Ç’po ndodh me monumentet e Kulturës në Gjirokastër?

redaktor

Duke vlerësuar penën tuaj si gazetarë, ju kërkojmë të reagoni ndaj një situate korrupsioni në monumentet e Gjirokastrës. Jemi të shqetësuar si gjirokastritë për rrënimin e përditshëm të qytetit që mbron UNESCO.

Shqetësimi ynë është ky: Drejtorinë Rajonale të monumenteve të kulturës këtu e drejton në çdo qelizë të saj zonja Lejla Haxhiç, një boshnjake, gruaja e Besian Peshës. Formalisht në krye të kësaj drejtorie ministrja Kumbaro ka vënë z. Albert Kasi, punonjës prej 10 vjetësh i shoqatës së Lejlës “Trashëgimi pa kufi”. Kryeinxhinier i drejtorisë është emëruar Kreshnik Merxhani, i cili vazhdon krahas detyrës së kryeinxhinierit në DRMK të jetë koordinator dhe pjesë e projekteve të Lejlës në Gjirokastër, pra edhe kryeinxhinier, edhe koordinator.

Inxhinieri i dytë është Aleksandër Pesha, djali i xhaxhait të Besian Peshës, burrit të Lejlës, ndërkohë që zinxhiri i nepotizmit vazhdon me faktin tjetër skandaloz që shefe e turizmit kulturor të qarkut është Denisa Pesha, gruaja e Aleksandër Peshës, djalit të xhaxhait të Besian Peshës, burri i Lejlës. Këshilltar dhe bashkëpunëtor i Berti Kasit është gjermani Stefan Domke, prej vitesh kryekoordinatori i projekteve të Lejlës me financime të Ambasadës Gjermane dhe Austriake.

Në këto vitet e fundit, vetë shoqata e Lejla Haxhiç (Pesha), Stefan Domkes dhe Berti Kasit (aktualisht drejtor i DRMK) kanë realizuar projekte, shumica fantazmë me miliona euro. Prej vitesh kanë ndarë edhe shumë fonde nga projekte të financuara prej qeverisë suedeze, austriake, gjermane për monumentet, shumica e të cilave nuk janë parë në realitet, por kanë fundosur në gjoja kampingje restaurimesh dhe qyteti lëngon e rrënohet nga dita.

Kulmi është se të gjitha projektet dhe investimet e Ministrisë së Kulturës dhe institutit të monumenteve miratohen dhe kalojnë nëpërmjet shoqatës së Lejlës, adresuar atje nga vetë ministrja Kumbaro. Rrethi i mbyllur plotësisht. Na vjen keq që media dhe strukturat e opozitës në Gjirokastër nuk reagojnë ndaj situatës korruptive. Në këto rrethana rrethi i parave për ringritjen e Gjirokastrës është mbyllur sepse përfundon në gropën e hapur nga vetë Ministria të “Trashëgimisë pa kufi”. Gjirokastra dhe monumentet e saj do vazhdojnë të rrënohen.
Mos e lejoni këtë gjë, ju lutem verifikojeni këtë situatë korruptive dhe reagoni sa më parë. Respekte.

Letër e nënshkruar,

Pandeli Leçe

Share This Article
2 Comments
  • Ky kokra e mashtruesit,le te dali ne media vizive e ti thote keto fakete. Te gjithe ata qe permenden jane faktore qe kane vendosur nje mistri suva ne qytet. Me vrer e letra nuk behen monumente. Te pakten une e kam pasur kurajon te dal ne tv. Gjithsesi me gjene e shtrenjte time,familjen,matu kur te pergjigjesh. Nqs ke b…….. te pergjigjesh

  • Ky site do hedhur ne gjyq qe pranon shkrime shpifese nga njerez anonime jo real si pune e ketij P. Leces i cili dihet nga te gjithe kush eshte, bufi me syze Engjellush Serjani….qe tere jeten e tij buf me syza mbeti….. qe s’ka burreri te flase e te shkruaje si E. Serjani por fshihet pas anonimatit P. Lece. Keye gje ben dhe ne facebook dhe bashke me shume shoke te tjere te nje ideali dhe nje karakteri si T. Skuqi me kete pune merren tere diten….shpif se dicka do mbetet….ky i fundit te pakten e ka nje motiv- hiqet si viktime mbase merr azil politik por nuk ia var njeri se e kane kuptuar lojen e tij, po ky bufi me syza ku e shpie mushka….tere jeten me intriga…..dhe paburreri…..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *