Ç’po ndodh me taksat?

redaktor

Dërguar me Email

Në adresën e redaksisë

DITA! Një lokali 500 m larg Unazës i kishte ardhur fatura me 15 000 lekë taksë vendi. Nuk arrij të kuptoj fjalët e tërthorta të Bashkisë për lokalet e Bllokut, ndarjet me zona e të tjera. Si ka mundësi qe një m2 në bash të vendit të jetë e barabartë me metrin në mes pallatesh e jashtë Unazës? Ju siguroj që e pashë me sytë e mi. Përse ky nxitim? Apo ka djallëzinë brenda?! Tjetra. Shikoni bulevardin “Zogu i parë”. Shkatërrimi i pllakave të vëna shumë keq nga firma. Riparimi apo ribërja e atij segmenti kërkon fonde të tjera nga taksat e qytetarëve. A mos duhen 20-fishuar taksat? Zot na ruajt!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *