DITA ka konsultuar gjatë ditës së sotme një grup juristësh lidhur me atë që po ndodh në KQZ dhe materialin e përmbledhur të analizave të tyre po e prezantojmë për lexuesit tanë në vijim:
Ligji
Anetari i KQZ lirohet nga detyra me plotesimin e afatit te percaktuar per mandatin e tij. Nderkohe sipas Kodit atij mund t’i nderpritet mandati para plotesimit te afatit ne rastet kur (neni 18 i Kodit Zgjedhor):
a) kryen veprimtari politike, njëkohësisht me detyrën e anëtarit të KQZ-së;
b) mbush moshën për pension;
c) vdes;
ç) jep dorëheqjen nga detyra;
d) dënohet me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një krimi;
dh) me veprim ose mosveprim cenon rëndë veprimtarinë e KQZ-së për
përgatitjen, mbikëqyrjen, drejtimin dhe verifikimin e të gjitha aspekteve që kanë të
bëjnë me zgjedhjet dhe referendumet, si dhe me shpalljen e rezultateve të tyre;
e) mungon, pa shkaqe të arsyeshme, në dy mbledhje radhazi të KQZ-së, ose në
periudhë zgjedhore për më shumë se 5 ditë;
Mbi termin Lirim
Termi “lirim” ne Kod perdoret vetem kur anetari ploteson afatin e mandatit te tij, si dhe per rastet e shprehura ne germat “b”, “c” dhe “ç” me siper. Ne keto raste anëtari i KQZ-së lirohet me vendim të Kuvendit, pas njoftimit nga ana e KQZ-së (neni 18, pika 2).
Per rastet e tjera Kodi Zgjedhor shprehet per “shkarkimin” e anëtarit të KQZ-së (kur jemi ne rastet e e parashikuara në shkronjat “a”, “d”, “dh” dhe “e” të sipercituara). Procedura qe ndiqet per shkarkimin (pra para plotesimit te afatit te mandatit te tij) eshte me vendim të Kuvendit, perseri pas propozimit të KQZ-së. KQZ-ja është e detyruar të fillojë procedurën për propozimin e shkarkimit jomë vonë se 5 ditë nga marrja dijeni për shkakun.
“Lirimi” dhe “Shkarkimi”
Pra ne çdo rast eshte KQZ ajo qe duhet te filloje proceduren per “lirim” apo “shkarkim” te anetarit te saj, por kuptohet te pasigurt ne marrjen e votave per nje vendim ne KQZ persëri ndoqen rrugen e Kuvendit.
Procedura qe i referohet PD ne kerkesen e saj (pra zgjedhja e anetarit te KQZ me propozim te partise se dyte ne radhen e shumices) eshte e vlefshme vetem ne momentin e krijimit te KQZ, pra kur ajo konstituohet. Sipas Kodit Zgjedhor ky moment tashme ka kaluar, bazuar ne parashikimet e nenit 14 te Kodit, jane perzgjedhur anetaret e propozuar nga palet te cilat ishin ne shumice apo pakice ne momentin e ngritjes se KQZ. Per me teper per kete KQZ, Kodi kishte vendosur edhe nje afat per ngritjen e saj, duke parashikuar ne nje nen te posacem (neni 181 i ndryshuar ne Kod ne vitin 2012) qe “Kuvendi, 30 ditë nga data e shpalljes së këtij ligji, zgjedh anëtarët e KQZ-së, sipas neneve 14 dhe 15 të këtij Kodi”. Pra shumica dhe pakica ne menyre te shprehur kur kane miratuar kete dispozite, kane pranuar qe anetaret e KQZ do te zgjidheshin nga te propozuarit e partise se pare dhe te dyte, te shumices dhe pakices, qe ishte ne momentine afatit te parashikuar ne kod per zgjedhjen e anetareve (30 dite pas shpalljes se ligjit, shtatori i viti 2012).
Raportet shumicë-pakicë dhe Kodi
Ne asnje dispozite te Kodit nuk trajtohet se cfare ndodh nese ndryshojne raportet shumice/pakice gjate kohes qe anetari konsumon mandatin e tij. Kjo do te thote qe raportet mbeten te tilla deri ne plotesimin e madateve dhe perteritjen e anetareve te KQZ.
LSI nuk është ende zyrtarisht opozitë
Nje tjeter gje interesante eshte fakti qe de jure, LSI nuk eshte ende ne opozite, pasi afati per regjistrimin e koalicioneve ne KQZ eshte 24 prilli, pra nisja e kesaj procedure eshte bere bazuar ne nje deklarate te Metes qe del nga Qeveria, por qe ende nuk eshte formalizuar juridikisht ne nje koalicion te formatuar sipas nje marrveshje.
Me kete levizje PD, pasi te ketë garantuar 4 anetare te vetët ne KQZ, do te ndermarë me shumë gjasa vendime te mëtejshme ne KQZ (qe javen qe vjen) per heqjen e perfaqesuesve te LSI nga KZAZ, KQV dhe grupet e numerimit te votave.
A i përket partisë anëtari i KQZ?
Edhe nje gje tjeter, sipas nenit 17 te Kodit Zgjedhor, anetari ne momentin qe zgjidhet nuk i perket partise qe e ka propozuar, madje ai nuk eshte i tille as ne momentin kur propozohet per t’u zgjedhur (pasi Kodi e ndalon propozimin e personave qe kane qene anetare partie per te pakten 5 vitet e fundit). Pas zgjedhjes, thote Kodi, anëtari i KQZ-së ushtron funksionin në mënyrë të pavarur dhe voton në përputhje me ligjin. Ky eshte nje argument me shume qe hedh poshte argumentin e PD per barazpeshim politik te anetareve te KQZ. Pra de jure asnje prej tyre nuk ka nje perkatesi politike ne vendimarrjen e tij.
71 apo 84?
Po sipas nenit 17, anëtari i KQZ-së ka privilegje te njejta me gjyqtarin e Gjykatës së Lartë,, cfare nenkupton nje shkarkim te tij, te votuar nga te pakten 84 deputete. Pra nese neser shkarkimi behet me 71 vota, do te kishim nje vendim ne kundershtim me ligjin gjithashtu.
Sala ate qe deshi e ka bere dhe do ta bej,cdo gje pritej.Duhet mobilizim,soladiritet,bashkpunim i te gjithave forcave politike pa dallim kujt krahu i perkasin,qe jane te pergjegjeshem per demokraci te vertete per vendin, ne nje front unike te qendrjne ne barrikade kunder kesaj bishe shtazarake qe kerkon me cdo cemim per te mbajtur pushtetin.Mendoj se duhet qe forcat perparimtare politike te pergatiten per situata me te veshtira.Kush force politike mendon ca do pak per kombin duhet ti hedhin menjan interesat vetijake dhe te bashkohen rreth PS si forca me e madhe opozitare. Ne qofte kerkojm rilindje eshte nje rruge lufta elektorale me nje front kunder Saliut nga i cili duhet te distancohet dhe ajo force e PD qe eshte vertet e paster dhe perparimtare.E keqja e Shqiperis eshte Satrap Berisha.Poshte satrapi me zagaret e vete. RILINDJE Shqiperise,Begati Shqperis,Punesim Shqiperis,Jete pa strese Shqiperis.Jete pa shkure neper kembe te tipit Sali.God bless Albania!
Eshte deshira gazetws Dita per te mos lejuar shfaqen e komentit
Lerini diskutimet eshte ligjore apo jo!!?? Berisha do t’i vjedhe zgjedhjet ne tavoline.Harojeni se mund te rezohet Berisha me zgjedhje.Ngriheni popullin dhe largoni Berishen pa pritur te coje vendin ne lufte civile>
Sipas meje Berisha po tenton te bej bllofin e fundit qe i ka mbetur ne dore – nese i ecen, pa shume “qef-mbetje” dhe armiqesi totale me Meten, “So Be it”. Ne te kunderten, nese kjo manover e deshperuar nuk i ecen – do te jete ai vete qe do te terhiqet si nje qen i rrahur keqas, madje i rrahur pikerisht duke perdorur format dhe metoden e tij prej kusari vrases…
Per mua Lela e ka gabim kete gjoja-analize ne shume nivele dhe ne cfaredo lloj kendveshtrimi qe ta marresh. Ai mund te kete disi te drejte me non-sensin e kodit ligjor dhe imoralitetin e “figurave” politike shqiptare – por ne thelb kur kodi ligjor (ashtu idiot e non-sensikell sic dijme ti bejme ligjet vetem ne shqiptaret) u formulua dhe miratua, se pari nga Berisha (plus Meten) dhe Rama dhe me pas morri nje shumice te pazakonshme per parlamentin shqiptar, behej fjale per ate lloj shumice PD-LSI.
KQZ (anetaret e tij), si gjoja institucion i pamvarur, nga ky moment i zgjedhjes, ne princip, mbaron se qeni partiak ose nen trysnine e Berishes/pushtetit apo kujtdo tjeter. Eshte pastaj shume e diskutueshme se kush kaq qene dhe eshte maxhoranca reale dhe e sotme ne Shqiperi.
Berisha i inatosur po perpiqet te luaje doren e fundit te zarave qe i kane mbetur – pra te provoje sesa “aleance” Rama-Meta do ti rezistojne ketij diversioni te fundit te ketij plaku te mbrapshte…
Padyshim edhe me shpresn qe ne kete menyre te kompleksoje perseri, edhe je here te fundit, Ramen e ndoshte (si dihet) edhe Meten.
Vota e sotme do te tregoje nese Berisha se pari i ka votat per te hequr LSI nga KQZ, por nga ana tjeter Ai riskon pothuaj gjithcka ka ne sensin politik dhe pas kesaj bashke me te tijte te kalojne direkt ne minorance dhe vendi te shkoje ne zgjedhje te reja me nje qeveri tjeter pa berishe..
Kur them se kjo manover e Berishes eshte e destinuar te deshtoje kam parasyhs qe edhe nese Gjykatat e kapura peng prej tij do tja njohin te drejten e nje anetari tjeter PD/PR ne KQZ- Berisha nuk mund ti shmanget reaksionit te opozites, tashme realisht me e shumte ne numra e ne vota, si dhe damkes se peshtire se Berisha nuk ka ditur kurre te bej zgjedhje te lira e te ndershme – pra damka e kusarit e kriminelit qe zakonin e felliqur nuk e heq dot (edhe kur ka kaq shume per te humbur).
Ajo qe eshte me e keqja per Berishen eshte se komuniteti nderkombetar nuk mund te toleroje dot me ne maskarralleqet e tij prej provinciali oriental dhe nuk mund te njohe perseri nje pale zgjedhjesh te pocaqisura ku Berisha dhe regjimi i tij, qe supozohet te “mire-organizoje” zgjedhjet – (qofte edhe si percepsion) perseri ndryshon rregullat e lojes () gjate apo pas lojes (me ndihmen e gjykates kushtetuese …etc).
Berisha nga ana tjeter po hap hesape te vjetra me Meten qe ky i fundit neser ne pushtet mund ta beje qe ti kushtoje mjaft rende familjes e fisit Berisha (nese kjo nuk eshte nje loje tjeter per te cilen Ai dhe Meta kane rene dakort apriori).
Mos te harrojme qe Meta eshte i vetmi socialist qe guxuar forcerisht ta arrestoje Berishen dhe qe ne keto 4 vjetet e fundit e njeh me mire se kushdo tjeter sesi ka funksionuar makina shtypese dhe korruptive e mafioze e Berishes.
E drejta ligjore eshte me Berishen dhe kur ai ka te drejte ligjore askush nuk mund ta ndaloje.Kuptojeni kete. Rotacioni eshte diçka normale. Nuk eshte fare problem as edhe per Berishen. Sa per kercnimet . Ato jane pune burracakesh. gjithkush e di sa Berisha eshte jashtezakonisht skurpuloz ne respektimin e ligjit dhe nuk ka frike per asgje. Ka dhene shume prova per kete.
Ja cfar po ndodh me KQZ-ne.
Ne zgjedhjet e vitit 2005,PS-ja duke ardhur si maxhorance kish ne perberje te KQZ-se 5 anetar.
PD si opozite kish 2 anetar.
Bazuar ne keto raporte dhe ne realitetin perfundimtar qe sot opozita ka ne KQZ 4 anetar.
Per tu ballancyuar sipas raporteve te vitit 2005,maxhoranca duhet te kete 10 anetar.
Pasi ne cdo zgjedhje pa perjashtim,maxhoranca ka shumicen ne KQZ.
Pra eshte LSi ajo qe po cenon zgjedhjet,por qe nuk do te mundi,pasi kjo ballance do te regullohet para zgjedhjeve.
O flex,koka tende i ben rikoshet plumbit.Nuk je fare fleksibel,o derezi.Drejtoju jigjit,jo perrallave.A e di ti se edhe per nje situate te tille (Nderprerje te mandatit) ligjvenesi ka bere parashikimin perkates.Merr Kodin zgjedhor (hape te shkretin),ne nenin 19 thuhet:
Neni 19*
Zëvendësimi i anëtarëve të KQZ-së
1. Anëtarët e rinj të KQZ-së zgjidhen jo më vonë se 30 ditë para
datës së mbarimit të mandatit të anëtarëve që largohen. Anëtarët e
rinj fillojnë detyrën ditën e nesërme pas përfundimit të mandatit të
anëtarit që largohet ose pas bërjes së betimit në rastin e përfundimit
të parakohshëm të mandatit.
2. Në rast të mbarimit të parakohshëm të mandatit të anëtarit të
KQZ-së, Kuvendi emëron një anëtar zëvendësues brenda 30 ditëve
nga data e njoftimit të vakancës nga KQZ-ja, sipas shkronjave
“b”, “c” dhe “ç” të pikës 1 të nenit 18 të këtij Kodi ose nga çasti i
shkarkimit. Të drejtën për propozimin e kandidaturave e ka i njëjti
subjekt politik që kishte propozuar anëtarin që i kishte mbaruar
mandati, nëse subjekti i plotëson kriteret e përcaktuara në pikën 1të nenit 14 të këtij Kodi. Në të kundërt, kandidaturat propozohen nga
partia politike, e cila i plotëson kriteret e renditjes dhe përkatësisë.
Në rastin e zëvendësimit të Kryetarit, zhvillohet e njëjta procedurë
votimi, sipas nenit 15 të këtij Kodi.
Pra e ka treguar troç se nderkohe mund te kete ndryshuar perkatesia partiake e anetarit te KQZ
Lumi i ka mare te gjithe ne politiken shqiptare, tani po merr dhge popullin. Hapu dhe.