Ç’presin nga qeveria e re pyjet e masakruar

editor

Mos më lini përjetësisht në pështjellim” ka qënë amaneti i fundit i Kristofor Kolombit, (Cristoforo Colombo/Christopher Columbus, 1451-1506) dhe ky epitaf i tij ka nxitur sot studjuesit e Oxford-it dhe Harvard-it të ti deskriptojnë këtë sentence dhe po “gërmojnë” për këtë zbulues të famshëm Gjenovez të Amerikës (me mbështetjen e Ferdinand-it të II-te të Aragonës dhe Izabelës së Kastilias) për origjinën e dyshuar hebre’ të tij.

Dhe Shqiperia jonë e vogël edhe pas 60 mije vjetesh krijim e zhvillim të qënies njerëzore, edhe pas 3000 vjetësh qytërim, edhe pas 300 vjetesh kulturë shtetarie dhe përvoje botërore perëndimore, edhe pas 100 vjetësh shtet shqiptar, endet edhe sot në pështjellim dhe u katandis si nje vend pa shtet nga politikanë primordialë e mbetet ende’ “me krye n’hi”, saqë s’krahasohemi dot as me popujt Zulu’ të Konicës se dhe ata kan ecur shumë perpara.
Por me sa duket ky pështjellim dhe kjo tulatje e jona nuk është e rastit nga ç’na mëson historia 100-vjeçare shtetarie dhe realiteti ynë sot. Dhe këshisoj kjo Shqipëri që po ta shohësh nga larg duket si ”Veza e Kolombit” dhe në ka mbetur si ”Guri i Sizifit” që s´gjen derman e s´zë vend kurrë përsa kohë vetëdija publike dhe intelektuale të arrijë në nivelet e standartet e duhuara të kohës dhe të hedh tej Bershët e Co dhe pastroj vendin nga llumrat e tranzicionit.
Në një takim me intelektual që u zhvillua më 11 Janar 1991, në Institutin e Lartë të Arteve, (organizuar nga Z. Edi Rama dhe Z. Ardian Klosi..ku unë pata rastin të marrë pjesë) shkrimtari i madh disident Kasëm Trebeshina kur foli për qeverisjen tha:Qeverisjsa e vendit, është një amanet i lashtë.”Qeveriseni mirë popullin se përndryshe ai ç´do invazion të huaj do t´a quaj çlirim”-ka thënë 3500 vjet më parë mbreti Hemurabiu i Asirisë/Babilonisë së lashtë. Kjo Shqipëri e vogël që i mbushi 100-vjet gjoja-me-shtet mbeti nën sundimin e të papërgjegjshmëve, kaçakëve a anadollakëve dhe nga rendi social-ekonomik dhe dinjiteti me krye n’hi dhe si “Guri i Sizifit”, kur në fakt është ose duket të jetë si “Vezë e Kolombit”.’“Ky vend ka vuajtur gjithmone dhe vuan ende’ nga njerez gjysem-te-mesuar’;-thotë Kasëm Trebeshina.
Nga rraca jone kan dalë dhe njerëz të shquar dhe të ditur, që nga ata me emër në botë, por atje ku ka system dhe hierarki vlerash dhe ka rregull e shtet. Në këtë vend vëretet ka patur burra të mëdhenj dhe që kan bërë xheste historike që nga ai i Ismail Qemalit (që pas tij e përdhosi vendin Haxhi Qamili, siç përdhosi Sali Berisha demokracinë tone sui generis, duke kaluar nga feudalizmi ne socializëm dhe menjëherë në kapitalizëm) dhe deri tek mijra intelektualë dje dhe sot të flijuar për ideal. Por në përgjithesi mendoj se në këtë vend asnjëherë s´po i vihet pika mbi “i” gjërave dhe flasim e shkruajmë dhe loja-vandale vazhdon rituali apo avazi i vjetër, dhe vendi i lihet viktime e asaje mendesi qe sa të mendohet i mënçuri budallai mbaron punë”.
Dhe nuk është rastësi që pas 100 vjetesh shtet ne kemi rënë kaq poshtë sa të kemi një qeveri me në krye Sali Berishën, që flet që prej 23-vjetesh vetëm broçkulla dhe ka bërë aq zullume në këtë vend si ajo e ’97-ës që jo kryeministër por as qytetar i këtij vendi s’e meriton, po meriton ta shpallesh si subjekt retroaktiv të ligjit të lashtë Grek të Ostracizmit, ta dëbosh nga vendi se përdhosi gjithça, demokracinë, shtetarinë, drejtësinë, politikën, ekonominë, shkencën, kulturën, historinë, administratën shtetërore që është aq e korruptuar sa duket se s’ka burrë nëne që pas tij ta sjellë më në vete këtë vend. Me sa duket “Sali Berisha nuk iken kurrë nga skena politike dhe do ta kemi para sysh e në ekranet e TV, për një kohë të gjatë, si një gozhdë të ndryshkur në trutë e shoqërisë shqiptare, siç thote Alfred Peza.
 Ja se ç’thotë për Sali Berishen publicistja britanike Miranda Wickers: “Kur mendoj z.Berisha, unë kujtoj një shprehje që e themi ne në Angli: “Çdo qen ka ditën e tij…”, dhe ai me siguri i ka gëzuar ditët e tij! Berisha është një njeri i lodhur, i rraskapitur, ai është i vjetër dhe jo i mirë, kështu që ai mund edhe të largohet dhe të gëzojë të gjitha paratë e familjes së tij, ndërkohë që ai ende mundet. Ai ka fituar vendin e tij në histori nga jetëgjatësia e tij politike, por unë mendoj se historia nuk do ta gjykojë atë për mirë”.
 “Largimi i zotit Berisha ofron një shans për shqiptarët, të ecin përpara – një mundësi për t’i thënë lamtumirë së shkuarës. Z. Berisha ka përfaqësuar për shqiptarët gjithçka që ata janë përpjekur ta harrojnë, më së shumti stilin komunist të modës së vjetër, një sundim konspirativ, si dhe ngjarjet e tmerrshme të viteve 1997-1998. Nën sundimin e Berishës, Shqipëria ishte si një anije e ngecur në port me një spirancë të rëndë, të ndryshkur. Tani Shqipëria mund të niset në një lundrim në ujëra të freskëta, pa qenë e lidhur me të”, thotë Miranda Vickers. (Gazeta “Dita”,  9 Korrik, 2013)
Dhe shpresa e vetme sot është PS-ste dhe opozita jonë fituese e zgjedhjeve te 23 Qershorit, dhe që do jetë qeverisja e  nesërme që ka shansin dhe obligimin në këte zgrip PD-istësh të ndërtoj dhe zbatoj një program të vërtetë ringritjeje kombëtare së pari të shtetit, të dinjitetit të këtij vendi dhe krahas kësajë të ekonomisë, të popullit të thjeshtë i cili zvarritet që prej 100 vjetësh dhe 23 vjetësh demokraci.
Po a do të bëjmëdot më në fund  një shtet të përgjegjshëm Shqiptar ku drejtuesi i tij dhe drejtuesit e të gjitha institucioneve te tij deri tek kryetari i një komune të ulen në karrige si shërbëtor të popullit dhe jo t’a kthejne ate në “pronë private” për bamirësira e përfitime personale ???
Duke ritheksuar parimet e demokracisë Presidenti Amerikan Barrack Obama, në fjalën e tij në Universitetin e Cape Town-it, për lançimin e mëeshtetjes Amerikane “Power Africa” në Samitin për marrëdhënieve SHBA-Afrikë, tha se: “ …and we strengthen it when organizations stand up for democratic principles, but this work is not complete –not in those countries where leaders enrich themselves with impunity; not in communities where you can’t start a business, or go to school, or get a house without paying a bribe to somebody.  These things have to change.  . Dhe ne e forcojmë atë kur organizatat qendrojnë-fortë për parimet demokratike, Por kjo punë nuk është e plotë – Jo.. në ato vende ku liderët pasurojnë veten e tyre nga mosndëshkimi, jo në komunitetet ku ju nuk mund të filloni një biznes, ose të shkojnë në shkollë, ose të merrni një shtëpi pa paguar një ryshfet për dikë. Këto gjëra duhet të ndryshonjë.. ). Dhe këto fenomene “afrikane” janë aktuale edhe tek ne sot e gjithë ditën. Por ne jemi në Evropë ! “.
·        A do të shmangen militantet që vrapojnë me marifet për zënien e posteve dhe behet konkurim real për të punuar në administartën publike ???
·        A do të shmanget nepotizmi dhe akraballeku në emërimet e administratës publike dhe bëhet më në fund pas 22-vjeteëh hallkatje një “set menaxhimi-qeverisës” për shtetin???
·        A do të lihen “pa u shpërblyer” nga partitë ata që hodhen para  te vjedhura nga taksapaguesit me postet e tyre në zgjedhje për të zënë prapë një post pas tyre dhe marrë “fitimin” e tyre njëqindfish nga fondet publike duke u bërë shefa e drejtorë ???
·        A do të shmangen marifetçijtë dhe dallkaukët, pehlivanet dhe rrufjanët qe gjithmonë, nga qe s’bejnë dot punë tjetër, gjejnë streh në partira dhe na bëhen drejtorë e doganier ???
·        A do të shmangen emërimet e njerëzve të pamësuar në poste qe janë për të mësuar si në përfaqësitë tona diplomtike, në NATO, OKB, FAO, UNDP etj ???
·        A do të neutralizohet kripto-politika dhe pastrohet ajo nga kriminalizimi ???
·        A do të rehabilitohet dhe normalizohet ekonomia e vendit dhe ulet informaliteti ???
·        A do të kemi dogana ku për t’u bëre doganier të konkurohet dhe ku doganierët të mos pasurohen e bëhen miliardere me 6-muaj punë ???
·        A do të vihen para përgjegjësisë ligjore ata që urdheruan vrasjen e njerezve të pafajshëm më 21 Janr, në Gerdec, ata që urdhëruan nxënësit e shkollave të shkonin në mitingje partish ???
·        A do të zhbëhen dhe vihen para përgjegjësisë ligjore qeveritarët-përgjegjës për privatizimet dhe konçesionet abusive me pasurite tona natyrore kombetare dhe kufijtë detare të vendit ???
·        A do të shmangen të bëhen prapë drejtorë dhe ministra ata që kan qënë njëherë në qeverine e korruptuar 2009-2013 dhe janë përfolur dhe dyshuar për korrupsion ???
·        A do të kemi një kontroll të pasurive të vëna nga përfitimet shtetërore dhe vihen para përgjegjësise të gjithë ata që nuk e justifikojnë atë dhe kan përfituar në mënyrë abusive ???
·        A do të hetohen ish-Ministra ish-Prokurorë, ish-Kryetar Gjykatash,  Drejtorë Doganash, Tatimesh, KESH-i e ÇEZ-i- me vila në bregdet, që kan pasuri marramendëse dhe na bëhen drejtues, politikanë dhe na “japin mend” se bëjnë gjoja politikë ???
·        A do të kemi dhe ne një shtet dhe media kurajoze që të evidentojne gjithë vilat e ndërtuara me para te pista në bregdet apo zona turistike dhe  jashte vendit nga ish-drejtues e politikanë që nde’ na dalin e flasin për rregull etransparencë, në TV ???

Po u bënë këto mund të thuhet se kemi shtet dhe po Qeverisim Shqipërinë

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *