“Lul Basha është një fushatist tejet efiçient,” më tha Valentina Leskaj, drejtuesja e fushatës së 2009-ës në Elbasan për PS-në, kur e pyeta pas atyre zgjedhjeve sesi mund ta shpiegonte që dy koalicionet kishin dalë barazim me mandate në atë qark. Dhe në këtë fjali të Leskajt, ndoshta fshihet edhe kyçi i prishjes së atij barazimi në 23 qershor…
Nga informacionet që kam mbledhur pas zgjedhjeve të 2009-ës, më rezulton se Basha zbatoi ne qarkun e Elbasanit strategjinë elektorale të mikro-shënjestrimit, të hartuar e zbatuar me aq efikasitet nga Carl Rove, strategjisti elektoral i Bushit të Ri. Pasi Basha evidentoi me një punë të palodhshme të njerzve të shtabit të tij prirjet e votimit të çdo qendre banimi, sado të vogël, ai i shënjestroi mesazhet dhe premtimet sipas nevojave që kishte secila prej tyre. Basha s’përtoi të shkonte edhe në lagjen më të largët të fshatit më të largët, për t’u premtuar edhe një grushti votuesish diçka për të cilën kishin nevojë. Si rezultat, mandatet në Elbasan u ndanë 7-7, duke siguruar kështu barazimin 70-70 mes koalicioneve të majta e të djathta në rang vendi.
Por vjen një kohë që premtimet e bëra duhen mbajtur… Nga informacionet që kam nga qarku i Elbasanit, më rezulton se shumë prej mikro-premtimeve që Basha u bëri votuesve të mikro-qendrave të banimit, nuk i ka mbajtur. Dhe kjo e vështirson shumë punën e drejtuesit të fushatës aktuale të PD-së në qarkun e Elbasanit, Arben Imamit (një fushatist i palodhur edhe ky), për t’u marrë votën të njëjtave mikro-qendrave të banimit.
Por ajo që e vështirëson edhe më tej punën e Imamit në qarkun e Elbasanit është fakti se 7750 votuesit e koalicionit të LSI-së, në 23 qershor, do t’i bashkojnë votat me koalicionin e madh të majtë, ndërkohë që vetëm 3000 votues të koalicionit LZHK-PDK-etj mund t’i bashkohen koalicionit të madh të djathtë. Duke i futur në llogari këto lëvizje, rezulton se për mandatin e 8-të në qarkun e Elbasanit, koalicionit të madh të majtë i duhet një shtesë prej vetëm 0.2 pikë përqindje në krahasim me 2009-ën (ose rreth 320 vota shtesë neto), PAVARËSISHT SESI NDAHEN VOTAT DHE MANDATET JASHTË KËTIJ KOALICIONI, MES PD-SË, FRD-SË, AK-SË DHE PARTIVE TË TJERA. Dhe kjo do të thotë se koalicioni i majtë siguron mandatin qeverisës për 4 vjetët e ardhshme, edhe sikur ASGJË të mos ndryshojë në qarqet e tjera.
Sidoqoftë, historia nuk mbaron me kaq në Elbasan…
Ndërkohë që koalicioni i majtë është vetëm 0.2 pikë përqindje afër marrjes së mandatit të 8-të në qarkun e Elbasanit, koalicioni i djathtë nuk ka të sigurtë edhe mandatin e 6-të. Premtimet e pambajtura të Bashës dhe zhgënjimi me Berishën në përgjithësi në shtresën e të shpronësuarve dhe të përndjekurve nga regjimi komunist, kanë bërë që jo pak votues të djathtë t’i hedhin sytë nga FRD-ja.
Unë shkova vetë në Pallatin e Sportit të Elbasanit, kur FRD-ja zhvilloi metingun e parë atje dhe u befasova nga pjesmarrja e entuziazmi, i cili më kujtoi një meting të atjeshëm të vitit 1991, kur u inagurua dega lokale e PD-së. Nga Tirana kishte ardhur vetëm një autobuz me aktivistët e qendrës së FRD-së, ndërsa Pallati i Sportit ishte mbushur plot e përplot me 2400 elbasanas entuziastë.
Ndoshta në këtë sukses të FRD-së në Elbasan ka ndikuar edhe qënia në krye të saj atje e Artin Kovaçit, pinjoll i një familje të vjetër tregtarësh të Elbasanit dhe sportist e trainer i njohur i futbollit elbasanas. Kovaçi dhe drejtuesit e tjerë të djathtë të FRD-së, në qoftë se tregojnë të njëjtat aftësi për mbledhjen e votave, siç treguan për mbledhjen e përkrahësve të FRD-së në Pallatin e Sportit të Elbasanit, mund ta bëjnë FRD-në një konkurente serioze për mandatin e 6-të të së djathtës në atë qark.
Pa dashje, në ndihmë FRD-së mund t’i vijë edhe Artur Dojaka, i cili do të drejtojë fushatën e Aleancës Popullore të Lëvizjes Çame në Elbasan. Duke marrë vota të komunitetit çam, i cili ka votuar tradicionalisht djathtas në qarkun e Elbasanit, Dojaka, së pari, do të ndihmojë partinë e tij për të marrë një mandat në qark, së dyti, do të ndihmojë koalicionin e majtë në tërësi për mandatin e 8-të, dhe së treti, do të dobësojë edhe numrat e koalicionit të Berishës në garën me FRD-në për mandatin e 6-të të së djathtës.
Sidoqoftë, mund të thuhet se, sa e lehtë është për koalicionin e majtë që të marrë mandatin e 8-të të saj në qarkun e Elbasanit, aq e vështirë do të jetë për FRD-në marrja e mandatit të 6-të të së djathtës. Por gara është garë dhe ajo mund të ketë edhe të papriturat e saj…

Jam nga Elbasani ! Kandidadi i PR ne El e ka mandatin e fituar !! Zoti luan duzha e duan te gjithe ne EL
Luan Duzhen nuk e votojne as kusherinjte e tij ne Klos.
sala i djeg te gjithe parashikimet,te le dopio 6-shten ne dore,me asin qe mban nen meng.
Renia ne gjume e PS dhe nderhyrjet e L.Bashes ne Librazhd e Prrenjas gjate periudhes se numeriit me presione arriti te siguroje barazimin.Sa per keto PR zere se nuk ekzistojne ata nuk i voton as familja e vet
Cere ti baj une Qazim Bej Sejdinit ene Ben Demel Blushit se po te marri 6 deputet mazhoranca do ishte fitore.Keshtu si e kane lene qarkun e Elbasanit edhe 6 deputet jane teper.Ben Demel Blushi as po ben fare fushate.PS e Elbasanit as nuk organizohet fare.As ka pas e as ka drejtues lokal.Qazim Bej Sejdini do ti shlyej borxhin PD qe e mbeshteti ne zgjedhjet lokale.Per kete as mos keni asnje iluzion.Ai bile po punon nen rrogoz sic ka punuar gjithmone ne ndihme te kandidatit te PDIU ne Elbasan.Por me vjen keq shume po qe se mandatet ne qarkun e majte te mos ndahen 8 me 6 ne favor te opozites.LSI e merr 1 deputet kurse te tjerat shkojne tek te medhate.Vetem nese ben gjeli vez dhe fiton PDIU 1 mandat.
Ben Blushi, Ben blushi, ben blushi ,qe te tre keta emra me ngjallin dyshime,me bejne skeptik per fitoren e se majtes ne Elbasan,Per tu bere primar,nje korcar hipen dhe mbi gomar.
Luan Duzhen e beri te fitoje gruaja qe ka 30 vjet doganiere Votat jan te blera pa per ta dashur as kurvat e veta se duan me Luan Duzhen. Ai ka 15 vjet qe ka mbjelle floket qe para Berluskonit.Dava funderrine.