Ç’po ndodh në Kopshtin nr 7 në Allias?

redaktor

Letër e nënshkruar

Mitat Musabelli

 

E nderuar DITA! Me respektin maksimal për ju dhe stafin tuaj, dua te ndaj një shqetësim. Çdo ditë çoj dhe marr nipçen në kopshtin nr. 27 në Allias, Tiranë. Para disa kohësh në këtë kopsht ka filluar rikonstruksioni i tij. Për pasojë, fëmijët bëhen disa grupe bashkë në një ambient. Kuptohet cilësia e programit për këta fëmijë. Por dhe qëndrimi është kufizuar deri në orën 12 në drekë, pasi nuk kanë ku të flenë. U punua ca ditë nga firma ndërtuese dhe tani nuk punohet. Por punimet janë pa mbaruar. Nga edukatoret na u kërkua të firmosim një peticion për firmën që ka ndërprerë punën pa arsye. Tani këto zvarritje i vuajnë fëmijët që bëjnë një program të sakatuar dhe pa pushim dreke. Mendoj që Bashkia Tiranë të vërë para përgjegjësisë firmën ndërtuese, pasi ajo është organi që ka lidhur kontrata punimi. Shpresoj sadopak kjo ankesë të bjerë në veshin e duhur dhe fëmijët të futen në normalitetin e tyre.

Me respekt, Mitat Musabelli.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *