Ç’po u ndodh motrave Knowles?

anazapta

Një ditë më parë, të gjitha mediat botërore online publikuan një video ku motra e këngëtares Beyonce, Solange, ushtronte dhunë ndaj kunatit. Episodi i pakëndshëm ka ndodhur në një ashensor të hotelit “Standard” në Nju Jork, ku të tre protagonistët morën pjesë në eventin Met Gala.

Pamjet e siguruara nga kamerat e ashensorit tregojnë Solange që i vërsulet këngëtarit Jay Z, duke e goditur me grushta dhe shkelma. Ndërsa Beyonce, e cila ndodhej në ashensor së bashku me truprojën, rri gjakftohtë dhe nuk ndërhyn.

Pavarësisht dhunës që po ushtrohej mbi të reperi amerikan ruan qetësinë dhe nuk i përgjigjet goditjeve të Solange. Ndërhyrja e truprojës e mbyll sherrin, ndërsa të katërt dalin nga ashensori, për të hipur në makina: Beyonce me Solange, ndërsa Jay Z largohet me një makinë tjetër.

Fakti që videoja është pa zë dhe pamjet janë kapur nga lart (gjë që nuk lejon të lexosh shprehjet e fytyrës) i ka bërë të vështirë për mediat hamendësimin se cila mund të jetë arsyeja e zënkës.

Ndërkohë, një ditë pas sherrit, Solange ka fshirë nga profili në Instagram të gjitha fotot ku kishte dalë me Beyonce.

Video:

beyonce

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *