Cozman rrezikon deri në 10 vite burg

Dita

Është rikthyer edhe një herë në vëmendje ngjarja e verës së shkuar, kur pas një koncerti në Tiranë, çifti i njohur Tuna & Cozman u ndaluan nga patrulla të policisë në blv. Zogu i Parë. Përplasja e këngëtares së njohur si ‘zogu’ me uniformat blu, duket se rezultoi fatale.

Kërkesës për kontroll nga efektivët Shqiponja, Tuna iu përgjigj: “Unë jam këngëtarja më e famshme e muzikës shqiptare dhe nuk keni përse të na kontrolloni”. Por reagimi i saj duket se shtoi dyshimet e policisë të cilët pas kontrollit, gjetën në të mbathurat e Cozman, 20 gr marijuanë.

Për këtë shkelje, reperi nga Prishtina doli përpara gjykatës së Tiranës e cila në muajin korrik, e la të lirë këngëtarin kundrejt garancisë prej 5 mijë eurosh. Por tashmë hetimet kanë përfunduar dhe Prokuroria e akuzon Ylber Abdullahin për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Mëngjesin e 1 marsit, Ylber Abdullahi do të dalë përpara gjyqtarit Martin Deda. Akuza që rëndon mbi Cozman përcaktohet nga neni 283 i Kodit Penal, i cili parashikon një dënim nga 5 deri në 10 vjet burg.

Share This Article
2 Comments
  • Po lereni ore te lire se aq pak sa kishte ai esht turp ta denosh

    Edhe kengetare jane te dy ,, denoi me nje jobe dhe aq mjafton

    Aty pa dalin pa denuar kriminelet qe marin jete njerezish

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *