Ç’po ndodh në bastionin e socialistëve? A po flet Petro Koçi për Fierin me “kokën” e tij, apo ka ndonjë porosi nga lart?

entela

Kryetari i emëruar i PS-së për Fierin, Petro Koçi, do të thirret të hënën në SPAK  rreth një akuze të fortë që ai ka lëshuar (por pa emra) se protagonistë të trafikut të drogës në Fier kanë legalizuar subjekte biznesi, që fitojnë tendera publike.

“Të fuqizuar sidomos duke larë paratë e pista në industrinë e ndërtimit ata vazhdojnë të përvetësojnë fitime kolosale nga taksat tona”, komentoi Koci.

Kjo ishte deklarata e parë, që deputeti i zgjedhur i PS-së e shoqëroi me një të dytë teksa foli për analizën paraprake të zgjedhjeve për PS në qarkun e Fierit.

Në analizë, Koçi fajësonte kadastrën dhe arsimin si dy sektorët me kosto politike për PS-në.

Pas tij ia behu njeriu i prekur nga akuza, ish-drejtori i ALUIZNI-t për Fierin Ervin Bushi i emëruar nga PS për 8 vite rresht në atë detyre (2013- janar 2021).

Bushi shprehej ndër radhë se mllefi i Petro Koçit vinte si pasojë e rezultatit të dobët që ai kishte marrë në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Nga ana e tij, vetë Koçi kujtonte shkarazi (por jo pa qëllim) që ai kish bërë thirrje që të votohej PS dhe jo emri i tij. Koçi gjithashtu fuste në valle edhe Gramoz Ruçin kur linte te kuptohej se ai kish “lobuar” për të vetmin emër në Fier, atë të Gramoz Ruçit.

Por në anën tjetër, shumëkush në komentet e postimit të personit të akuzuar Ervin Bushi nuk linte pa kujtuar faktin se Petro Koçi nuk mund të kapërdihej lehtë nga socialistët e Fierit pas partisë së drejtuar prej tij të para do viteve më parë, PSV ’91 që prej vitesh kritikonte PS.

“…Më vjen keq të quaj të zgjedhur sepse është e turpshme që Kryetari i Partisë të votohet aq pak nga Fierakët Socialistë! Pranoje që ke dështuar edhe këtu dhe kjo për paaftësinë tënde drejtuese, menaxhuese, dhe jo për shkak te performancës së Ashk-së që ka qenë në standarde maksimale…”, komentoi Ervin Bushi.

Debati në PS për Fierin, lobimeve të forta, të rikthyerve dhe emrave të “rinj” të fuqizuar në qeverisjen e PS, është futur në një spirale me rrugëdalje jo fort të afërt.

Pak kohë më parë, Gramoz Ruçi lajmëroi se do të jepte dorëheqjen nga partia njeriu i cili jo vetëm ka drejtuar “de facto” njerëzit në PS, por edhe qarkun e Fierit për vite me radhë.

Ruçi u shpreh se ishte koha të linte stafetën edhe pse nën zë nga PS të thonë se vendimi i tij ishte deri diku i kushtëzuar nga disa sinjale që kishte lëshuar vetë Rama për të liruar rrugë.

Ajo që ende nuk është e qartë në këtë debat është fakti, nëse Petro Koçi, tashmë deputet i zgjedhur i PS po flet me kokën e tij, apo ka ndonjë porosi dhe shkelje syri nga selia qendrore e partisë.

Këtë enigmë do ta vërtetojë koha shumë shpejt pas lëvizjeve që do të bëjë SPAK në Fier.

 

e.r/dita

Share This Article
4 Comments
  • Ne foto shihet qarte kucedra dhe kelyshet.
    Kelyshi Petro, si ish kelysh i Nanos ka bere detyren. Harrojne se kucedrat i hane kelyshet e tyre. Mbahu Petro, se do te bej tallava si Lelin. Dhe ti i emeruar je

  • Tenderin e plehrave e morri

    ben qimja.

    Donte t’a merrte edroga me

    sadri abazin.

    Edroga ndërzen petron kundër

    benit.

  • Spaku dhe gjykata e fierit para ca kohesh kishte ne shqyrtim dosjen e Bankers Petroleum qe akuzonte Lonin per vjedhje marramendese te kompanise dhe asgje nuk po degjohet se cfare u be me kete masaker ne Patos-Marinzes. Loni atje eshte nje koke turku, sepse atje ka hajdute politikan, deputet qe jane bashkepunetor me Bankers dhe vete kompania eshte hajdutja me e madhe e kesaj pasurie natyrore. Pse nuk avancojne hetimet ne kete vjedhje marramendese apo pritet te harrohen, ashtu si shume te tjera, dhe pastaj te mbyllet. SPAKU sot po merret me ca cironka neper rrethe, gjen ndonje qorre neper bashkote e rretheve dhe merret me ta per te shmangur dhe te shtyj sa te jet e mundur kokat e medha te korrupsionit dhe shkaterrimit te shqiperise Ilir Meta, Sali Berisha, Edi Rama, Lulezim Basha, Arben Ahmetaj, Melinda Balluku, etj., etj., qe kane bere dhe po bejne kerdine. Kjo eshte taktike e Edi Rames per te shmandur ndeshkueshmerine e politikaneve dhe per ta shtyre ata sa te jete e mundur, bile keshtu si ka nisur do duhen vite per te ndeshkuar korrupsionin e ketyre te rretheve ku kane levizur ca miliona leke shqiptare, kurse ata larte kane levizur qindra miliona EURO. Pra, shtyje sa me shume ndeshkimin e politikaneve dhe qeveritareve te nivelit te larte, kjo eshte nje mundesi tjeter qe po u jep Rama atyre, ne menyre qe edhe po qe se ata do te ndeshkohen nje dite, deri atehere ka kohe qe ata te fshehin pasurite dhe parat ose nje pjese kane shkuar ne boten tjeter. Ata qe mund te kapen SPAK nuk ka cfare tu gjeje me ose ti sekuestroj dhe maksimumi mund te marrin ndonje denil te vogel sa per tju rrezuar pak dhjamet dhe barkun. Pra korrupsioni ne shqiperi nuk ka per tu ndeshkuar sepse SPAKU dhe gjithe organet e drejtesise jane te kapur teresishte nga politika, majtas dhe djathtas por qe te dyja jane bashke dhe kane nje qellim te perbashket minimin dhe shkaterrimin e reformes ne drejtesi per te shpetuar pasurite dhe koken e tyre. Per cfare po levrine Meta dhe Monika neper Europe dhe ne Amerike, po gjene klient per te shperndar dhe siguruar pasurite e vjedhura dhe kete shance te arte po ja jep Edi Rama. Keshtu po veprojne te gjithe hajdutet e politikes. Per ta, zgjatja e kohes se mosndeshkueshmerise, tani eshte flori dhe e mjaftueshme per te vjedhur akoma dhe per te fshehur dhe shperndar ato qe kane vjedhur. Reforma ne drejtesi do merret me ata hajdutet e vegjel te vobeketit dhe orjentimin se kush do arrestohet e jep komandanti i madh Edi Rama. Prandaj taktikisht SPAK e ka filluar steprapethi, nga bishti, ai duhet te fillonte nga kokat dhe keta te bishtit do shkonin me kembet e tyre tek dera e SPAKUT, pra do denonconin vetevehten para tij. Pse nuk i sekuestron pasurite SPAKU ketyre qe arreston? kjo eshte nje domethenie e madhe dhe ka politiken ne prapaskene. Kush vodhi do ti gezoj pasurite e vjedhura, mjere populli qe fitoi varferine ekstreme.

  • Po Petro Koci,flet i urdheruar.
    I detyruar nga miqte e tij,familjare te 97.Ashtu sic foli ne M.Brendshme pas pucit te 14 shtatorit,e shkateroi dhe i vuri feren.Ashtu si foli pas formimit te ” partise’ se re kunder PS.
    Ashtu si flet, vazhdimisht pasi tulatej e servilosjeve hurjaipjene kur ha goditje nga ps.E kur e udherojne guzhinieret e corbes qe e detyruan te hante ne 1997.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *