Masat e reja anti COVID në Shqipëri: 10 ditë karantinë kush vjen nga jashtë, vaksinë e detyruar në Mjekësi, Arsim dhe Zyra, maskë në ambjentet e mbyllura

redaktor

Kryetarja e Komitetit të Eskpertëve, Mira Rakacolli njoftoi ditën e sotme masat e reja anti covid në Shqipëri.

Me datë 1 shtator të gjithë personat që futen në Shqipëri duhet të karantinohen 10 ditë. Vaksinimi i detyrushëm do të bëhet për studentët, arsimtarët dhe zyrtarët. Studentët duhet të paraqesin pranë shkollave provat që kanë kryer vaksinimin ose kanë bërë testin PCR që i lejon më pas ato të futen brenda auditoreve.

Ora policore do të jetë nga 1 shtatori 23:00 me 06:00 të mëngjesit. Në aeroporte do të lejohen vetëm personat që udhëtojnë dhe jo familjarët e tyre.

Ndërkohë maska kërkohet në ambientet e mbyllura në rast të kundërt qytetarët që nuk i zbatojnë rregullat do të përballen me penalitetet të cilat do të nisin pas 30 shtatorit.

n.s. / dita

Share This Article
4 Comments
  • Karantinim 10 ditor kush futet ne Shqiperi pas 1 shtatorit por…mire do jete te nise se pari me karantinim te atyre Miqve afgane !

  • Kjo ora policore nuk ka asnje kuptim ne gjuhen shqipe . Eshte nje shprehje e varfer qe me siguri e ka prejardhjen nga gjuha e diaspores por qe perdoret akoma ne regjimet fashiste . A keni mundesi ju si gazetare te perdorni nje shprehje tjeter ? Mesa kuptohet behet fjale per nje kufizim levizjeje Te pashkolluarit le ta perdorin por ju duhet te jeni te kujdesshem .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *