Edhe dje vazhdoi greva e urisë e të larguarve nga administrata, në çadrat e vendosura para Piramidës. Në ditën e gjashtë 4 grevistë janë larguar përfundimisht, duke hequr dorë nga misioni i nisur. Mësohet se në çadrat ku po zhvillohet greva e urisë kanë mbetur 13 persona. Përfundimisht nga greva janë larguar Mimoza Boçari, Mehmet Cemurati, Gladiola Bardhoshi e Ludovik Berisha. Ndërsa në mëngjesin e djeshëm grevisti Tonin Kolthi është ndjerë keq dhe ka lënë ambientet e grevës, pasi ka pasur shqetësime në stomak, çka sollën edhe shoqërimin e tij për në spital. Rreth mesditës, është dërguar në spital edhe kryetarja e shoqatës së të larguarve nga administrata, Nertila Qafzezi, për shkak të luhatjeve të tensionit. Të dy këta grevistë pasi morën ndihmën shëndetësore në QSUT u rikthyen në grevë. Dje kanë shkuar për mbështetje sërish deputetë të PD-së, por ata ndryshe nga ditët e tjera nuk kanë hyrë në çadra, pasi edhe gjendja e grevistëve është e rëndë.
Jashtë çadrave
Piku i ditës. Te piramida qëndrojnë 35-40 vetë. Janë familjarët e grevistëve që protestojnë për heqjen nga puna. Një pesë minutësh, vëzhgoja nga larg qytetarët që rrinin në mes të vapës. I avitem turmës që i bënin roje grevistëve. Hapësira e parkut ku janë ngritur çadrat është rrethuar me shiritin që të pamundëson futjen te çadrat. “Çfarë do të fitojnë këta?”, dëgjoj tek i thotë një grua me syze në kokë shoqes së vet, të cilat duket se kanë ardhur vetëm “për të bërë sehir’. “Asgjë nuk do të fitojnë”, i kthehet shoqja me zë të ulët dhe ashtu të kapura për krahu humbasin mes dhjetëra qytetarëve, që pjesa më e madhe e tyre janë të afërm të grevistëve. Nuk janë të paktë as kameramanët që presin prononcimet e grevistëve ose të përfaqësuesve të tyre. Ndërsa gazetarët nuk duken rrotull. Të lodhur nga pritja janë larguar të freskohen të kafja e 2 Kullave. Vijnë me vrap vetëm kur të ketë deklaratë ose ndonjë vizitor VIP. Ndërsa mes gumëzhimës së madhe të qytetarëve dëgjoj batuta pafund. Njëri që ankohet se po i gërryente stomaku për bukë. Shante në dialekt pa e ditur se kënd. “…pse s’vjen ndonjë zgarë këtu që të hanim ndonjë qofte. Me këtë rast t’i jepnim edhe atyre ( e kishte fjalën për grevistët)? Dhe qesh ai dhe tre barkmëdhenj që rrinin në këmbë pak më tutje. Të tjerë qeshin për qejfin e tyre. Ngjanin të lumtur. Nuk fliste njeri për shëndetin e grevistëve. Kishte dhe prej atyre që bënin dhe ndonjë selfi në drejtim të çadrave të mbyllura në mënyrë hermetike nga qytetarët, media… kanë frikë se mos gazetarët zhbirilojnë në lidhje me grevistët. Ulem tek bordura ngjitur me qytetarët, një pjesë e të cilëve rrinë pa e ditur pse. Të gjithë të këputur nga vapa, kequshqyerja… Ngjitur kam një të moshuar rreth të 70-ve. Kishte zgurdulluar sytë dhe po shihte prej 10 minutash çdo veprim të tre barkmëdhenjve. “Xhaxhi të shqetëson ndonjë gjë pse na ke ngulur sytë”, i thotë njëri prej tyre dhe i buzëqesh. “Kot po të shihja”. Ndërsa unë sa ul kokën për të nxjerrë lapsin nga çanta për të shkruar këtë detaj, para çehres më vjen një grua e djersitur nga vapa më thotë: “Këta qelbësirat ç’na dalin në grevë? Po ne, po ne që kemi 23 vjet që nuk hamë për fajin e këtyre”. E kishte fjalën për grevistët. Mendonte se ishin politikanët ata që ishin në çadra. Foli një copë herë pa u ndalur dhe në fund tha: “të gjithë qelbanikë e maskarenj janë” dhe iku. Iku nga ai cep me një nënqeshje dhe doli në një pozicion disi më të fshehtë. Vazhdoi të shihte. Para Kryeministrisë rrugës për punë një grua që po shihte nga larg çadrat e ngritura më ndalon “Basha fitoi para tre vitesh. Në gusht më larguan nga puna. E tani ç’të bëjmë, të ngremë një çadër tjetër, t’i mbledh ata të bashkisë unë?” Ishte bërë pikë e vrer.
Ja kush e nisi grevën e urisë prej 21 majit:
Nertila Qafzezi
Artan Murrizi
Olgerta Shkurti
Vera Picaku
Hastrit Likaj
Agron Dervishi
Prek Vukaj
Edmond Idrizi
Sokol Ukperaj
Mehmet Cemorati
Leonard Strazimiri
Tonin Kolthi
Mahir Reçi
Petrit Fejzullai
Gladiola Bardhoshi
Ludovik Berisha
Mimoza Bocari
Nga 17 që janë në grevë , 4 prej tyre janë larguar përfundimisht
Mehmet Cemurati
Gladiola Bardhoshi
Ludovik Berisha
Mimoza Bocari
Për “bukën e gojës” edhe ish-kontrollori i poliklinikave me vilë 5-katëshe
Në mesin e grevistëve janë disa ish-nëpunës, por jo dosido, por nga ata që deri dje kanë pasur poste të tilla që u kanë lejuar të bëjnë para, para që u kanë lejuar të ndërtojnë madje, në toka ku nuk lejohet dhe ku duhen po shumë para që të ndërtohet. Njerëz që kur u vunë në postet që kishin nuk pyetën se vendin e kujt zunë, pasi ishin “lodhur” shumë për ardhjen e qeverisë që ua siguroi atë punë. E madje bashkë me të drejtën për të punësuar të tjerë. Dhe, gjithashtu nuk e pyetën veten a ishin të kualifikuar për atë punë pasi tashmë kishte ardhur dita e tyre. Dhe janë pikërisht këta të fundit protagonistët e grevës pranë kryeministrisë që bërtasin me të madhe para mikrofonave duke hequr edhe të drejtën e dyshimit nëse kjo grevë është për një kauzë të drejtë, kauzë e atyre profesionistëve që janë hequr padrejtësisht nga puna, edhe pse po padrejtësisht ndoshta i kishin zënë këto vende. E këtu më vjen në ndihmë një shembull, një emër: Petrit Fejzullai. Personi në fjalë prej vitesh ka punuar në drejtorinë e ISKSH, me rimbursimin e ilaçeve, dhe kohët e fundit dhe përgjegjës për kontrollin e poliklinikave. Poste me përgjegjësi, por ai ka qenë aq i kualifikuar në punën e tij sa paga e shtetit për shërbimet në interes të qytetarëve, i ka lejuar të ndërtojë një ndërtesë pesë katëshe, katet e para mund të shfrytëzohen nga bizneset. Ndërtesa është pranë sanatoriumit. Dhe është pikërisht Fejzullai, që si një Petrit i vërtetë merr në dorë fatet e bashkëvuajtësve të tij, duke ngritur zërin, sepse e kanë hequr nga puna padrejtësisht, ndërkohë që ai ndershmërisht i ka shërbyer qytetarëve, dhe ka vënë interesin e tyre para çdo gjëje. Njësoj siç po bën dhe me grevistët duke u bërë zëdhënësi tyre, për një kauzë në emër të tij.

Isuf, nuk i plasi njeriut te lexoje reportazhe per idiotsirat qe ben dikush ne vende publike dhe, sa per gramatike, nuk thuhet ‘i avitem turmes’ por ‘i afrohem turmes’, fjala ‘avitem’ u perdorte per te tallur ato qe nuk dinin te flisnin shqip kur ishim femije. Ne vend qe te gjithe ta injorojne kete greve se eshte nje idiotesi, ti merr mundimin te shkruash per te. Hedh nje budalla gurin ne lume dhe ju te tjeret i shkoni nga mbrapa, turp!
Nuk e kuptj se perse PAradox eshte kaq i acaruar me Z. Krutaj. Avitem eshte gjithashtu fjale qe perdoret ne shqip ne ate kontekst.
Se dyti lexo deri ne fund shkrimin dhe merru me ato qe thote gazetari . Nuk e kuptoj se kush eshte budallai ne kete mes -lidhur me komentin e paradox pasi jam dakort me ate gurin Berishian te greves pa sens.
“Askujt nuk i plas” nese paradox nuk e lexon (apo komenton) kete shkrim – sic ka shume te tjere qe po e lexojne….
Ajo qe thote Kurtaj p.sh lidhur me Fejzullain e ISKSH (nese ato fakte qendrojne) eshte tamam pune gazetareske dhe informuese per publikun
Nje vend pune ne nje institucion shteteror,shteti duhet tu jap nje kontrate disa vjecare,per shum arsye,profesioniste por dhe politike?
Vendi punes ne nje institucion shteteror,i takon cdo profesionisti i cfar do lloj patrie qofte,por kur ai abuzon,korruptohet,e i sherben jo ligjit por partise ai nuk ka vend ne nje vend pune shteterore dhe as duhet ti afrohet me ne jete ky lloi punesimi!!!
Ne rast se nje i punesuar ne nje zyre shteterore permbush,cdo kriter jo i korruptuar ne baze te ligjeve duhet ti ndryshoj edhe menyra e dhenjes se pensionit te pleqerise,per ti motivuar per ti sherbyer shtetit e jo partise e xhepit??
ne nderrimin e qeverive ne 2005 – 2006 u hoqen nga puna plot specialiste te mirekualifikuar dhe s pyeti njeri as per vlerat e tyre as per vendimet gjyqesore dhe askush nuk hyri ne greve urie.ata njerez luftuan me gjykatat e zotit Berisha dhe me percmimin e ketyre injoranteve dhe perseri nuk bene veprime te tilla. pse nuk perpiqen te punojne sic beme edhe ne per te siguruar buken e gojes bile edhe ne pune te rendomta,apo ishin shume mire me rrogen e shtetit dhe te rryshfetit dhe me rehatine e zyrave ku vetem pune s behej?!
Foljet -avitem- dhe -afrohem- jane brenda normes letrare. Jane sinonime dhe kuptimi themelor i tyre eshte i njejte por ne perdorim kane nuancat e veta. Psh. avitem ka kuptimin qe -afrohem me kujdes etj- ndersa per kete rast te ngjyrimit te -avitem- zakonisht perdorim -afrohem me kujdes etj- Folja afrohem e pashoqeruar nga ndonje ndajfolje (apo si quhen ne kohen e sotme, nuk e di) tregon per nje veprim te thjeshte. Ky ishte mendimi im, @paradox.
Avitem vjen nga italishtja ‘aviccina’ dhe gjysem Shqip e gjysem Italisht behet avitem. Nqs e kane futur ne fjalorin e gjuhes Shqipe, kjo tregon se sa eshte bastarduar gjuha ne 20 vitet e fundit, fale pseudo gjuhetareve.
Shume mire ben policia qe nis procedimin per ata qe shkelin ligjin, cilindo ligj!! Mendoj qe menyra me e mire per ta mbyllur kete mesele eshte qe qeveria te dale me nje deklarate ku te thote se meqenese jemi ne pritje te statusit te vendit kandidat, meqenese do sillemi si nje vend europian, meqenese duam te jemi nje shtet ligjor ku vendimet perfundimtare te gjykatave zbatohen pa diskutim, ju garantojme juve greviste e kujtdo tjeter qe eshte pushuar nga puna qe pasi te keni fituar ceshtjen ne instancen e fundit ne do ju marrim perseri ne pune. Dhe kjo te vleje per te gjithe ata qe fitojne gjyqet qe kane me qeverine.
Nuk kane faj keta derra , por fajin e ke Edi Rama qe nuk po fut ne pune te larguarit e Berishes, i genjeu ne fushate sa per tu marre votat dhe tani tallet me militantat e hequr nga puna ne kohen e Saliut , do te punesoheni ne sektorin privat -thote. helbete e hodhi per vete e zuri vendin e punes.Kur i degjoi keta grevistet qe duan te kthehen ne pune me vjen ti mbys fare aq me acarojne , por ne cfare jemi more pse mos te kthehemi edhe ne ne vendin e punes qe na e zune militantet e Berishes , aty te ngordhni ne cadra sic kemi ngordhur ne per buke kur na hoqi Berisha nga puna. PLEHRA TE SALIUT JENI ! 13 ME PAK ISHALLA.
Me respekt e pa asgje personale me paradox-in, por Avit/Avitu/ Avitem, eshte nje fjale bazike e Shqipes; as nuk mund te ulim kend kur e perdor, aq me pak te tallemi me ta. aviccina eshte afroj [me sa me kujtohet mua me It. time te ndryshkur/ pa-perdorur per dekada] ndersa aviccinare duhet te jete Afrohem. Nejse, Cabej mendonte se avitem mund te kete origjine Sllave, problemi me origjinen, te shkosh poshte deri tek latinishtja apo greqishtja apo ne degezime te tjera, gjithmone ka diskutime. Sic prune nje here ketu fjalen Varosh [e dhane si Turke] qe per mua eshte Hungareze; thjesht nga perdorimi historik –Hungarezet jane shume me te vonshem se ne ne Europe, por me te hershem se Turqit, pas pushtimit Turk te Hungarise, u shpernda …e gjeme kete fjale ne Bosnje, e po ashtu ne Shkoder. [zakonisht – qytet]
Avit eshte me e perdorur ne dialektin Verior [ate Gege] e ne Kosove, por haset dhe ne ate jugor. E gjejme tek Fishta, Mjeda e Migjeni; e kemi tek Cajupi e Sami Frasheri [i cili per rekord fliste: turqisht, persisht, arabisht, italisht, frengjisht etj, pra nuk vuante per mungese fjalesh] po ashtu tek Fan Noli; te cilin duhet shume mund/e/djerse/ ta akuzosh per mos-ditje te Shqipit (sic) , se dhe perkthimet i bente Shqiperime, deri duke quajtur personazhet e huaj me Emra Shqiptare; e gjejme tek Kasollja e V.B. Ibanezit, botim i Ismail Mal Osmanit para L2B, ne mos gaboj vitet 20-te.
***
Jane disa arsye qe gjuha jone eshte “dege e vecante” ne pemen indo-europaine te gjuheve e vjen pas ido-persianeve ne kohe; trako-ilirike; e nje nder to eshte elasticiteti dhe pershtatshmeria e termave te huazuara nga nje popullate shume e hershme ne kete territor; e sigurisht qe ka ngjashmeri ne disa terma ndermjet “komshinjeve”. Dihet se leksiku merr-jep, dhe tek gjuha jone kjo ka ndodhur ne 3 periudha, Greko-Dorike, pastaj Latine e me pas Sllavo-Gjermanike.
Nje arsye per ta quajtur tonen, ose me e pakta ne perdorim te perditshmen e teper te zakonshme eshte perdorimi i saj ne cdo cep te vendit, ne lirikat e kengeve [kur nje fjale hyn ne kenge/ folklorin popullor, nuk tregon “sforcim, huazim nga elitat” por ka qene aty per gjenerata] dhe ne Shkoder: Avitu o mori lule. Të marr erë! Gjindet ne Mirdite qe ne shek e 17-te, ne rregullat e pashkruara te kanunit, te transmetura goje me goje, po ashtu ne Diber, dhe me kryesorja eshte nje fjale “e ndermjetme” pasi takohet shpesh ne “zonen e paster tranzicionale” ndermjet dialekteve; ne Elbsan. [ “…marshalla kur me del ne oborr era jasemin avitu tmarr er hallin ti sma din” Kenge] po ashtu e kemi ne vjersha, ne pershkrime e shkrime, ne Romane, e filma, skena krimesh e situata te zakonshme.
Avitem, autori e ka thene shume drejt per mendimin tim. Falenderoj dhe z. Parodoks, se shume nga ne [qe jemi jashte] po harrojme disa fjale, a ka plot te tjera qe kemi kohe pa i degjuar. [por avitem, nuk eshte nje nga keto…te pakten per mua eshte fjale shqipe rutine]
—
I kerkoj ndjese z. Kurtaj, qe jam jashte temes se Greves por preferoj ta mbaj personal mendimin qe kam per kete aksion. Te pakten shendeti i ketyre personave do monitorizuar me kujdes, se ne fund fare kemi te bejme me jete njerezish. Politika te shfrytezon ose eshte neglizhente; pasojat i paguan njeriu i vogel.
***
Avitu/ qasu/ afrohu/ “hajde/ erdha/ shko-prane” Fjale e cila nuk ka hyre ne fjalor “keto 20 vitet e fundit” , se “Eposi i Kreshnikeve” ka qene para fjalorit 🙂 dhe ja me ilustrim:
“Sa mirë Ora e paska msue: //
“Pa mba vesh, or djalë i ri, //
p’e di mirë pse kha je dalë, //
se t’kam pa ndër Lugje t’Verdha, //
se t’kam dashtë si syt e ballit, //
t’kam ruejtë natën, t’kam ruejtë ditën, //
m’ke pasë hije për përmbas trupi. //
Por avitu’ i herë prej mejet.” [Avitu]