Greqia rihap ishujt tre javë para datës që vendosi fillimisht si afat, nis shërbimi i trageteve

Leda Hysa

Greqia rinisi sot shërbimin e rregullt të trageteve, ndërsa baret e restorantet gjithashtu janë çelur.

Vendi po shton përpjekjet për të shpëtuar sezonin e tij turistik.

Udhëtimi në ishuj ishte bllokuar pas vendosjes së karantinës për frenimin e përhapjes së koronavirusit në fund të marsit.

Lejohej lëvizja vetëm për rezidentët e përhershëm, si dhe furnitorët e ushqimeve.

Por rënia e ndjeshme e shkallës së infeksionit, bëri që qeveria greke ta nisë sezonin e pushimeve tre javë më herët sesa data e parashikuar e 15 qershorit.

Në tragetet greke do të funksionojnë në vazhdimësi rregullat e distancimit social si dhe kufizimi i numrit të pasagjerëve.

Shërbimet shëndetësore të luftës kundër virusit janë vendosur në Lesbos, Samos, Rodos, Zakintos dhe Korfuz, si dhe në objektet ekzistuese të Kretës.

Turizmi është pjesë thelbësore e ekonomisë greke, duke kontribuar drejtpërdrejt me më shumë se 10% të GDP-së  vendit.

Mbi 34 milion vizitorë udhëtuan drejt Greqisë vitin e kaluar, duke shpenzuar atje sipas të dhënave të qeverisë, plot 18.2 miliardë euro.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *