Ç’po ndodh në Fier, “Na paguani, ndryshe…”

Leda Hysa

Mbi 600 punëtorë të firmave nënkontraktore të kompanisë italiane ‘Serenisima’ kanë dalë ditën e sotme në protestë, në qytetin e Fierit.

Punonjësit kanë nisur protestat, pasi kanë kryer punimet e By-Pass-it Fier dhe nuk kanë marrë lekët sipas kontratës.

Janë gjithsej 41 firma kontraktuese, punonjësit e të cilave pretendojnë se nuk janë paguar siç duhet.

Ata kanë kërcënuar me përshkallëzim të protestave, deri në bllokimin e rrugës nacionale, nëse nuk paguhen për punën e kryer.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *