Cristiano Ronaldo fiton “Topin e Artë”, barazon me Messi-n

Ornela

Cristiano Ronaldo ka fituar për herë të pestë Topin e Artë, duke barazuar kështu yllin argjentinas, Lionel Messi, të cilin e mposhti këtë vit.

Ylli portugez i Real Madridit ka triumfuar për herë të pestë duke arritur Messin në Olimpin e futbollit.
Trofeu prestigjioz i është dorëzuar nga “L’Equipe” dhe “France Football” gjatë ceremonisë së zhvilluar në Kullën Eiffel.

Messi është është renditur i dyti, ndërsa Neymar i treti. Vetëm vendi i katërt për kapitenin e Juventus, Gigi Buffon.

Me këtë Top të Artë, Ronaldo nuk ka barazuar vetëm Messin, por ka barazuar edhe numrin e trofeve me atë të fëmijëve.

E gjatë ceremonisë për dhënien e trofeut, Ronaldo shprehu edhe njëherë dëshirën për të pasur 7 fëmijë dhe 7 Topa të Artë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *