Ç’po ja thotë bilbili pak e nga të gjitha!

redaktor

Ç’po ja thotë bilbili,
në avaz të vjetër,
të Enjten do kemi,
një protestë tjetër!

Ç’po ja thotë bilbili,
sa mezi dëgjohet,
Kuvendi i Metës,
krejt do të rrethohet!

Epo kësaj radhe,
ndryshe do veprohet,
sepse policia,
do të provokohet!

Lulka e mendoi,
tani këtë punë,
të ketë provokime,
që të bëhet dhunë!

Jo që të vejë puna,
që të ndezë barotin,
po sa të përdorë,
ujin edhe shkopin!

Jo se do të bëhet,
fare kiameti,
po Lulja do thotë:
“Na dhunoi shteti!”

Ç’po ja thotë bilbili,
si në vakt nga Mborja,
në sulm do të jenë,
Kamza dhe Bathorja!

Ç’po ja thotë bilbili,
mu si nga katundi,
atmosferë e festës,
s’ndihet asgjëkundi!

Vërtetë që janë ndezur,
drita të mëdha,
po popull i shkretë,
pare për festë s’ka!

Qeveria tash,
po bën një pastrim,
por askujt këtu,
nuk i dha shpërblim!

Pensionistët s’morën,
dot as dhe një gjel,
sepse llogaria,
Ramës nuk i del!

Llogaria Ramës,
nuk i del vërtetë,
saqë as mendohet,
rrogë e trembëdhjetë!

Po të gjithë shqiptarëve,
njëlloj u shkoi fati,
se shpërblime hiç,
nuk jep as privati!

Ç’po ja thotë bilbili,
në Pukë e Mirditë:
“Shqipëri e shkretë,
është bërë kripë!”

Është bërë kripë,
kripë dhe piper,
më keq se tani,
s’ka qenë ndonjëherë!

Po kjo s’e shqetëson,
fare qeverinë,
se ajo vazhdon,
pastron Shqipërinë!

Unë për veten time,
s’jam dhe aq idiot,
po këtë parullë,
nuk e kuptoj dot!

Ndaj fillon bilbili,
këngën nga fillimi:
“U bë qeveria,
ndërmarrje pastrimi!”

Po bilbili sjell,
dhe një lajm të mirë:
“Rama ka tri ditë,
që po shkon në zyrë!”

Ka tri ditë-avionit,
që nuk i ka hipur,
ky gjest kaq i lartë,
sa na ka çuditur!

Se e kemi thënë,
për të parin ton’,
si gjysmën e jetës,
e shkon në avion!

Po shyqyr është kthyer,
edhe mban fjalime,
të dëgjojë qyfyre,
Shqipëria ime!

Thotë filozofira,
Biri i Epokës,
saqë ja kaloi,
edhe Nardi Ndokës!

Një gjë që s’e dinim,
sa erdhi e tha:
“Nuk do kishte burra,
po mos kishte gra!”

Ç’fat të madh që pate,
Shqipëria ime,
s’është kollaj të bëhen,
të tilla zbulime!

Ç’po ja thotë bilbili,
zog me zë të butë:
“Punët po na venë,
mut edhe më mut!”

Share This Article
10 Comments
  • Nuk e di çfare doni?! Ramen e tallni, Berishen e urreni! Po atehere çfare duhet te bejme?! Te sjellim ndonje Princ Vid nga jashte?! Apo te ngjallim Enver Hoxhen?! I jeni qepur Rames sikur te jeni “Gazeta 55”. Por nuk keni spjeguar asnjehere te vetme se çfare ka bere gabim Rama dhe çfare duhet te bente ndryshe! Konkretisht. Ku t’i gjeje parate Rama qe tu beje qefin te gjitheve?! Shqiperine nuk e shkaterroi ai, por Sali Berisha. Ky po perpiqet te beje ndonje fare shteti. Por shtet me shqiptare dhe stan me lepuj eshte e veshtire te besh.

    • Ke te drejtë @katarakti,
      Te qeverisesh Shqiperine me nje borxh katastrofal, gati 75 % te te te ardhurave vjetore, nuk eshte e lehte!…
      Me ato 25 % që mbeten, duhen paguar administrata, pensionistet, shendetsia, ushtria, arsimi, duhen hapur vende te reja pune, investime, mirmbajtja…
      E të tjera e te tjera…
      Shqiperia ka perballe jo vetem veshtiresite qe la qeverisja kaotike e 25 vjetve te fundit , por dhe nje Opozite destruktive, që vë gure nen rrota…,qe ben thirrje dite per dite per turbullira…!
      Une e kam thene disa here, shqiptareve , ne kete gjendje qe jane sot nuk ua del ti qeverise edhe Klintoni famshem, Koli apo Merkeli i Gjermanise…
      Në kete sistem, i nje ekonomie tregu, nuk mund te presesh vetem nga kryeministri dhe qeveria…Punen e kane ne dore firmat…
      Shteti rregjistron dhe orienton të papunet, por ne pune te marrin firmat…Une per vehten time, qe te mbijetoj, ketu ku jam, me eshte dashur te pervetsoj nja 7-8 profesione, qe te jem ne gjendje te mbijetoj dhe te siguroj pune e nga njehere te bej edhe dy pune njekohesisht…Kjo eshte shoqeri e lire, te hape mundesi, por mundesit duhet te pregatitesh , kualifikohesh dhe ti gjesh vet…!
      Shqiptaret kane nje semundje te madhe: DUANE TE GJITHE PUNE SHTETI…!
      Por punet e administrates jane te kufizuara…Ish tjeter gje shteti i meparshem, ai i kish te gjitha ne dore, edhe planifikimin,edhe investimet,edhe punesimin…, ashtu siç kish dhe dobesit e tij…
      Jam dakord vetem me nje fakt, ndihma per ate shtrese qe nuk i kane mundesit te punojne e te fitojne…Ata po, ata duhet ti ndihmoje shteti me politikat e tij…

      • Kritika dine te bejne te gjithe…A.Duka ben duke i rene fyellit ne nje vrime…Po mjaft me vjersha… ke ” bithe ” bej nje parti te re…!

  • ……..si gjysmen e javes
    e shkon ne avion….
    Po, me se fundi, Rama e ka kuptuar qe fati i Shqiperise
    varet vetem, dhe vetem, nga politika e jashtme. Sa i afte eshte
    ta kullundrisi kete lloje politike……? eshte per tu pare.
    Deri tani shenjat jane negative, shume negative.
    Te nxjerresh Shqiperine nga vorbulla e mizerjes ku ka rene,
    duhen njerez te afte, pafundesishte te pregatitur. Fatkeqesishte ne
    nuk i kemi. Prandaj, nuk na mbetet gje tjeter vecse te shohim
    Ramen “nga duarte” kur zbret nga avioni.
    Kujt nuk i pelqen? alternative ka Luli Bashen,(misherimi i trishtimit)
    ose te vije me mua e te kendoje Driterone :
    Cezme e Radovecit, shtate Sylonjare,
    Si u beme neve lumi te na marre

  • Ke te drejtë @katarakti,
    Te qeverisesh Shqiperine me nje borxh katastrofal, gati 75 % te te te ardhurave vjetore, nuk eshte e lehte!…
    Me ato 25 % që mbeten, duhen paguar administrata, pensionistet, shendetsia, ushtria, arsimi, duhen hapur vende te reja pune, investime, mirmbajtja…
    E të tjera e te tjera…
    Shqiperia ka perballe jo vetem veshtiresite qe la qeverisja kaotike e 25 vjetve te fundit , por dhe nje Opozite destruktive, që vë gure nen rrota…,qe ben thirrje dite per dite per turbullira, destabilizim..!
    Une e kam thene disa here, shqiptareve , ne kete gjendje qe jane sot , nuk ua del ti qeverise edhe Klintoni famshem, Koli apo Merkeli i Gjermanise…
    Në kete sistem, i nje ekonomie tregu, nuk mund te presesh vetem nga kryeministri dhe qeveria…Punen e kane ne dore firmat…
    Shteti rregjistron dhe orienton të papunet, por ne pune te marrin firmat…Aq me shume qe vendet europiane po perjetojne vet probleme dhe nuk investojne ne Shqiperi, ku ka destabilitet, per te cilin pergjegjse eshte Opozita destruktive…Shteti i ka mundesit te kufizuara…
    Une per vehten time, qe te mbijetoj, ketu ku jam, me eshte dashur te pervetsoj nja 7-8 profesione, qe te jem ne gjendje te mbijetoj dhe te siguroj pune e nga njehere te bej edhe dy pune njekohesisht…Kjo eshte shoqeri e lire, te hape mundesi, por mundesit duhet te pregatitesh , kualifikohesh dhe ti gjesh vet…!
    Shqiptaret kane nje semundje te madhe: DUANE TE GJITHE PUNE SHTETI…!
    Por punet e administrates jane te kufizuara…Ish tjeter gje shteti i meparshem, ai i kish te gjitha ne dore, edhe planifikimin,edhe investimet,edhe punesimin…, ashtu siç kish dhe dobesit e tij…
    Jam dakord vetem me nje fakt, ndihma per ate shtrese qe nuk i kane mundesit te punojne e te fitojne…Ata po, ata duhet ti ndihmoje shteti me politikat e tij…

    • a ,si the a ? po flet me mua ? joooo ? po pse ???
      lere kataraktin [me emrin e ketij nuk bej dot as shaka 😛 ] me xhaxhi envorrin
      75 % e coi Piktëori ,si te kam thene per shkollen e udheheqesit ?
      ca the ,ca thuaaaaaaaaaaaaaa ?
      ku shendetesia ,ushtria ,arsimi u be me lek per Qilin ,
      ca thuaaaaaaa vende te reja pune ???
      u qafsha partine ,po ai po u sekuestron dhe preshin fshatareve
      kjo mirembajtja dmth gjobe per shurren ?
      jo se ju me studimet e qylit ,thoni 500 llafe dhe ne fund del qeros 😛
      po te vij Kimi nga Koreja ,besoj se e filloni zborin perseri juve
      punen e kane ne dore koncesionet ,po deri aty nuk kupton ti
      jo pune shteti ka vetem per leseistat ,per shqiptaret ka azil
      ah pika ty ,Piktëorit ,kokepalareve dhe bejtexhiut
      rrrrrrilindet medemek ,po mire ai me siper se duket , vetem duket sikur ka ardhur ne vete …po ti me torollak rrrrrrrrrrrilinde
      per opoziten destruktive …mmmmm …. i stazhionuar
      le te hani kete mmmmmm… e fresket …aaaaaa kjo eshte zgjidhja jote
      Neti filioLoloqylisti ???
      ah kasolle ku na mblodhe ca buuuuura debila dhe
      Ollga Xhacka gjithmone e me qorre

      Neser do ju vdesi Saliu ,ju dogji dhe bunkerin ,s’keni ku futeni
      apo keni Bunk’artin ….uuuu me coroditi dhe me emrat kllasa e rrilindioteve
      Qelbesira Bashkohuni ….ne zbor te gjithe .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *