Ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare aktori i njohur i humori Arben Shaka. Aktori ishte i infektuar me Covid-19 dhe nuk ka mundur dot të fitojë betejën me virusin.
Lajmin e hidhur e kanë bërë me dije familjarët e aktorit përmes një postimi në rrjetin social Facebook. Arben Shaka njihet për rolet humoristike, pantonimën dhe kontribut në filmat vizatimorë kryesisht gjatë viteve të diktaturës komuniste.
Shaka e ka filluar karrierën artistike në vitin 1966, ku interpreton në rolin e shoferit në pantomimën “Shoferi dhe Pasagjeri”. Filmat e tij më të njohur janë gjithashtu: Cirku në fshat – (1977); Odiseja e tifozave – (1972); Përse bie kjo daulle (1969) etj.
n.s. / dita

U preht ne Paqe i Madhi Ben Shaka …
Ngushellime,
shoket e dites, sikur e keni hallin qe covidi eshte futur
ne hasmeri me artistet me shume, sesa ngushelloni te
afermit.
Ore shyqyr qe na i kupton hallet, rofsh
E kam njohur personalisht Benin , djale shume pozitiv dhe ngushellime familjes .
Ngushullime nga zemra per Benin…
Humorist i lindur! Disa role te Ben Shakes kane mbetur ne kujtesen e cdo film-paresi. Ne estraden e Tiranes e mbaj mend aty ne fund vitet 70 e fillim te 80-ave me Vegim Xhanin, Skender Sallakun, Agim Bejkon, etj. U kujtojfe e mos u harrofte!