Aktorja hollivudiane, Penelope Cruz, ka zbuluar dietën e saj ideale për të humbur në peshë dhe për t’u rikthyer në format joshëse.
Fituesja e çmimit Oscar ka lindur fëmijën e dytë, Lunan, në korrik të këtij viti dhe thotë se ushqimi i foshnjës me gjirin e saj ka ndikuar që ajo të rikthehet në formën më të mirë.
“Mendoj se jam me fat sepse mund të ushqej me qumësht gjiri fëmijët e mi. Unë ushqeva djalin 13 muaj dhe tani e bëj të njëjtën gjë edhe me Lunan. Kjo është fantastike për bebet, por është mirë edhe për nënën sepse rregullon trupin menjëherë pas shtatzënisë”, ka deklaruar Cruz.

Ok, por here tjeter na i nxirni nje çike me ballor.