Ç’tha Trebeshina për Kadarenë në “tubimin e fshehtë” të janarit ’91

editor

Më 11 Janar 1991, në Institutin e Lartë të Arteve ( ndërtesa ku është bërë mbledhja e parë  për shpalljen e Republikës më 1946-tën ) u organizua një tubim”i fshehtë” me intelektualë, me konduktorë zotërinjtë Edi Rama dhe Ardian Klosi.

U deklamuan refleksione nga inteligjencia Tiranase, për demokracinë dhe regjimin komunist në fuqi, për liderët mediokër etj.  Meqë pata rastin të marrë pjesë mbajta dhe shënimet e mëposhtme, të cilat po i risjell në gazetën DITA:

 

1.– I pari e mori fjalën Z.Edi Rama, piktor e pedagog në ILA. Ai foli hapur e me kurajë për gjendjen e rëndë ekonomike dhe bëri fajtor për këtë Partinë e Punës dhe Enver Hoxhën, dhe sot Ramiz Alinë në krye, dhe bëri thirrje që Partia Demokratike e posaformuar të mos propagandojë në përgjithësi por të kërkojë hapur dënimin e fajtorëve…

2.- I dyti e mori fjalën Z.Ardian Klosi, publicist, përkthyes, doktor i shkencave letrare. Ky së pari foli për disidencën shqiptare, për ata intelektual që u distancuan herët nga  regjimi komunist i E Hoxhes, ndonëse një pjesë e mire e tyre u persekutuan barbarisht, duke përmendur disa njerëz të penës e letrave, si shkrimtarin e madh çek Havel i cili përshkruan birucën e tij të burgut, dhe tha se, “ne i themi Havelit të madh se biruca jote do të ishte një vilë për ne shqiptarët, se të gjithë ne, në një kuptim, kemi qënë të gjithë të dënuar me arrest shtëpie këto 45-vjet të regjimit komunist.

Po na akuzojnë ne demokratët, vazhdoi ai, se po mundohemi të hedhim baltë mbi figurën e Enver Hoxhës, por ne u themi atyre që na akuzojne, se nuk po mundohemi të hedhim baltë mbi figurën e Enver Hoxhës edhe pse ai e meriton këtë, por po mundohemi të heqim nga kokat tona baltën qe ai na ka hedhur për 45-vjet. Dhe vazhdoi më tej, me gjendjen e rëndë ekonomike dhe metastazat e shkaktuara nga sistemi totalitar mediokër, dhe së fundi  bëri thirrje për një angazhim total për të luftuar për një demokraci të vërtetë, dhe ne, tha ai, duhet të detyrojmë udhëheqjen e paaftë të japë dorëheqjen.

3.- I treti e mori fjalën Z. Gavrosh Levonja, mësues fiskulture ( ndonëse ishte diplomuar për matematikë-?!, i biri i Besim Levonjës, autor i “Prefektit të Tironës”) i cili u mundua të bëjë retrospektivë për falcitetin e historisë sonë sipas shtrembërimeve të bëra nga PPSH e E.Hoxha asaj.  Foli pastaj për falcitetin e figurës së Stalinit.´´Kur njëhere, tha ai, kur e pyeti Titua, se ç´do të bëjmë me Shqipërine, Stalini iu përgjigj, bëj ç´të duash, dhe kur Titua, i tha se,´´është e veshtirë se shqiptarët janë një popull i lashtë dhe besnik, Stalini iu përgjigj, se ´´besnik është dhe qeni´. Së fundi foli për lidhjen me kinezët e pasojat e mëdha që la revolucioni kulturor kinez tek ne etj.

4.- I katërti e mori fjalën një shkodran, pedagog në ILA; I cili lexoi një prememorie të k/priftit italian, Padre L.Tanini, ku dilte në pah barbarizmi tragjik i treguar ndaj fesë e fetarëve gjatë regjimit të E.Hoxhës etj…

5.-I pesti e mori fjalën Z. Kasem Trebeshina, ish-i-burgosur politik, shkrimtar, ish-partizan, ish-nxënës në shkollën normale të Elbasanit, i cili kishte punuar pas lufte dhe si kolonel në Ministrinë e Mbrojtjes, e pastaj pak kohë si shkrimtar në Lidhjen e Shkrimtarëve…dhe më në fundi  ishte arrestuar dhe bërë rreth 17 vite burg.

-Unë, tha ai, ndryshoj nga të burgosurit e tjerë për dy gjëra; unë kam bërë më pak burg ( rreth 17-vjet ?!, kur të tjerët kanë bërë nga 45-vjet e ka shumë nga ata që kane vdekur në burg) e dyta, mua më ka dënuar direkt Enver Hoxha. U dënova për herë të parë (se jam dënuar disa herë) pasi i pata dërguar një letër të hapur Enver Hoxhës, ku i thosha hapur se duhej hequr dorë nga çensura në art e letërsi, s´ka përse ë ndërhyjnë burokratët mediokër në punën e shkrimtarit apo artistit, si në kohën e absolutizmit të Luigjit të XIV-të, se kjo i pata thënë, nuk justifikohet me paaftësinë e ndonjë ´´ushtari-burokrat´´, se pastaj kështu do të rezultojnë të paaftë nënoficerët, oficerët  e më tej gjeneralët, pra të gjithë-´´ante-fyrerët´´(nënqeveritarët), dhe rrjedhimisht del i paaftë dhe vet k/gjenerali (pra vet Ai..!) …dhe për të më dënuar kishin thirrur si deshmitar gjysmën e lidhjes së shkrimtarëve në gjyq, ku më ´´akuzonin´´ dhe ish-shokët e mi, dhe pasi e pashë se ishte e kotë rezistenca ime u çova  dhe thashe vetëm kaq:´´Me jepet rasti të kujtoj Ajnshtajn-in e Madh, që kur e pa se kishin grumbulluar 100 firma të antarëve për ta përjashtuar nga Akademia Gjermane-tha- ´´tani e kuptoj se edhe unë qenkam dikush”.

Kur u pyet, se pse iu kundërvunë kolegët dhe Ismail Kadare-ja, i cili në botimin e tij të fundit e përmend “kundër-revolucionarin K.T”, ai tha me qetësi,´´se kam kuptuar kundërvënien e kolegëve, ndoshta të nxitur nga qeveritarët… dhe aq më keq, tha ai, s´e kuptoj kundërvenien dhe insinuatën e I.Kadaresë se ai është i ri dhe unë jam ende një shkrimtar i pabotuar që të kem “kundërshtarë”. Por ndoshta i ka mbetur qejfi  nga një letër që unë i pata dërguar  në atë kohë lidhjes së Shkrimtarëve, për ´´Monumentet´´ që ai shkroi, ku shprehesha kundër ngritjes  së monumenteve të atyre që ende janë gjallë (aluzion për E.Hoxhën, shënimi im)….

Kur u pyet se ç´mendonte për hakmarrje dhe shikim pas, ai tha: “Unë mendoj të ngremë në sheshin Skënderbej altarin e kombit, me katër përmendore, ku e para t´u kushtohet të rënëve në luftë me fashizmin, e dyta të gjithë atyre  që ranë në luftë me okupatorin e huaj, e treta, viktimave të vëllavrasjes dhe e katërta viktimave të sistemit komunist të E.Hoxhës”.

Sa për komunistët e Partisë së Punës, ai tha se “ata duhet të reformohen e të reformojnë partinë e re me koncepte të reja demokratike, ose mund të formojnë një fraksion të majtë, duke u distancuar nga ata që i kanë lyer duart me gjak si Makbethi, dhe së bashku me partitë e tjera të futen në magjistralen e zhvillimit të kombit. Fraksionet sjellin zhvillim. “Njerëzit e vegjël mos i lini pa punë se ata pastaj bëjnë prapësira” – ka thënë F.Niçja

6.- Së fundi e morën fjalën lektorë të ndryshëm nga salla për të deklamuar refleksionet e tyre, ku midis të tjerëve e mori fjalen një ushtar, i cili tha se e kishin urdhëruar të bënte krim në kufi e të qëllonte “të ikurit” dhe pse s´e kishte bërë këtë ishte dënuar, dhe më pas e mori fjalën dhe një polic, i cili ishte zhveshur si ushtarak, për arsyen se kishte marrë pjesë në tubime demokratike etj…

Më në fund u firmos një peticion nga pjesmarrësit e këtij tubimi, ku ai i drejtohej Presidentit të Republikes (R.Alia) dhe ku midis të tjerash kërkohej;

  1. Shtyrja e datës së zgjedhjeve të shpallura më 10 shkurt 1992..,
  2. Përmirësimi i ligjit të zgjedhjeve,
  3. Rishikimi i figurës së E.Hoxhës.

 

*****

Shënime  autentike nga takimi në ILA, 11 Janar 1991, të mbajtura nga Mehmet Metaj. Botuar sot nga DITA

 

Share This Article
36 Comments
  • – Mbylli sytë Kasëm Trebeshina, në moshën 92-vjeçare..Tërë jeta e tij qe në një fare mënyre një lloj vdekjeje,..Personazhi i tij Odin Modvalsen-i është marathonomaku i tij në letërsinë shqipe. I persekutuar në diktaturën komuniste dhe në atë kapitaliste, siç tha dhe në mënyrë epigramatike i nderuari Hans-Joachim Lansch: “Ai nuk jetoi në kohë por në letërsi..”..Ndaj ështe e pamundur të harrohet..(Moikom Zeqo, 8.11.2017)..

    – Njeri dinjitoz dhe trim i rrallë, por dhe me kulturë të gjerë dhe shkrimtar me vlera të mëdha por i pabotuar tërësisht në kohën e diktaturës dhe rrëmujës demokratikase dhe ato mbeten ende’ të panjoura dhe të pavlerësuara por që një ditë do të vlerësohet për kontributet e tij dhe letrat që ka lënë..I Pavdekshmi Kasem Trebeshina do të mbetet i paharruar për të gjithë ata që e kan njohur dhe do vij dita që do ta vlerësojnë dhe ata që s’e patën njohur kur të lexone veprat e tij..njeri i rrallë nga virtytet njerëzore…(M.Metaj)…

    • Nuk e kam pas njohur, por kisha degjuar diçka per te, nga ky shkrim me goditen disa episode ne jeten e ketij TRIMI intelektual dhe konkluzioni im personal eshte ky; trim me te vertete i rralle, njeri i madh, intelektual unik.

    • Trebeshina është një nga perlat e pakta morale të inteligjencës shqiptare…
      Nuk u përlyer aspak nga pisllëku ideologjik, sic bene pothuajse gjithë të tjerët, fillo nga Dritëroi, Kadareja…..e shume, shumë maskarenj të tjere

  • Kam pasur fatin t’a njoh Kasemin ne dy apo tre biseda spontane dhe ajo qe me ka impresionuar kane qene njohurite e tij ne vecanti ato letrare si dhe elekuenca bashke me pasurine e gjuhes me te cilen komunikonte me bashkebiseduesin.
    Kjo persa i perket nje kendveshtrimi te pare, por po te ndjekesh jeten dhe bemat e tij mendoj se kupton qe kemi te bejme me nje karakter shume kombinativ.
    Ai kurre nuk diti t’i paraqese shkrimet e tij mbasi luftonte me te gjthe dhe me gjithcka.
    Kjo semundje e tij beri qe ai te mbetet nje kontestator i perjetshem qe nuk njihte asnje moment urtesie apo kompromisi.
    Fakti qe ai kerkonte te ndeshej edhe me diktatorin i cili kishte treguar se me “fuqine” qe mbarte nuk kursente askend e meshiron me se miri kete difekt.
    Ne lidhje me Kadarene fare rastesisht nga fundi i viteve 70-te me ka rene ne dore nje shkrim i tij futurist rreth 150 faqe te daktilografuara me titullin (ne mos gabohem) “Gjenerali i kockave te vdekura” ku te gjithe vepren e pershkonte nje mllef kunder Kadarese.
    E permenda kete mbasi armiqesia e tij me Kadarene ka qene e vjeter, ku sic e permenda me siper mendoj se edhe kjo eshte e lidhur me semundjen e tij.
    Gjithsesi koha do te tregoje qe pervec asaj “harikirie” qe tashme mbas vdekjes i vune emrin “trimeri” shkrimet e tij a do te zene nje vend ne historine e letersise shqipetare dhe ndoshta me gjere?!
    Ato per fat aty jane dhe nje dite do te flasin.

    • Të lumtë dhe une nuk kam qenë e nuk jam për Kadarenë..
      Veç të lexosh…Ku ti kerkoj rrenjet e tua Parti e kupton…
      Po ata marksist-leninist franceze e bënë te dërgohej si kandidat, po ai dhe vete e di, që nuk ka për të fituar kur nobel…se ka qene mbeshtetes i daktatures..

  • Çdo gjë që na ka thënë ky mendimtar i madh, zoti Trebeshina, duhet t’a gdhendim në gurë në shqiptarët…

  • Zoti Metaj eshte korrekt ne cfare ofron si deshmi te tij.

    Por, ngjarjet gjithnje vendosen ne nje kontekst te caktuar dhe duhen shpjeguar per jo te pranishmit.

    Edhe kopmenti i B Gramshit, pergjithesisht i vehtes, do duhet qartesuar.

    Sic edhe nje shkrimi i Roland Gjosez, ku pasi gjoja levdohet Kasem Trebeshina. i vihet sterkembeshi ne vleren e pare te tij.
    Si pa te keq vihet ne dyshim Promemoria e tij.
    Kasem Trebeshina ishte karakter i Madh, i paepur, i pakompromis. Zgjodhi kete rruge jete.
    Kjo nuk ia shmangte gabimet, por ai u perpoq t’i kuptonte ngjarjet, te ishte aktiv dhe te thoshte fjalen e tij.
    Jo te tundtte koken e te siguronte privilegje.

    Ne, lexuesit, nuk duhet te ecim pas opinioneve te te tjereve, pa syrin kritik tonin.

    Prej vjeteve kur diktatura ishte ne kulmin e saj, dhe Kasem Trebeshina ishte ne burg bashke me At Zef Pllumin, ky i fundit, ne rrefimet e tij, tregon se Kasemi eshte shprehur: “Ky shtet investon vetem per dy vete:
    Enver Hoxhen dhe Ismail Kadarene!”

    Ne qe jemi deshmitare pa ze, e shohim si te vertete kete.

    Por ne heshtim dhe vetem qeshim, kur shohim se parathenien e lirbit te At Zej Pllumit e ka shkruar ai, Ismail Kadare!!!

    A e ka lexuar Kadare permbajtjen ku akuzohet si me siper?!

    Kush eshte karakteri per tu nderuar ne kete mes?!

  • Besoj se pjesmarresit ne Refleksione duhet ti kujtohet pyetja qe Edi Rama i drejtoi Trebeshines rreth Luftes NCl si dhe pergjigja e Trebeshines:
    -AJO ishte nje lufte e ndyre civile

    • Lufta çlirimtare, bëri që populli iku nga shiu nazist e ra në breshër un komunist! Çfarë vler pati ajo luftë? says:

      O Bashkim,
      Pse çfarë mendimi ke ti për luftën, që u be duke vjellur, vrarë fshataret, se aq armë kishin. Për të luftuar me gjermanin nuk ja mbante, se nuk kishin vec njerëz që donin të hanin, si cubat..
      Ajo që lufta e sajuar e Kinostudios…

  • Me tè dègjuar prej kohèsh njè thènje jo e pèlqyeshme pèr NE shqipètarèt se : – “Shqipètarè i mirè èshtè ai i vdekur “!
    Kjo e thènè nuk duhet tè ligèshtojè ndjenjat tona por, si pèr çudi vetèm pas vdekjes, nè pèrgjithèsi i sapo vdekuri mbushet e fryhet me lèvdata…..Trebeshina ishte kundèr asajè shoqèrie socialiste qè u pèrpoqèn brezat e kaluar tè ndèrtonin, nuk kontribuoi nè atè dhe trimèrisht zgjodhi burgun. Pas ’90 ( sa keq qè gjèrat ndahen nè bazè tè viteve dhe jo sipas ngjarjeve dhe ndodhive ) Trebeshina konstatoi se ” fèmija lindi i vdekur ” ?! çdo fènijè i vdekur a èshtè fèmijè i mirè ??? Jo kurrè ! Duajeni njèri tjetrin dhe Atdheun sa tè jeni gjallè ! Atyre tè vdekurève t’ju kujtohen veprat e tyre duke i zhvilluar mè tej, se fjalèt gjithmonè i merr era !

  • Nje qenie me gen te denatyruar,ne ate te pushtuesit shperfytyrues anadollak dhe islamik,qe shpif dhe fyen per heronjte dhe popullin shqiptar,natyrshem qe dhe vdekja do ta arrinte ne Anadoll,ne vendin e enderruar te tradhetise se tij te larte dhe banale.
    Dhe per ´´cudi´´asnje nuk flet per kete, ne kete gjirizin tone kuterbues oriental,qe eshte perhapur gjiathandej.
    E pra si mund te flasin kur ata jane pjese e alter egos se kasemit, e kesaj tadhetie kombetare, absurde dhe perverse.

  • Trebeshina vetë deklaronte se kishte origjinë turke dhe krenohej me faktin që parardhësit e tij kishin krijuar një perandori që shtrihej në tri kontintente. Në anën tjetër, Trebeshina në romanin Mekami e paraqet Skënderbeun si hajdut kuajsh dhe shqiptarët si frikacakë që përdorin gratë dhe vajzat shqiptare për t’ua prishur mendjen “trimave” turq. Shkrimtari Nuhi Ismajli vë në dukje se në atë roman Trebeshina i paraqet shqiptarët si “të egër, barbarë, mizorë, kriminelë, spiunë (spiunë të dyfishtë) , armiqësorë, jotolerantë, anarkistë, të pashpirtë, injorantë, mburravecë, maskarenj, të pacivilizuar, të pangritur, të prapambetur, pa identitet, të pasinqertë, të pabesë, tradhtarë, gënjeshtarë, mashtrues, të pandershëm, të pamoralshëm, gojështhurur, të ngathët (si luftëtarë), frikacakë etj. Për fyerjet e tij raciste ndaj shqiptarëve, romani ka marrë krahasime me librin Mein Kampf, të Adolf Hitlerit.

    Nuk thone kot qe Zoti te keqinjte i le te jetojne me gjate.

    • Alba!
      Komenti i yt eshte i sakte. Te gjithe ata qe nuk besojne apo nuk duan qe te besojne, ta lexojne romanin e tij “Mekami” dhe do te binden ne vertetesine e fjaleve te tua.
      Gjuha e Kasemit ishte gjuha e gjarperit e mbushur plot me helm kunder shqiptareve. Kurre nuk e desha kete njeri!

      • O Milloshi,
        Laje gojen tende se të bie erë,
        Kur të përmendësh emrin e zotin Trebeshina, o komunist !

        • Kasemi ishte komunist. Ai ishte nder themeluesit e sigurimit famekeq. Ai ishte vrasëtari i shokeve te vet partizane. Ai vrasjet i kryente tinezisht, pas shpine.
          Ai ishte nje turk qe na urrente. Aq shume na urrente sa qe edhe Skenderbeun tone e quajti hajdut kuajsh. Sa merresh me fyerje me mire lexoje “Mekami” qe te bindesh. Ai edhe sa ishte ne burg nuk e ndali dashurine per komunizmin.
          Une kurre nuk e desha komunizmin, Une kurre nuk e desha Miladinin, Mugoshen, Tempon apo Milloshin. Prandaj mos me quaj Millosh se me fyen rende.

    • O Alba,
      Çfarë po perrallit?
      Ti nuk di se çfarë është letërsia, me fal të t’a shkruaj.
      E paske lexuar dhe Mein Kampf?! Letersia vuan tek Mein Kampf…
      Po edhe Fishta shkruajti, ndër të tjera…Le t’a marrë vesht, bota mbarë, që nuk jam me shqiptar.
      Nacionalizmi i krimbur është për të gjithë ata që nuk janë letrare…se janë dogmatike…

  • zoteria ka te drejte ne disa nga pikat. mirepo, keto shenime jane qesharake sepse nuk tregojne te verteten. me sa kujtoj ne ate takim ka folur edhe nje fare Shinasi Rama. ky shpjegoi gjere e gjate se pse duhej Partia Demokratike por edhe alternativa te tjera. se perse nuk gjendet ketu e marr me mend…

  • Per Mary Tereza
    Historia ndertohet mbi tre komponente; koha, vendi, fakti.

    Ne rast se te duhej te qartesohesh realisht figura e te ndjerit Kasem, gjithmone mbeshtetur ne komponentet e mesiperm kam bindjen se ti do te zhgenjeheshe perfundimistht.
    Ne seleksionin e figurave te nje kombi historia
    asnjehere nuk ka harruar gjeniun.
    Thurrrja e lavdeve mbas vdekjes eshte nje fenomen tashme I njohur per popullin tone.
    Une sic e kame thene edhe ne komentin e pare koha do te tregoje sa vlere kane veprat e Kasemit.
    Deri ne kete moment nje gje dihet sakte qe Kasemi ka qene si puna e zogut Bishtlekundes qe nuk ka lene zall (gur) lumi pa i leshuar nga nje glase.

    • O Gramshi
      E pse, të jeshë kundër të gjithëve, nuk do të thotë të jeshë karakter?
      Për mua është shenjë karakteri, të mos marrësh anën e askujt, të jeshë vetvetja..
      Thurje Lavdije janë të tjera gjëra…
      Edhe varrimin nuk e desh të bujshëm..
      Kjo është shenjë madhështie…
      Ata që duan lavdinë, janë tjetër karaktere, jo si i Trebeshinës..
      Para tij, hiqet kapelja..

  • Sot e mora vesh qe te pakten ka pasur burra te rralle qe kane vuajtur nga Krimineli me i madh i kombit shqiptar “E.HOXHA”. Persa i perket Ismail Kadarese lereni te vdese ne paqe kur ti vije koha se historia do ta mbaje mend si “SHKRIMTARIN E OBORRIT HOXHA” SI SERVIL I KOMUNIZMIT. Ismaili i sherbeu atij regjimi dhe mund te shkruaje dhe nje milion vepra te tjera nderkombetare njera me te bukur se tjetren. Ai ishte dhe do te mbetet nje sahanlepires i diktatures komuniste ne Shqiperi dhe i diktatorit gjaksor HOXHA. Cmim Nobel per Kadaren,do te ishte turp i madh boteror

    • Bravo emigrant !

      paske flejtur gjume 27 vjet dhe sot e kuptove si gomari.Te ishte viti 1991 deri 1997 te shaje enverin ishte normale por sot enveri jo vetem eshte reabilituar por dhe eshte shenjteruar..Dhe Skenderbeut ju desh 400-500 vjet te reabilitohej kurse enver hoxha vetem 5-6 vjet ne 1997 kur talebanet & salebanet e zhduken shtetin shqiptar
      Edhe enveri dhe shoket e tij do ngelen nga burrat me te shquar te kombit kur te hapen letrat. Dhe Napoleon Bonopartit i kushtoi Francës rreth 10 milionë të vrarë. Sa shumë e kanë urryer Napoleonin bashkëkohësit e tij, qytetarët dhe nënat franceze që i’u vranë djemtë. Prandaj duke shfrytëzuar këtë urrejtje, Burbonët e internuan atë, me mija kilometra larg Francës, në ishullin e braktisur të Shën-Helenës. Po Franca sot, MBURRET ME BONAPARTIN. Ajo nuk do t’ia dijë për të vrarët, për shkatërrimet, për krimet e tij, por PËR LAVDINË QË I DHA FRANCËS, sa ishte në pushtet. Prandaj e quan Napoleonin kapitenin më të madh të kohërave dhe i ka kushtuar deri tani rreth 200-mijë vepra!
      Maksimilian Robespieri i famshëm, shefi i diktaturës jakobine, kryetari i Shpëtimit Publik, për dy vjet me firmën e tij, dërgoi në gijotinë mbi 2400 njerëz, midis të cilëve edhe miqtë më të afërm të tij, si Dantonin, Shometin, Ebertin etj, që kishin filluar të ligështoheshin. I takon kësaj periudhe vendimi i parlamentit francez, për çfarosjen dhe fshirjen nga harta të qytetit të dytë të Frances, Lionit, sepse bëri provë të rebelohej kundër republikës franceze. Është vendimi më i egër që është marrë ndonjëherë në histori. Megjithate, sot Franca e ka për nder që ka patur një njeri të tillë në krye të saj në atë kohë. Robespieri e kosilidoi republikën franceze dhe e mbrojti ate nga reaksioni feudal dhe rujalist. Sot francezët krenohen me lavdinë që u la Robispieri dhe nuk pyesin për krimet e tij!
      Sot pas më shumë se 500 vjetësh, shqiptarët, festojnë me madhështi, krenohen me Skënderbeun dhe periudhën e tij.
      Askush sot nga shqiptarët nuk përmend, sa verë piu dhe sa mish hëngri Skënderbeu, sa kështjella kishte dhe si jetonte ai. Askush nuk përmend sot, se si u’a cungonte Skenderbeu shqiptarëve liritë dhe të drejtat, duke i mbajtur për 25 vjet rresht në luftë, duke i privuar nga liritë dhe kënaqësitë personale. Luftërat atëhere zhvilloheshin në verë dhe pranverë. Në këto dy stina shqiptarët në vend që të shijonin jetën, shijuan për 25-vjet luftën vdekjen, shpatën dhe shigjetën. Askush sot, nuk përmend se sa princërve shqiptarë i’u pre koka, se sa tradhtuan, sepse nuk ishin dakord me të. Ja këto “krime” të Skënderbeut në kohën e tij, shqiptarët e sotëm nuk duan t’i dinë. Atyre sot u intereson VETËM LAVDIA e Skënderbeut jo krimet e tij të atëhershme. Sot shqiptarët e kanë për krenari, që përballë një Europe të trembur, Skënderbeu i bëri ballë, superfuqisë më të madhe të kohës, Turqisë. Vetëm kaq. Kjo ka mbetur. Të gjitha të tjerat u zhdukën, u harruan me kalimin e kohës, me kalimin e brezave.
      Kjo është logjika e historisë. Nga kjo logjikë, nuk shmangesh dot. Kjo logjikë do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Kësaj logjike do t’i nënshtrohet edhe Enver Hoxha dhe brezi i udhëheqëseve të Partisë së Punës që dolën nga Lufta Nacional-Çlirimtare, që deshën t’i bënin të gjitha përnjëherësh, që deshën të mateshin me të mëdhenjët e botës, që sa ishin gjallë u matën me sukses me ta, duke i’a ngritur shumë lartë emrin Shqipërisë.
      Sot është koha e gabimeve te tyre. Nesër do të jetë koha e lavdisë së tyre!

      Sot kur ai vend është nën pushtimin e talebanit berishovic edhe pse gjoja ka fituar Edi Rama ne 23 qershor ne menyre fiktive,kur eshte ai vend eshte kthyer ne hale (wc) ambasadoresh qe perdorin politikante shqiptare si kellefa nje dhe shume perdorimsh duhet tju themi ju mentarave,mehmet elezeve,elez bibereve dhe matherfuckereve Shut up

      • O Alba,
        Çfarë po perrallit?
        Ti nuk di se çfarë është letërsia, me fal të t’a shkruaj.
        E paske lexuar dhe Mein Kampf?! Letersia vuan tek Mein Kampf…
        Po edhe Fishta shkruajti, ndër të tjera…Le t’a marrë vesht, bota mbarë, që nuk jam me shqiptar.
        Nacionalizmi i krimbur është për të gjithë ata që nuk janë letrare…se janë dogmatike…

    • O Emigrant,
      Ke shume te drejte, po ai është futur disa herë në burg..

  • Eshte kriminale sot ta quash kete tubim te fshehte kur ne fakt ate e dinte gjithe tirana..kur RAMIZ alia kishte pranuar komplet paketen e reformave TE KERKUAR NGA PERENDIMI…dhe gazeta RD ishte ne kulmin e saj..nuk gjendeshin kopje per ti lexuer se perpihej per 2 ore…cfare lesh takim i fshehte i KLOSEVE DHE KOLEKEVE ?
    Sa po kalon koha aq me shume po vertetohet fakti qe “revolucjoni demokratik” ne shqiperi ishte nje genjeshter kriminale.
    .
    Ai sistem kishte rene qe ne 17 dhjetor 1981 me vrasjen (apo vetvrasjen e mehmet shehut) kur vete enver hoxha ishte i mbyllur ne kulle te fildishte.
    .ISHTE OUT THE ORDER
    ,
    Fakti qe pinjollet e spiro kolekeve dhe bilbil kloseve qe i kishin BO “telef” Rinasin me dhjetra here te dale ne perendim flet vete…se dhe ky tubim ishte nje SKENAR..bile nga me te ndyret…

    ATA QE BENE SKENARIN E TUBIMIT TE 11 JANARIT 1991…TE 2 PRILLIT 1991 JANE PO ATA QE BENE SKENARIN E CAUSHESKUT

    Shaqirr Vukaj
    Blloku Lindor / Bashkimi i Gjermanive dhe epilogu i përgjakshëm rumun
    Postuar më: 16 Mars, 2015

    Ne kete artikull te zotit Vukaj terheqin vemendjen tre “sekuenca” te frikeshme qejane specifikuar me A…B…C si me poshte
    A……………………………..
    Sipas burimeve amerikane, kineze, etj. gjatë takimeve të presidentit Bush me kryeministrin hungarez (qershor 1989) dhe Gorbaçovin në Maltë (2-3 dhjetor 1989) është marrë vendimi përfundimtar për përmbysjen e udhëheqjes rumune dhe eliminimin e Çausheskut.
    B……………………………….
    siç del nga dokumentet e botuar në vitin 1995 nga vetë rumunët, duke filluar nga viti 1987, në Rumani janë dërguar agjentë të përgatitur posaçërisht nga;
    B.Sovjetik,
    Hungaria,
    Izraeli,
    ShBA,
    Britania e Madhe etj.
    për të përgatitur terrenin për zhvillimet e mëvonshme. Tërheq vëmendjen fakti, se sipas këtyre dokumenteve, për eliminimin e Çausheskut kanë bashkëpunuar CIA amerikane me KGB sovjetike
    C…………………………………
    revolucioni rumun, ka qenë një kombinim midis:
    1- revolucionit popullor,
    2- komplotit të opozitës
    3-dhe një grushti shteti të organizuar nga shërbimet ndërkombëtare.
    Duke ju referuar ketyre ”sekuencave” po ju pyes
    Po demonstratat e q.studenti,ne hedhjen e permendores se enver hoxhes,ne provokimin e shkolles bashkuar kush jane ato agjentura qe nderhyne kaq hapur
    Po masakren e 2 prillit 1991 pervec udb jugosllave ka qene implikuar cia me kgb ? SI NE RUMANI…
    A duhen dekoruar banda e tropojes e elez biberajt,berishes,hajdarit etj.. si flamurtaret e demoNkracise dhe zagart te Serbise ??

    PO….PO… DUHEN DEKORUR ME BURGIM TE PERJETSHEM..OSE…
    KUR KJO NUK PO NDODH PER PER ARESYE TE TRADHETISE PABESUESHMERISHT TE MADHE TE EDI RAMES
    DHE KJO NUK PO NDODH PER PER ARESYE TE ABUZMIT KOZMIK TE DIPLLOMATEVE EURO-ATLLANTIKE ME NJE POPULL QE JU BESOI SI KRISHTI NE 1991-1992

    DHE KJO NUK DUHET TE NDODHI SE AI POPULL DUHET TE NXJERRE NJE AVNI RUSTEM PER TE EGZEKUTUAR PERBINDESHIN E VICIDOLIT QE ESHTE QINDRA HERE ME ANTISHQIPTAR SE ESAT PASHE TOPTANI ME GJITHE ANTISHQIPTARET TE MARRE SE BASHKU
    I PANDEHURI SALI RAM BERISHA DUHET TE EGZEKUTOHET ME TE NJEJTEN MENYRE QE AMERIKANET NDESHKUAN BIN LADENIN PER KETO KRIME KUNDER KOMBIT SHQIPTAR:
    1 krimi i vrasjes ne bashkpunim ne 21 janar 2011
    2-tradhetia me detin jon
    3-tradhetia me lejimine varrezave te grekut
    4-vrasje shteterore ne gerdec
    5-puci i shtetit shtator 1998
    6-genocidi mbi fisin haklajt
    7-shkaterrimi shteti 1997 (kater mije te vrare)
    8-masakra naziskine ne 1996 (sheshi skenderbej)
    9-futja ne konfernecen islamike
    10-fronezimi janullatosit
    11-shitja hidrocentraleve
    12 kalimi i borxhit mbi 67% (Humbja sovranitetit)
    13 etj…
    TE PAKTEN FISI HAKLAJVE,TE 21 JANARIT,GERDECIT ,OTRANTOS DHE MIJRA FAMILJE ME TE CILET KY PERBINDESH KA HYRE NE GJAK DUHET TE ZGJEDHIN NE “SIX NAVY ELITE” PER TE HEQUR QAFE KETE BAJLOZ TE ZI TE SERBISE DHE DREQNISE..
    e fundit
    kur nje analist pas nje muaji te ketij tubimi kriminal me kerkoi interviste kur u rrezua bronxi enver hoxhes me ndihmen e Ramizit i jam pergjigjur:

    PER MUA BUSTI I VERTETE
    I ENVER HOXHES U NGRIT NE 20 SHKURT 1991 NGA ARMIQTE E TIJ
    POR DHE NGA KETO ZVARRANIKET
    E 11 JANARIT 1991

  • Ne atwe kohe qe ju thoni ka qene ne burg,une e kam gjetur mesues ne gjimnazin e Gramshit.Per te peshperitej se eshte i luftes,eshte i joni,eshte me teper se i joni.Sekretari i pare,shoku Mihal Dodbiba e priste me nderime ne zyre;,fshataret e tulatur te qytezes se Gramshit peshperitnin se ka therur me doren e tija aq e kaq rreaksionare,pa lejen e Partise,prandaj e kane sjelle ne Gramsh.Keshtu nderohej edhe xha Mersini,qe kishte therur te lidhur ne bodrum,yzmeqarin italian.Le te me kundershtoje Edmond Tupja,qe erdhi ne Gramsh ne ate kohe.Nuk flas dot per letersine e Kasem Trebeshines,se nuk kam lexuar dot nje rresht,por si njeri Ismail Kadare duhet te jete nje engjell,po ta krahasosh me te.

  • Trebeshina mbetet I vetmi kundershtar I hapur I rregjimit dhe nuk u pendua kurre ishte I vetmi trim qe denoncoi kastat politike ne konferencen e tiranes ne 56 dhe e beri deri ne fund te jetés se tij kadare duhet te rishikoj qendrimin kundrejt trebeshines ky I fundit mbeti simboli I disidences shqiptare ate qe kadare nuk e beri kurre

  • Tani me sa dij une.Trebeshina eshte nje njeri i jashtezakonshem dhe me kurajo te papare.Ka qene shume i ri ne lufte, por shume shpejt u zhgenjye nga cpo ndodhte, e filloi qysh ne Bashkimin Sovjetik kue cuan per studime dhe i beri sovjetiket te flasin me vehte duke i akuzuar per krimet qe benin si regjim.E nisen bagazh ne Shqiperi.Filloi pune ne lidhjen e shkrimtareve ku i beri mut te gjithe me mendimet e tij hapur anti regjimit.Ne nje mbledhje i derguan Fiqret Shehun, te shoqen e Mehmetit se e kishte edhe kusherire te pare si per ta zbutur, dhe ajo i foli kur filloi te fliste sic dinte Kasemi, e nderpreu dhe ai ja ktheu si dinte ai gruas se kryeministrit, Meqe s’poi jepnin pergjigje per ato qe parashtronte i beri letren e famshme Enver Hoxhes dhe e futen per here te pare ne burg.Vertet kusheriri i pare Fiqret Shehut.Si doli nga burgu meqe perseri nukpajtohej dot me regjimi, i kerkoi Presidiumit te linte shtetesine shqiptare dhe donte te merte shtetesine zvicerane, hahaha per kete e futen prape ne burg.Atehere deklaroi se vepren e tij do e shkruante ne gjuhe te huaj dhe ashtu beri.Mendoj se eshte disident nga me medhenjte ne ish Lindjen Komuniste.Ismail Kadare tregohet dhe eshtreguar shume i vogel kur ka sulmuar kasemin.Po te ishte burre i mencem duhet ti kerkonte pajtim e ta sqaronte nese nuk qendroje ato qe thoshte Kasemi per ti qe ka qene spiun.Kjo eshte e gjitha.Kasemi eshte nje disident i madh, Ismail Kadare nje shkrimtar i madh pa dyshim, por po flasim per Kasem Trebeshinen qe fatkeqesisht edhe une nuk e njoh vepren e tij letrare, por ai me i madh se shkrimtar eshte disident.Nje nga me te medhenjte e Lindjes Komuniste pa dyshim.

  • Të lumtë dhe une nuk kam qenë e nuk jam për Kadarenë..
    Veç të lexosh…Ku ti kerkoj rrenjet e tua Parti e kupton…
    Po ata marksist-leninist franceze e bënë te dërgohej si kandidat, po ai dhe vete e di, që nuk ka për të fituar kur nobel…se ka qene mbeshtetes i daktatures..

  • O Milloshi,
    Laje gojen tende se të bie erë,
    Kur të përmendësh emrin e zotin Trebeshina, o komunist !

  • O Gramshi
    E pse, të jeshë kundër të gjithëve, nuk do të thotë të jeshë karakter?
    Për mua është shenjë karakteri, të mos marrësh anën e askujt, të jeshë vetvetja..
    Thurje Lavdije janë të tjera gjëra…
    Edhe varrimin nuk e desh të bujshëm..
    Kjo është shenjë madhështie…
    Ata që duan lavdinë, janë tjetër karaktere, jo si i Trebeshinës..
    Para tij, hiqet kapelja..

  • Ore Bonaparti,
    Bonapartit ja çorri maskën e gjithë inteligjenca e atëhershme…
    Një herë u genjyen prej tij duke filluar nga Bethoveni, Schiller, Goethe…e pastaj e kuptuan, se kush ishte se u degjeneruar…u be monark…
    Bonaparti nuk lavderohet, po kanë mbetur disa vepra arqitekture me emrin e tij…e përsa i përket diktatorëve të tipit të Stalinit..janë mjerimi i njerzimit…
    Po ashtu Robespierre…mbahet si nga me sadistet e historisë…po dhe u ekzekutua se fundi…
    Nga terrori e terrorizmi, nuk pritet asgjë e mirë…

  • ja pra se cilet jane “Vlerat e asaj shoqerie (…..)”
    dy mazlluma ,qe ne cdo shoqeri tjeter , qe ka nji ndergjegje njerezore ,e funxionon sipas Principeve njerezore ,do ishin plehrat
    e saj .
    Edhe Monson ,kryetari sektit ne shba, ishte nji rrock star i vertete ,por meqe pasioni si kriminel i beri rivalitet te forte talentit te tij si rrockStar ,perfundoj per ter jeten ne burg .
    Por ja , cfar bej edhe un nji krahasim te tille ,per nji shoqeri si ajo aty pseudoShqiptare (mentalitet turko-arab),qe ndryshe nga gjithe Bota e civilizuar njeh por vlera vetem funderinat ,te pafytyret ,kriminelet ,tradhetaret ,pra ato qe per nji shoqeri te civilizuar e me principe njerezore jane plehra ,per shqipot jane “vlera” . Dhe pastaj ankohen shqiptaret ,perse nuk ndryshon asgje ne boten e tyre e bejne hipokritin e sharlatanin ,kur cirren ” e duam Shqiperine si Europa” ! o te mjere ,qe ne ato kafka dikush ju paska 10-re

  • Diktatura i kerkonte militantet jo vetem gjaksore,por edhe te disiplinuar.Gjuetaret duhet te gjuajne vetem brenda sezonit.Jasht sezonit denohen.Kur Partia shpallte sezonin e gjuetise se shtrigave,kunder armikut te klases ne vitet 45-48;51-54;66-70;73-78;81-84,militanti leshohej si zagar mbi gjahun,E mira ishte ta sillte gjalle ne degen e brendshme,por edhe po ta pertypte nuk i thoshte kush plac,se ishte brenda sezonit.Kasem Trebeshina ishte militant gjuetar i padisiplinuar.Donte ta cfaroste gjahun pa pyetur Partine per lejimin apo ndalimin e gjuetise.Prandaj Partia ja vleresoi gatishmerine,por i terhoqi verejtje per mungesen e disiplines.Ky ishte si njefar lloj Azem Hajdari,qe ishte gjithmone i ngrefosur,gjithmone ne sulm,kunder armikut.Axem Hajdari vdiq me fjalet:-Une e jap jeten per ty Sali Berisha………Edhe Trebeshina nga ata zagare ishte per diktatorin.Po si ky,ai kishte kryeministrin.Diktatori ne situata te caktuara i cmonte keta kamikaze te padisiplinuar.qe i tejkalonin detyrat kriminale.Ishin si shitesat qe dilnin suficit.Po ngandonjehere,kur i kerkonin llogari per kompromise oportuniste me armikun,edhe i denonte,si denoi atentatorin Myslym Keta.Kete DISIDENCEN e Trebeshines,nuk e kuptoj une.Se Diktatori nuk linte barera te keqia ne bahcen e vet.C`ne qe i paska shpetuar Trebeshina?Do te kete qene jo DISIDENT,por CONSENDENT.Edhe shoku Rrapo Dervishi i tille ishte.Perfundoi sezoni i gjuetise se shtrigave kunder liberalizmit dhe cfaqjeve te huaja,e leshoi zagarin e egersuar Rrapo kunder liberaleve dhe armiqve te klases.Kur i fershelleu t`i mberthente qaforen,shoku Rrapo nuk po terhiqej,vazhdonte sulmin.Keshtu Partia e emigroi ne Kruje per mungese disipline,por nuk e denoi rrepte.Edhe shoku Rrapo shkruante poezi dhe kujtimet e luftes si Kasem Trebeshina,,edhe atij duhet t`i kene mbetur ca fletore pa botuar!!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *