COVID19/ Vetëm 24 raste të reja në 24 orët e fundit dhe 2 humbje jete

Ornela

Në përditësimin e 24 orëve të fundit Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se janë kryer 3051 testime, nga të cilat 24 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë shëruar 835 persona, ndërsa kanë ndërruar jetë 2 persona të prekur me COVID-19.

Njoftimi i plotë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3051 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 24 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 10 raste në Tiranë, 2 raste në Shkodër, nga 1 rast në Kurbin, Devoll, Vlorë, Mirditë, Rrogozhinë, Tropojë, Kamëz, Pogradec, Sarandë, Vau i Dejës, Gramsh, Skrapar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 835 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 127,240 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 73 pacientë nga të cilët 8 pacientë janë në terapi intensive.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 2 qytetarë: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, të moshave 65-69 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjares.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

 

Statistika (19 Maj 2021)

Raste të reja ditore         24

Të shëruar në 24 orë      835

Të shtruar në spitale      73

Humbje jete në 24 orë   2

Testime ditore                3,051

 

Testime totale            685,616

Raste pozitive             132,095

Raste të shëruara        127,240

Raste Aktive                  2,417

Humbje jete                  2,438

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         1821

Korçë            136

Shkodër       108

Vlorë             58

Lezhë           55

Fier               53

Gjirokastër   52

Elbasan        47

Berat             41

Durrës          26

Kukës           16

Dibër           4

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *