Ç’ti shtoni kafesë për ta bërë më të shëndetshme

Leda Hysa

 

Një ditë e mirë nis me kafe…e drejtë? Mirëpo përdorimi i përditshëm mund të shtojë kaloritë në trupin tuaj, prandaj hidhini një sy disa trukeve të mëposhtme, të cilat do ta bëjnë kafenë më të shëndetshme.

  1. Provoni t’i hidhni qumësht bajamesh në vend të qumështit të zakonshëm. Në rast se nuk jeni alergjik ndaj tyre, qumështi i bajameve është zgjidhje e shëndetshme duke qenë se redukton kaloritë.
  2. Tjetër përbërës që mund të shtoni është kanella, e cila ka disa përfitime shëndetësore. Studimet thonë se kanella mund të reduktojë inflamacionin në trupin tuaj, që është i lidhur me shëndetin e zemrës. Disa ekspertë të tjerë thonë se kanella ndihmon në stabilizimin e sheqerit në gjak.
  3. Shtoni pak çokollatë pa sheqer ose çokollatë të zezë. Studimet kanë treguar se këta përbërës kanë përfitime të shumta shëndetësore, si balancimi i kolesterolit dhe parandalimi i kancerit.
  4. Pse nuk konsumoni kafe të zezë? Një filxhan me kafe të zezë mund të jetë i hidhur në fillim, por ju sigurojmë që pas disa kohësh do të mësoheni me shijen. Kjo lloj kafeje, përfshirë këtu edhe ekspresin, përmban më pak kalori dhe është zgjidhja perfekte nëse doni të reduktoni kaloritë.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment
  • kafeja përmban aq kalori sa një pordhë!
    4046kkal/kg(98% e kësaj fuqije kalorifike është mbetje)!!
    kafeja me kafeinën që përmban,bllokon receptrët e lodhjes,për pasojë prodhehet më shumë adrenalinë!!
    fuqija kalorifike është pak më e madhe se makaronat,por po të shohim sasinë e përdorimit dhe mënyrën(zjerjedhe filtrim)!?
    atëherë del se fuqija kalorifike është e barabartë me të shtrënguarit për të bërë një pordhë!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *