Një letër e hapur për shtetarët tanë, lidhur me “Statusin e Naftëtarit”, sipas ligjit Nr.8/2017, shpallur me Dekretin Nr. 10014, dt 20.02.2017 të ish Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani.
Prof. Dr. Gjergji Foto
Kanë kaluar rreth 20 muaj që është miratuar ligji për “Statusin e Naftëtarit”. Deri sot, vazhdon të mos zbatohet nga instancat përgjegjëse. Kryeministri, në takimin me përfaqësuesit e minatorëve, më dt 16 Prill 2018, (Gazeta Telegraf dt 17 Prill 2018), është shprehur për pasaktësitë e tij, lidhur me shtrirjen e skemës me profesionet përfituese, tej naftëtarëve. Idetë e shprehura mbështesin praktikat e deritanishme dhe tregojnë mungesën e vëmendjes nga organet përgjegjëse qysh në formulimin e ligjit por edhe nga instancat miratuese.
Dy janë kategoritë e naftëtarëve që sipas ligjit të miratuar janë edhe përfituesit:
- Naftëtarët që në atë datë ishin në punë dhe ish naftëtarët e papunë që nuk kanë mbushur moshën e pensionimit, sipas ligjit ekzistues para Shkurtit të vitit 2017.
- Naftëtarët që u gjenden në pension në datën e miratimit të ligjit për Statusin.
Lidhur me kategorinë e parë nuk ka filluar aplikimi dhe krijimi i dosjeve personale gjë që do të thotë se instancat përgjegjëse, nuk ishin ende të përgatitura për të dhënë atë Status. Ligji për Statusin, e kësaj kategorie, është ende i pazbatueshëm.
-Për grupin e naftëtarëve të pensionuar, në datën e miratimit të ligjit, procesi i krijimit të dosjeve personale filloi menjëherë me daljen e Ligjit, por nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe Drejtoritë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore, që kishin detyrimin ligjor vetëm pajisjen me Vërtetimin e Posaçëm, bazuar në konfirmimin e Librezës së Punës, u shoqërua me keqkuptime pasi mori kompetencat dhe përgjegjësinë që i takonte Komisionit Ndërministror, duke sjellë mjaft konfuzion.
-Komisioni ndërministror, punon me ritme shumë të ngadaltë. 300 dosjet e para u përgatitën në Shtator 2017. Në 20 muaj, janë shqyrtuar dhe miratuar veç 1500 dosje. Me këto ritme pune, siç kuptohet, Komisionit i duhen edhe 5 herë muajt që kanë kaluar. Ndërkohë, kanë ndërruar jetë me dhjetra naftëtarë të moshuar dhe bilanci do të jetë në favor të uljes së numrit të përfituesve gjatë viteve të ardhshme.
-Ne naftëtarët pensionistë, nga veprimet dhe mosveprimet e instancave shtetërore në vite, e kuptojmë qartë se grupimet qeverisëse të rradhës, nuk e njohin dhe nuk e vlerësojnë kontributin që ka pasur kjo industri në të ardhurat kombëtare dhe mirëqenien e përgjithshme të popullsisë. Është e vërtetë që sot, kontributi i kësaj industrie në të ardhurat e vëndit dhe mirëqenien e popullsisë në krahasim me të kaluarën, është krejt i papërfillshëm. Grupimet qeverisëse sot e këto 25 vite, veçse janë ndjerë të bezdisura së tepërmi nga problemet e shumta që lidhen me naftën, si pushimet masive të naftëtarëve nga puna, pagesat e munguara, ndërrimet e pronarëve duke anashkaluar shtetin dhe taksat, dëmtimet mjedisore dhe në jetën e banorëve pranë naftës etj. etj. Për këtë situatë, fajtore janë vetëm instancat shtetërore të cilat formulimin dhe lidhjen e kontratave dhe marrëveshjeve hidrokarbure e kanë bërë me terma skllavëruese, në kundërshtim të hapur me praktikat ndërkombëtare dhe duke anashkaluar dhunshëm interesat jetësore të vëndit. Për shkak të kësaj situate, shtetit sot, i “dridhet dora”, të paguajë kontributet e munguara prej vitesh për naftëtarët dhe që sot, konsiderohen si themele të ekonomisë së tregut. Ne naftëtarët, sot, e ndjejmë veten “pronarë” të ligjshëm për të gjitha të ardhurat që i kemi sjellë ekonomisë së vendit që nga pasçlirimi. Ne naftëtarët kemi të drejtë t’a konsiderojmë veten “aksionerë” edhe për gjithë zhvillimet në industri dhe bujqësi, si rrjedhojë e produktit të industrisë së naftës. Për këto zhvillime të ekonomisë nga puna e naftëtarëve, kemi qenë dhe jemi krenarë, por sidomos sot, ndihemi të pa vlerësuar. Rezultatet e punës tonë pasuria dhe prona ka kaluar në dorë të politikanëve, juristëve të të gjitha kategorive, dhe ata që e krijuan atë pasuri mbeten në varfëri ekstreme. Nuk është ky thelbi i demokracisë! Prona i takon atij që e ka krijuar atë. Ne, e kemi bërë detyrën tonë dhe ndihemi krenarë. Shteti i sotëm, është në borxh financiar dhe nderi ndaj nesh.
Dhe që ta kuptoni ju pushtetarë dhe politikanë meqë ndër ju nuk ka asnjë naftëtar të mirëfilltë, industria e naftës, ka pasur një hierarki të konsoliduar që përfshinte organizimin, drejtimin organizativ dhe shkencor, por edhe zbatimin deri në prodhim. Është shumë i mangët ligji bazë i vitit 1958, sado i ndryshuar, për kategoritë e profesioneve, për të paraqitur tërë zhvillimin e industrisë së naftës në fushat që përmendëm. Kjo hierarki, sot në ekonominë e tregut gjendet në çdo kompani nafte. Ishte Instituti i Studimeve dhe Projektimeve Gjeologjike të Naftës dhe të Gazit, i vetmi në vend, që kish detyrën e kërkimit dhe zbulimit të sasisë së caktuar të rezervave të reja të naftës dhe gazit, përgatitjen dhe dorëzimin e tyre për shfrytëzim për të plotësuar në kohë nevojat për prodhim nafte dhe gazi, të parashikuara në planet e zhvillimit ekonomik të vendit. Pra, ky ishte kulmi i piramidës drejtuese organizative dhe shkencore në Industrinë e naftës. Që këtu, rezultonte e gjithë puna për vlerësimin e perspektivës naftëmbajtëse, kryerjen e gjithë punimeve gjeofizike, përgatitjen e shesheve për shpime kërkimi, ndjekjen e shpimeve, kryerjen e gjithë punimeve vlerësuese dhe përgatitjen për shfrytëzim të rezervave të zbuluara të naftês dhe gazit. Një Institut i dytë zbatues, ishte Instituti Teknologjik i Naftës dhe Gazit, që merrej me formulimin e projekteve teknike dhe teknologjike të shpimeve dhe zhvillimet shkencore në to, projektet për shfrytëzimin efektiv të vendburimeve të zbuluara dhe ndjekjen e zbatimit të tyre. Por shteti i diktaturës së proletariatit, goditjet i drejtonte vetëm te kulmi i piramidës, te gjeologët kërkues. Ne naftëtarët kërkues, sot në pension, zbuluam një rezervë nafte rreth 400 herë më shumë nga ç’trashëguam prej pushtuesit; zbuluam mbi 10 miliard metër kub gaz natyror, që nuk njihej më parë.
-Jemi ne që së bashku me shpuesit dhe teknologët e nxjerrjes bëmë që deri në fund të vitit ’90 të arrihet prodhimi rreth 50 milion tonë naftë dhe të nxirret dhe konsumohet i gjithë gazi i zbuluar. Duhet të dini që deri sot, nga gjithë kompanitë që kanë kërkuar dhe vazhdojnë të kërkojnë naftë e gaz në vendin tonë, prej 30 vitesh, nuk kanë zbuluar asgjë dhe nuk i kanë shtuar rezervave të naftës dhe gazit asnjë fuçi. Kompanitë e huaja që operojnë sot në vendin tonë, vazhdojnë të “hanë falas” atë naftë që kemi zbuluar ne.
Ne, deklarojmë se naftë ka, por se në çfarë “skutash” fshihet ajo, e dimë ne, gjeologët shqiptarë; Se si mund të shpohen puset në tokën tonë që të huajt e arrijnë me shumë pengesa e avari, e dimë ne. E dimë ne, se si mund të prodhohet ajo naftë pa shkaktuar dëme dhe aksidente më mirë se kushdo i huaj.
-Jemi ne, punonjësit e Institutit të projektimeve dhe studimeve gjeologjike që i bëmë ballë gjithë mangësive teknike e teknologjike dhe “embargos” ekonomike dhe politike, rrjedhojë e “shtetrrethimit ideologjik”. Ishim ne, që projektuam shpimin e mijëra puseve të kërkimit, në kushtet e një terrori psikologjik dhe fizik si në asnjë institucion tjetër shkencor në vend dhe që ra ashpër edhe mbi familjet tona.
-Jemi ne gjeologët kërkues të naftës dhe gazit që mbajtëm në punë 5 ndërmarje shpim-kërkimi të puseve, në Kuçovë, Patos, Vlorë, Sarandë dhe Lushnjë, duke i u përgjigjur me sakrificë dhe vetmohim kërkesave të ashpra të institucioneve shtetërore për të mos krijuar papunësi. Ishim ne gjeologët kërkues që përhapëm kulturën e punës së organizuar dhe rritjen e nivelit të mirëqenies kudo ku shpuam, pothuaj në gjithë vendin. Ishim ne që krijuam qytetet e rinj me naftëtarë dhe ndikuam në zhvillimin e kulturës së punës, jetesës, arsimit profesional si në Kuçovë, Patos, Peshkëpi, Divjakë Frakull etj, duke rritur shkallën e punësimit, strehimit dhe jetesës së kulturuar. Ishim ne që i dhamë fillesën industrisë së përpunimit të naftës në Kuçovë, Cërrik, Fier dhe Ballsh nga ku u prodhua tërë seria e karburanteve deri edhe karburantet për avionat, vajrat lubrifikantë, pluhurat larës. Ishin zbulimet tona, nga u zhvillua pastaj edhe industria e plehrave kimike me Azotikun e Fierit, etj etj. Ishim ne, që i hapëm punë dhe zgjeruam uzinat e prodhimit të makinerive për industrinë e naftës, me prodhimin e lëkundësve deri 9 tonë, të sondave të shpimit të puseve, të prodhimit të daltave të shpimit të të gjitha llojeve në Uzinat Mekanike të Kuçovës dhe të Patosit. Ishim ne që i dhamë zhvillim industrisë së prodhimit të pajisjeve për grumbullimin dhe transportin e naftës dhe gazit, të posaçme për naftat tona. Ishim ne që si rrallë vende të tjera, përdorëm metoda shfrytëzimi dhe nxitje të prodhimit, deri te metodat e djegies nëntokësore të naftës, por pa dëme mjedisore.
Tashmë, Jeni Ju, që nuk e njihni këtë kontribut të naftëtarëve; Jeni Ju, që keni mbyllur sytë me mospërfillje ndaj mundësive që ka industria e naftës për të rritur mirëqenien e popullsisë. Jeni Ju, që nuk doni t’i vlerësoni kontributet e naftëtarëve të të gjithë hierarkisë të saj, që mund të zerë vetëm një përqind të të ardhurave vjetore aktuale nga nafta. Ndërkohë, jeni Ju që nga veprimi ose mosveprimi, keni ndikuar në shpërndarjen e padrejtë të pasurive monetare apo burimeve natyrore të vendit, duke e përcjellë atë pasuri te ata që nuk kanë asnjë kontribut në zhvillimin ekonomik të vendit veç, politikave të papërshtatshme.

Pershendetje Profesor Gjergji, ju pergezoj per kete shkrim te mrekullueshme, teper i goditur, i sakte dhe më se i vertetë. Uroj qe kryeministri me pushtetarët që ka rrotull jo thjesht ta lexoje por të reagojnë jo vetem për statusin e nafte tarit por te marrin gjithë masat e duhura per te bëre ndryshimet e duhura ne industrie e naftës për ta vene ne efiçencë ne favor te popullit.
Prof. Gjergji ka sintetizuar plotesisht opinionet dhe vleresimet qe kane te gjithe specialistet naftetare per ecurine e pakenaqshme dhe jo serioze qe ka patur zbatimi i “Statusit e Naftëtarit”, sipas ligjit Nr.8/2017. Druaj se ky problem nga ana e qeverise do te lihet pa pergjigje, sikurse edhe probleme te tjera te mprehta te naftes te ngritura ne shtyp, te cilat jane kaluar ne heshtje, te mbuluara dhe te kamufluara nga Medja qe manipulon opinionin shoqeror per interesat e “ustallareve” te saj. Taktika e njohur e qeverive per te mos u ballafaquar me keto probleme eshte t;i lere ato ne heshtje qe tek qytetaret te krijohet opinioni se “keta qe shkruajne ja fusin kot”.
Zoti Gjergj ka pasqyruar ne menyre te qarte e te plote mendimet dhe ndjenjat e te gjithe brezit tone, te pensionisteve te sotem, qe perballuam rritjen dhe zhvillimin e vrullshem te industrise se naftes, ne kushte shume te veshtira te punes dhe te presionit psikologjik te papare! Dhe qe kemi punuar pa kerkuar asgje, per veten dhe per familjet tona, pervecse t’a mbyllnim karieren tone, pa u prekur nga ndonje denim i mundshem, qe mund te kapte cilindo prej nesh dhe qe do te shkaterronte jeten edhe te shume prej te afermve tane! Kurre nuk e kishim menduar qe kur te dilnim ne pension, do te shperbleheshim aq pak, sa qe te na dridhej dora, qe te gostisnim shokun apo mikun tone, qofte edhe me nje kafe, sic po na ndodh sot, me pensionet mjerane, qe marrim! Te gjithe u gezuam kor, para afro dy vjetesh, pushteti i sotem u kujtua qe te miratonte statusin e Naftetarit, pas nje odiseje te gjate diskutimesh dhe lobimesh midis grupeve te interesit dhe pushtetmbajtesve! Por, ky gezim po na tretet dalngadale, me kalimin e muajve dhe te viteve, pa e pare me sy shperblimin e priteshem, duke i u ”gezuar” kartonit te bukurshkruar, qe kane marre vetem 1500 prej naftetareve pensioniste, ku ”vertetohet” qe jemi naftetare! Nderkaq, neve takohemi me shpesh me njeri-tjetrin neper ceremonira te varrimit te shokeve e kolegeve tane, se sa neper kafenete, ku vrapojme ne ate dy oreshin e mengjesit, ku serviret ende kafja e lire! Sepse mosha e nje pjese te konsiderueshme te naftetareve pensioniste, sot eshte mbi 75 vjec dhe percjellja per ne boten tjeter, tashme eshte bere nje ritual i zakonshem! Ndofta qeveria pret pikerisht kete, qe te rrallohen sa me shume keto ”qenie te bezdiseshme” dhe t’a lene te qete ne rrugen qe ka nisur ne vitin 1991, qe ne kapercimin e sistemeve, duke e ”hequr qafe” naften dhe duke marre prej saj vetem ndonje therrime, qe i hedhin pronaret e sotem (te cilet njohin vetem fitimet qe marrin prej saj!), me marreveshjet skllaveruese qe jane neneshkruar! Bashkohem me zerin e kolegut tim, Gjergj Foto dhe te te gjithe naftetareve, qe te filloje menjehere zbatimi ne praktike i ligjit, qe e kane miratuar vete pushtetaret e sotem, perndryshe ka per t’i denuar historia, e cila nuk mbaron sot!
Vleresimi qe i ben prof. Gjergji gjendjes se zbatimit te ligjit per “Statusin e Naftëtarit”, shpreh plotesisht opinionin jo vetem te pensionisteve por edhe te atyre ne prag pensioni, per zvarritjen e pajustifikuar te ketij Ligji, qe lidhet me permiresimin sado pak te jetes se tyre. Druaj se problemi i mprehte i ngritur ne artikull do te lihet ne heshtje, sikurse ka ndodhur edhe per probleme te tjera te mprehta per kete sektor te ngritura ne kete gazete.
U be nje vit qe u shperndane kartonat e pare me titullin “Statusi I Naftetarit”, ne nje ceremoni te organizuar ne Ministrine e Energjitikes. Dhe naftetaret thane te gezuar: “Me ne fund u kujtuan dhe per ne!” Por, historia e mepasme tregoi se e gjitha kjo sherbente si demagogji per politiken shteterore. Ligjet ishin bere, VKM ishin bere dhe Statusi I Naftetarit deri tani ka mbetur te nje karton. Naftetaret kane qene njerez te punes, te ndershem dhe me llogjike shkencore te forte. Ata nuk mund ta kuptojne dhe I revolton ky qendrim I qeverise.
Pse nuk jepet asnje informacion zyrtar se pse nuk po mbeshtetet nga ana financiare ky status, sipas ligjeve te miratuara? Si ka mundesi qe shteti lejon qe Instituti I Sigurimeve Shoqerore te bazohet ne nje ligj te vitit 1958, per te percaktuar kush do te jete naftetar per te mare statusin? A nuk duken absurde dhe qesharake keto arsyetime? Po pse vetem ai punonjesi qe punonte ne pus eshte naftetar, po ata qe zbuluan gjithe keto vendburime nafte e gazi nuk qenkan?
Po aq neveritese jane dhe qendrimet e disa pushtetareve, qe duken mjaft fyese. Sa here u jepet rasti ne takimet me pushtetare, duke filluar nga vete kryeministri, ministri, etj. naftetaret ngrejne problemin e statusit (ne forma te ndryshme, here direkt here indirect). Dhe pergjigje nuk ka patur asnjehere, gjithmone llafe sa per te kaluar gjendjen. Ne Janar, ne takimin me puntoret e rafinerive ne Fier u premtua qe statusi do te kishte prioritet per ta (nje mendje e shendoshe thote: c’lidhje ka kjo me naftetaret e tjere, secili ka pjesen e vet!) Ose u fol qe do te perpunohen te gjitha kerkesat e bera per status , pastaj do te filloje pagesa. Kjo do te thote sipas popullit “prit gomar te mbije bar”. Procesi I marjes se statusit realisht nuk do te mbaroje kurre, sepse cdo vit do te dalin ne pension naftetare te tjere. Atehere ku e ka bazen llogjike ky justifikim.
Nje titular I Institutit te Sigurimeve Shoqerore eshte shprehur (me sa me kujtohet ne muajin maj), se po pergatiten ndryshime ne ligj, po pa sqaruar asgje se ku synojne keto.
U be mbi nje vit dhe nuk ka asnje informacion se pse eshte bllokuar pagesa per statusin e naftetarit. Eshte e domosdoshme qe qeveria te pakten te jape nje spjegim per gjendjen, qe te pakten naftetaret pensioniste te ikin nga kjo jete me “mendjen te mbledhur ne kete ceshtje”.
Bashkohem pa mëdyshje me çfarë shkruan inxh. Gjergji Foto. Mos duhet të presim zgjedhjet e radhës që të kujtohen pushtetarët për ne naftëtarët? Kuptohet, për të siguruar votat. Më 6 shtator 2018, në analizën javore për platformën shqipëriaqëduam.al, pasi u ngrit problemi i zvarritjes së zbatimit të ligjit për statusin e naftëtarit, Kryeministri dha porosi që të kërkohet interpelancë nga ne naftëtarët me ministrat përkatës. Kemi disa ditë që kemi bërë kërkesë, po në platformën shqipëriaqëduam.al. Akoma nuk ka ardhur asnjë konfirmim. Tani, në se ministrat , zotërinjtë Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj, e kanë lexuar çfarë shkruan inxh. Gjergji, në se e kryejnë detyrën në përputhje me ligjet dhe ashtu siç thotë edhe Kryeministri që, çdo nëpunës i administratës shtetërore, deri edhe ministrat, do largohen nga puna në se nuk zbatojnë ligjet dhe nuk u japin rrugë problemeve që ngrenë qytetarët, nuk është nevoja ta bëjnë interpelancën. Mjafton të reagojnë dhe të përgjgjen për sa ngrihet në letër.
Pershendetje Gjergji FOTO ! Pas afro 50 vitesh, qe perfunduam Studimet e Larta:-Ju ne Gjeologji-Miniera dhe Une ne Degen Elektrike te Fakultetit Inxinierise te U.Sh.T. -U takuam me 24 Prill 2015 ne Presidium te Kuvendit Popullor me Z.Petrit Vasili. Parashtruam kerkesen per Statusin e Naftetareve. Na u premtua se do te parashtrohej ne Kuvendin Popullor! Personalisht, kur me eshte dhene mundesia, i a kam paraqitur 3 here K/Ministrit Edi Rama, ketu ne Vlore ! Gjate kesaj kohe, nga kolektivi i Sektorit Elektrik-Telefona jane ndare nga Jeta 7 punonjes ! Me njoftuan nga Sig. Shoqerore, me 4 Qershor 2018 u paraqita ne Ministrin e Infrastruktures dhe Energjise:- Me dhane Deshmine per Statusin (?!) Ne ndryshim nga Dekreti i Presidentit Nr.10014 dt. 10/2/017, Neni 10 :- Nga 28 vjet qe kam punuar ne N.Nx.Naftes Gorisht, me njihen 13 vjet e 3 muaj (?!) Pjesa tjeter nuk njihet sepse:-Duke qene ne te njejten Detyre, ne te njestin Sektor-Gorisht dhe ne te njejten Zyre, por ne vartesi te Nd-jes Elektrik-Telefona Patos (?!) Dihet nga te gjithe ata, qe kane punuar dhe e njohin Naften:- Sapo jepej nje Pike Shpimi Ndertohej Linja Elektrike dhe Telefonike, pastaj montohej Sonda dhe fillonte Shpimi ! Kur shperthente Nafte, Hiqej Sonda e Shpimit dhe montohej Kulla e Shfrytezimit, qe kerkonte Linjen e TU. Si Sektor Elektrik-Telefona i Gorishtit kemi punuar per Vend-burimet:-Gorisht, Kocul,Karbunar,Amonice,Drashovice,Marinez, Kucove,Delvina-8-10-12 ! Eshte e habiteshme, per te mos thene qesharake, qe Nd-ja Elektrik-Telefona Patos si dhe Uzine Mekanike e Naftes nuk fitojne Statusin e Naftetarit (?!) I nderuari Gjergji Foto:- Megjithate SHPRESOJME !!!
A nalize e pershkruar me nje perpikmeri me mundesit e ngushta per te thene shqetesimet e nje periudhe te ndritur te shkences dhe klases punetore te industrise se naftes. Ne periudhen mbas clirimit deri ne vitet 1990 prodhimi i naftes u rrite ne shifra te pa besueshme duke menduar se u fillua pothuajse nga niveli zero. Shkencat e gjeologjise i paraprine kerkimeve dhe u krijua nje armate e madhe specialistesh e shkencetare qe drejtonin kete sektor deri ne perpunimin e produkteve te saj. Shkencetare e te gjithave profesioneve ishin te nivelit nderkombetar dhe kete e ka treguar dhe kontributi i tyre ne gjithe vendet e botes ku u shperndane mbas vite e 1990. Per te marre votat kfyetzri i P D se asaj kohe premtoi se do tu kthente naftetareve ate qe u kishte rrembyer perudha komuniste. Por ndodhi ajo qe nuk pritej nga naftetaret. I shiten vendburimet e naftes ( akti me kriminal qe i eshte bere ekonomise se venndit tone). Asnje vend i botes nuk e ka bere kete akt. Bota cuditet cfare ka ndodhur dhe po ndodh me pasurit tona. Jemi te varfer sepse ne krye ne votuesit kemi zgjedhur kriminela dhe aq me keq vazhdojme tu shkojme nga mbrapa. Ne shqipetaret nuk e duam vendin tone dhe kete e tha shume qarte ambasadori i usa ne shqiperi. Nafta eshte maja e jasbergut te krimit. Keta huligane qe zaptuan dhe vodhen pasurit e vendit kur te mos mbetet asgje do shesin dhe territoret shqipetare deri sa ta fshijne nga harta kombin shqepetar
Gradualisht po kuptohet nga te gjithe heshtja hileqsre e qeverise, dhe ky eshte me shume se turp. Gjergji dhe plot naftetare te tjere nuk eshte hera e pare qe shprehen jo vetëm për statusin por edhe per mjaft probleme te tjera qe kane petur nafta dhe naftetaret, asnje qeveri nuk eshte preokupuar per problemet e tyre.
Naftetaret pensioniste e konsumuan jeten e tyre thuajse te gjithe ne pozicionin e roberimit ne nafte, por edhe sot ata mbeten me keq se rober dhe ja sepse.
1-Me sakrificat personale, familjare dhe kolektive te tyre si dhe ndershmerine u tallen dhe po vijojne te tallen se pari qeverite e 28 viteve, me shkaterrimin e naftes qe e trsjtuan si placke per t’u shitur dhe kthyer ne lek per xhepin e tyre. Ata shkaterruan mbi token dhe nentoken, ata e çkoqen dhe therrmuan nje prej aseteve me te rendesishme te atdheut, plot 32 ndermarrje me dy institutet te cilat u krijuan dhe u fuqizuan per45 vjet me mundin, djersen e deri edhe gjakun e jeten e naftetareve vetem ne 10 vjet duke rrafshuar gjithçka.
2-Gjith punonjesit e naftes per 5 deri 10 vjet, nder ta edhe eliten e tyre e hodhen ne rruge dhe e degdisen jashte atdheut duke bere nje shkaterrim edhe me te madh se asetet materiale Demi i pa rikuperueshem
3-Skllaveroi territorin shqiptar dhe objekte me rendesi jetike per naften po e po por edhe per gjithe vendin nepermjet koncensioneve, privatizimeve, vjedhjeve per te cilat askush nuk mbajti pike pergjegjesie, dhe askujt nuk i shkon nderment te guxoje te nxjerre pergjegjesi
4-Te gjitha keto qe permenden ne shkrim e komente siç shkrova me siper u jane sterthene autoriteteve qeverisese dhe politikaneve, deputeteve te zonave por edbe disa deputeteve ish punonjes te naftes dhe askush prej tyre nuk ka burreri te dale ne mbeshtetje te analizes se problemeve te ngritura jo nje here por përherë nga ish naftetaret. Nafta ka nevoje per nje analize te tille dhe nxjerrje pergjegjesish, dhe jo per 5 lek qe parashikonte ligji per statusin. Me leket e demit te shkaktuar ne industrine e naftes dhe te gazit naftetaret nuk do te diskutoheshin per 5 leket e statusit dhe nuk ka asnje te drejte krahasuese qe nje inxhinier pensionist qe ka punuar 35 vite e me shume ne nafte te marre nje pension me te vogel se nje mesues, nje artist apo te jetoje ne stresin e mbylljes se muajit larg qofte te nje semundjeje te vet atij apo familjes.
K. Ministri i vendit dhe ndonje biznesmen kujtohen kur u del perpara ndonje mjeran, dhe mire bejne,por eshte absurditet kur ka plot naftetare qe jetojne po ne ate mjerim dhe nuk kujtohet askush per t’a Çdo naftetar eshte nje Mirush artist per naften e gazin, dhe si u kujtua per Mirushin artist, ca me teper k. Ministri duhet te kujtohet per naftetaret
Harram u qofte mundi, djersa dhe sakrificat e naftetareve e cila u perdor edhe per prinderit e drejtuesve te djeshem dhe sotem ne qeverisje dhe politikberjen ne vend, harram leku i fituar nga deputetet naftetare te cilet tunden e shkunden edhe sot, edhe dje mbi djersen e naftetareve dhe nuk levizen asgje per naftetaret
Ne pensionistet nuk do reshtim se demaskuari dhe kerkuari te drejtat tona te ligjshme.