përshpejtuar që është më afër endemisë sesa pandemisë. Ai iu referua edhe pretendimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) se në muajt e ardhshëm më shumë se gjysma e popullsisë në Europë mund të infektohet me llojin Omicron. Po ashtu theksoi se janë të shqetësuar për barrën që mund të sjellë vala e Omicron-it dhe se “duhet të përgatitemi për pasojat e kësaj vale, ndonëse sëmundja duket se shkakton simptoma më të lehta”.

Duke iu referuar faktit se lloji Omicron është më ngjitës, Cavaleri tha se një numër i madh njerëzish do të ekspozohen ndaj virusit, edhe nëse nuk shfaqin simptoma.

”Kjo do të thotë se mund të vijë deri të forcimi i imunitetit natyror. Arritja e imunitetit shtesë është shumë e rëndësishme sepse mund të mundësojë që infeksioni të bëhet endemik. Përhapja e madhe e Omicronit nuk është një lajm i mirë, por pasi kjo valë lë pasoja në Evropë dhe vende të tjera të botës, fakti që një numër i madh njerëzish do të infektohen mund të kuptohet se kemi imunitet të fortë që do të na çojë nga pandemia në endemi”, tha Cavaleri.

Ai iu përgjigj edhe pyetjes nëse vaksinat kundër COVID-19 do të kërkojnë dozën e katërt. Ai tha se ende nuk ka të dhëna të mjaftueshme shkencore.

Jemi të shqetësuar për doza shtesë të vaksinave në afat të shkurtër”, tha Cavaleri.

Më tej, shtoi se dozat shtesë duhet të jenë pjesë e një strategjie gjithëpërfshirëse.

”Nuk mund të marrim një dozë shtesë të vaksinës çdo tre ose katër muaj. Për shembull, nëse marrim një dozë shtesë çdo katër muaj, mund të mos marrim përgjigjen e dëshiruar nga sistemi imunitar. Prandaj duhet të kemi kujdes që të mos e rëndojmë sistemin imunitar me vaksinime të përsëritura. Përveç kësaj, doza shtesë të vazhdueshme te njerëzit mund të shkaktojnë ngopje”, tha Cavaleri.

Ai shtoi se vaksinimi shtesë mund të bëhet një ose dy herë, por se kjo nuk është një situatë që kërkon përsëritje të vazhdueshme. Cavaleri tha se mund të mendohej për doza që do të jepeshin në intervale më të gjata.

“Ideale do të ishte, nëse vjen deri te skenari që çon në endemi, doza shtesë të sinkronizohen me vaksinat e gripit me ardhjen e dimrit”, tha Cavaleri.

j.l./ dita

Share This Article
2 Comments
  • Në kuptimin e ngushtë fjala “”ENDEMI”” ( e cila përdoret në Termat Botanikë ose Biologjike dhe Mjeksore don të thotë:
    Në Botanikë ( Flora ) , një lloj Bime e shkallës së ulët sikurse Likene , Myshk etj ose , një lloj Bime ,Shkurre , Druri ose Peme e cila Gjëndet në Numër të paktë ose shumë të Paktë dhe vetëm e Izoluar në një Zonë apo hapsirë Gjeigrafike të caktuar .
    Kjo vlen dhe për Gjallesat Që Marën frymë nga Shkallët më të Ulta të Klasifikimit siç mund të jenë 1 qelizorët , 2 apo Shumë qelizorët të të gjithë rrangjeve dhe duke vszhduar më tej me Klasën e
    Peshqeve
    Amfibve
    Zvarranikve
    Shpendve
    Gjitarëve të të gjitha llojeve në Tokë .
    Endemi në Mjeksi është Inversi i Pandemi :
    D,m.th , një Mikroorganizëm tepër i vogël i gjallë sikurse , Myk , Kërpudhë , Virus , Bakter dhe çdo lloj tjetër Patogjeni që Shkakton sëmundje dhe infekton trupin e Njeriut apo të çdo gjallese tjetër , Por , Por që është e Izoluar në një Zonë të Caktuar Si Gjeografike apo në trupin e një Gjallese tjetër dhe është në Numër tepër të Kufizuar Aq sa Nuk është e Aftë të Shumzohet dhe të Shkaktojë INFEKSION PROGRESIV ose PANDEMI :
    PANDEMI = >
    ENDEMI = <

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *