Ç’po ja thotë bilbili, zog me zë të butë!

Bora Basholli

Edhe pse akoma,

dielli përvëlon,

bilbil këngëtari,

pa pushim këndon!

Bilbili këndon,

o krua më krua,

qan hallet e mia,

qan hallet e tua!

Ç’po vajton bilbili,

në degën e manit,

qan me zë të dredhur,

hallet e Vatanit!

Po imiton Lulin,

se Ramën do shkuli,

po veten e tij,

e ka shkulur Luli!

Dhe i janë lëruar,

të gjitha burgjitë,

se të njëjtat gjëra,

na poston përditë!

E ka pagëzuar,

hajduti psiqik,

po prapë duke qarë,

i thotë:”Rama ik!”

Po Rama nuk ikën,

se s’ka ku të shkojë,

gjer në fund mandatin,

do ta konsumojë!

Luli thotë e thotë,

po drejton një bandë,

pastaj çdo fundjavë,

ja mbyt për Holandë!

Lufta dhe pa Lulin,

vijon më së mirë,

se gjithë opozitën,

e bën vetë Iliri!

Po edhe Iliri,

lumi pse se mori,

i mbeti në gojë,

Trembëdhjetë Tetori!

Dhe çudi me Ramën,

si vozit në lundër,

kur me  kuç e maç,

të gjithë i ka kundër!

Timonieri i mirë,

duket në furtunë,

kështu më thotë Rama,

kështu them dhe unë!

Dhe në fakt s’e çan,

hiç atë mendere,

se e hodhi lumin,

edhe kësaj here!

Se si funksionon,

s’e dimë dhe pikë,

gjersa kundërshtarët,

të gjithë e kanë frikë!

Ne opozitarët,

dot nuk i kuptojmë,

me Ramën as ndeshen,

dhe as bisedojnë!

Betejat zgjedhore,

kur i braktis ti,

domosdo do mbetet,

vetëm një parti!

Fajin opozita,

ka pa diskutim,

që sot pluralizëm,

s’ka më vendi im!

Kur gjithë pushtetet,

ja lë vetë në dorë,

vetë ke promovuar,

ti një diktator!

Dhe një diktator,

në demokraci,

mund të promovohet,

veç në Shqipëri!

Unë s’e kam problem,

të bëhet dhe mbret,

se as një zog pule,

Rama dot s’e vret!

Po të qe Saliu,

burrë i handakosur,

në dhjetë protesta,

sa do kish palosur?!

Dua socialistët,

në pushtet të rrinë,

sa të sosë reforma,

për gjithë drejtësinë!

 

Vijon dhe në një numër tjetër gazete

 

A.DUKA

 

Share This Article
1 Comment
  • E te keqen e penes o trim!
    Po gjyle topi ma paske ate te uruarin varg per tradhetaret dhe fshikull bytheve per politikan gomaret.
    O te lumte kuburja o biri Laboves
    Po u vjen hakut shpellareve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *