Ç’po ia thotë bilbili, në mes të Tropojës

editor

Seç ia thotë bilbili,
lart në Martanesh:
“Këtu palët kurrë,
Nuk u morën vesh!”

Ç’po ia thotë bilbili,
Në mes të Tropojës:
“Këtu nuk përfillen,
Rregullat e lojës!”

Dhe vazhdon bilbili,
Poshtë e nga Dhërmiu:
“Gjithnjë ngatërresat,
I ka bërë Saliu!”

Ç’po këndon bilbili,
Te ara, te ledhi:
“Sala mendon vetëm,
Se si mund të vjedhi!.”

Po vazhdon bilbili,
Llogari më vete:
“Saliu ka shpikur,
Gjithnjë marifete!”

Ç’po ia thotë bilbili,
Në Qafën e Thanës:
“A s’qe marifet,
Bashki e Tiranës?!”

Të gjithë ëndërrojmë,
Për zgjedhje të lira,
Po Sala mendon,
Vetëm prapësira!

Nuk pushon bilbili,
Lart përmbi Tomorr:
“Kemi edhe s’kemi,
Komision Qendror!”

Ç’po ia thotë bilbili,
Pa zhurmë e pa bujë:
“Këtu situata,
Është rrokopujë!”

Dhe vazhdon bilbili,
Me avaz të vjetër:
“Rrokopujë me listat,
Dhe me çdo gjë tjetër!”

Dhe vazhdon bilbili,
Kujën si përpara:
“Në tym e në mjegull,
Ne ecim përpara!”

Ç’po ia thotë bilbili,
Përmbi fshatin tim:
“Ngjyrat e partive,
S’kanë asnjë kuptim!”

Dhe vazhdon bilbili,
Kujën në katund:
“Mund të konkurrosh,
Ku do dhe ku mund!”

Nuk pushon bilbili,
Dimër edhe verë:
“Idetë dhe programet,
Nuk kanë asnjë vlerë!”

Seç u ngjit bilbili,
Në majë te Dhëmbeli:
“Me program të djathtë,
Konkurron Kadeli!”

Me program të djathtë,
Konkurron Kadeli,
S’e kaptoi ylberin,
Vetëm xha Xhuveli!

E gjithë politika,
U kthye estradë,
Biles këto zgjedhje,
Janë një maskaradë!

Share This Article
5 Comments
  • ERDH ISLAMI ERDH ISLAMI BIEN TUPANAT NE PD
    VEC SE ZYREN KEQ JA DHANE ATJE PRANE KA NJE WC.
    KESHTU QENKA POLITIKA ERE E KEQE SI WC_ja
    GJITHE JASHTEQITJA E PS_se PO STREHOET TEK PD_ja

    PD_ne E KA ZENE HALLI.

    PD_ne e ka zene halli, qe kur erdhi Kaci i Zi.
    Ai qe do thyente Kafka, dhenderr hyri ne seli.
    Gjithe selia po gezohet, Kaci i zi ndryshoi njgjyre.
    Kostum blu kollare kuq, sterre i zi vec ne fytyre.

    Gjithe selia po gezon, na erdh nje ideolok.
    Bukur ja morem PS_se, erdh me byth dhe jo me kok.
    Tek banjat ne koridori, mori zyren e Rujsmalit.
    Nja dy dyer pak me poshte, nga ai burri maje kalit.

    Erdh Islami erdh Islami, Bjene tupanat ne PD.
    Vec se zyren keq ja dhane, atje prane ka nje wc.
    Me flamurin u takua, zarfin ja la nene dore.
    Islam sje politikan, Islam ti je vec nje horr.

    Se horrat e kane zaptuar, gjithe seline kat me kat.
    Ju mungonte vec Islami, pa te s”rrinin dot rehat.
    Ju mungonte nje kodosh, si nje kurve e perdale.
    Po cna bere mor Sali, dhe ty me te befsha varre.

    Po cna bere mor Sali, shpejt harrove cfare ke thene.
    Por ty Kastriot Islami, te ka share me babe e nene.
    Po cna bere mor Sali, po cna bere mor derman.
    Me mire se Kastriotin, kishe marre ndonje hajvan.

    Keshtu qenka politika, me e keqe se wc_ja.
    Gjithe jashteqitja e PS_se, po strehoet tek PD_ja.
    Shpejt harrove Arben Brocin, dhe Azemin me shume halle.
    Mire te thone or Sali, se ti paske rrjedhur fare.

    Turp i zi nuk ke cfare thua, qe te marresh Kacin hua.
    Nje jashteqitje e PS_se, ne seline e PD_se.
    Cfare do thone demokratet, e cfare mund te thone te ngratet.
    Turp i zi se mban kandari, na mungonte vec magjari.

    Se kjo qenka politika, dridhe dridhe or Sali.
    Se dhe ty po te vjen dita, per pension e per ne shpi.
    Se e mbushet parlamentin, mushka, kuaj, dhe magjare.
    Po cna bere mor Sali, na e hoqe kemben zvarre.

    Po cna bere mor Sali, te la mendia apo si.
    largove gjithe themeluesit, na solle Kacin e zi.
    Eshte turp por do ta themi, se e mori vesh gjithe bota.
    Ndoshta se bere me shpirt, por ta zuri bishtin rrota.

  • O njeres qe nuk kenaqeni kurre, ka papunesi gjithe Europa se eshte krize, mos u masni me Gjermanine se Gjermania ka mbi 500 vjet qe PUNON dhe shqiptaret nuk i kane aq ore pune sa Gjermania per 3 brezat e fundit, Shqipetaret tradicionalisht jane ballkanas d.m.th. popuj dembele e budallenj, pse ndoqet rrugen e gabuar te komunizmit pas komunisteve dhe Enverit ? Hani m… tani

  • Arben pse me thua
    Qe kendon bilbili
    Ai po vajton
    Qan i vetem fill

    S,kendon me bilbili
    Ne malin e Robit
    Tete vite rresht
    Ja la vendin Korbit

    S,kendon me bilbili
    Permbi Lunxheri
    Nuk i del me zeri
    Vendi eshte ne zi

    S,kendon me bilbili
    Koken e mban ulur
    Nuk i hapet goja
    Zerin e ka humbur

    Zerin e ka humbur
    Valle kthehet prap
    Se po zevendesohet
    Nga nje korb plak

    Nga nje korb plak
    I zi e pa vlere
    Qe kendon cdo dite
    Si kembore e cjerre

    S,kendon me bilbili
    Permbi Tarabosh
    Ne krye te vendit
    Korbi koke bosh

    S’kendon me bilbili
    Ne maje te Tomorrit
    Iku kohe e mendjes
    Erdhi kohe e horrit

    S’kendon me bilbili
    Zog me ze te holle
    Pret te ngordhe korbi
    Ne fund ne Qershor

    Atehere bilbili
    Do kendoje gjyzar
    Me zerin e bukur
    Dimer e behar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *