Cristiano Ronaldo: Dua të jem gjithmonë më i miri

redaktor

2014 është një nga vitet më të suksesshme për Cristiano Ronaldon në aspektin individual. Çmimi i Topit të Artë, u pasua nga të tjera arritje personale, por edhe në nivel klubi, pasi arriti të fitonte trofe të rëndësishëm me Los Blancos. Në një intervistë për mediat britanike, 29-vjeçari tregon se ambiciet e tij për të patur sukses janë gjithmonë maksimale. “Çmimet individuale janë rezultat e arritjeve të objektivave si kolektiv. Zhvilluam një sezon fantastik, fituam Championsin, Kupën e Spanjës dhe Superkupën e Europës. Një trofe si këpuca e artë, erdhi pas sukseseve si skuadër. Nuk mund të gënjej, realisht dëshiroja shumë ta fitoja. Synimi im është të jem gjithmonë më i miri. Falë Zotit, gjërat po shkojnë mirë. Nuk më mungon asgjë. Kam shëndet të plotë dhe familja ime është mirë. Do të ishte e padrejtë të thosha se jam i trishtuar. Karriera ime si futbollist po vjen gjithnjë në ngritje”, u shpreh numri 7 i madrilenëve. Sforcimi fizik në përfundim të sezonit, por edhe në Brazil 2014 mund të kishte patur pasoja të rënda në karrierë, por Ronaldo thekson se pa sakrifica, nuk mund të arrish gjëra të mëdha në jetë. “Nëse do të isha ndalur, do të kisha qenë më mirë, por unë nuk doja në asnjë mënyrë të humbisja finalen e Championsit dhe Kupën e Botës. Nuk isha në formën e duhur, ndaj u sforcova shumë. Me Realin shkoi gjithçka shumë mirë, sepse ne fituam dhe unë shënova për Championsin e 10, që të gjithë e prisnim. Ndërsa me Portugalinë nuk shkoi si duhej…. Në jetë nuk mund të kesh sukses pa sakrifikuar, duhet të rrezikosh. Por fatmirësisht gjërat shkuan mirë dhe unë theva rekordin e golave të shënuar në Champions. Nganjëherë e çoj trupin tim në limite, të gjithë sportistët elitarë e bëjnë këtë. Championsi 11? Një klub i madh si Reali i Madridit synon çdo vit ta fitojë këtë trofe, prandaj presioni ekziston gjithmonë”, deklaroi ylli portugez. Rivalitetin me Lionel Messin, Ronaldo e sheh si diçka normale dhe pozitive dhe që e motivon më shumë për të qenë nivelet më të larta. “Është pjesë e jetës sime. Është diçka normale që njerëzit na krahasojnë. Jam mësuar tashmë me këtë rivalitet që kur isha te United. Ne nuk kemi marrëdhënie të këqija, ne jemi të dy futbollistë. Jashtë fushës nuk kam lidhje me të, sikurse ndodh edhe me të tjerët. Është një rivalitet pozitiv. Ancelotti? Ai është perfekt, po bën një punë të shkëlqyer. Është një person dhe një trajner i madh, jemi shumë të kënaqur me të”, përfundoi Ronaldo.

Share This Article
1 Comment
  • Me i miri i kujt apo i gopit te sateme .Cfare ke bere per 6 vjet apo ke mare vetem 1 la-liga.
    Po me golat qe ke bere sa rekorde ke thyer .Po mesataren e golave kragasuar me MESSIN sa e ke .
    Po ta them une e ke 0.62 gola ne ndeshje kurse MESSI e ka 0.78 gola per ndeshje .
    Po ne boteror cfare bere se MESSI e coi ARGJENTINEN ne finale ,apo te shkerdheu Gjermania 4-0 ..
    Po sot sa pike je ,po ta them une je -4 pike pas BARCES..
    Ke shenuar gola ? kunder kujt ke shenuar apo kunder ekipeve qe vine nga SEGUNDA DIVISION .
    Po me ATLETIKO MADRIDIN pse nuk shenove ,po me SOCIEDATIN qe te degjeneroi 4-2 pse nuk shenove .
    Deri tani referat per 7 ndeshje te kane dhuruar 8 penallti .
    Sa asiste ke dhene ?
    Ta them une .Asnje.
    Ti nuk ke asnje kontribut as ne Kupen e Mbretrit as ne Ch-League.
    Po Topin e arte qe ta dhuroi Balta -Blater me rrugacin Perez ne kohen qe MESSI ISHTE FITUES por ta dhane ty sepse e nxore ne Boteror Portugaline me 5 ndeshje me shume se MESSI coi Argjentinen .
    Do me te tjera o deshtak .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *