“Ç’po ndodh në Holandë, duam shifra për kriminalitetin në vend”

Bora Basholli

Mbledhja e radhës në Komisionin e Integrimit është shoqëruar me debate, pas kërkesës që përfaqësuesi i Holandës depozitoi të premten në Komisionin Europian.

Deputetja e PD, Rudina Hajdari, kërkoi nga mazhoranca që të kërkohet pjesëmarrja e ambasadores holandeze në këtë komision.

Hajdari u shpreh se ambasadorja duhet të paraqitet dhe të raportojë me shifra konkrete për rritjen e kriminalitetit shqiptar në Holandë.

Debatet në Komision:

Hajdari- Ambasadorja holandeze të vijë në komision. Ambasadorja të japë shpjegime për kërkesën e Holandës. Kërkojmë një raport të detajuar se çfarë po ndodh në Holandë. Duam shifra ekzakte për rritjen e kriminalitetit shqiptar.

Gjoni: Kërkesa ambasadores t’i bëhet sa më shpejt.

Të premten, më 31 maj, përfaqësuesi i Holandës në KE  Robert de Groot, dorëzoi në këtë komision, kërkesën zyrtare ku i kërkon në emër të Holandës rikthimin e regjimit të vizave me Shqipërinë.

Letra, drejtuar komisionerit Avramopoulos, i cili tha në Tiranë se në Holandë nuk kishte shkuar asnjë kërkesë. Shkak, për këtë kërkesë është bërë kriminaliteti shqiptar në Holandë.

 

b.b/dita

Share This Article
1 Comment
  • Deputetja e PD?! Prape me Sale agjentin kjo? Sala nuk te nderron kurre moj vajze e babait me Lulezim Bashen e Co.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *