Në 24 orë është rritur ndjeshëm numri i qytetarëve shqiptarë të cilët janë prekur nga Covid-19.
4 viktima dhe 1697 raste të reja nga 5280 testime të kryera. Rastet e 24 orëve e çojnë numrin e pacientëve aktivë në të gjithë vendin në 21,167.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 148 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.
Katër viktimat të cilët nuk i mbijetuan virusit janë një qytetare nga Elbasani 73 vjeçe, një qytetar nga Shijaku 75 vjeç, dy qytetarë nga Tirana të moshave 78-86 vjeç.
n.s. / dita
