“Ç’ti themi çunit tënd për Gërdecin?” Berisha, debat në Facebook

DITA Online

 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka replikuar me disa komentues në “Facebook”, ku ka postuar një fotomontazh të Edi Ramës si lideri koreno-verior Kim Jong-un.

Por një komentuese nga Kosova i ka kërkuar Berishës që të heqë dorë nga budallallëqet dhe ta shijojë pleqërinë në qetësi.

Ndër të tjera komentuesja i ka kujtuar Berishës edhe përfshirjen e Shkëlzenit në tragjedinë e Gërdecit.

E ndërsa Berisha i ka kthyer përgjigje, e ka anashkaluar komplet pyetjen për përfshirjen e djalit në tragjedinë e Gërdecit.

Komentues: Doktor, mjaft më se le namin. Të këshilloj që ta shijosh pleqërinë në qetësi. Je shumë qesharak për zotin! Se ti çfarë ke bërë më ndryshe në tërë ato vite në pushtet? Ti dhe ne kosovarët në njërën ane na ke “strehuar” në Shqipëri në luftë, ndërsa në anën tjetër ke bërë pazare armësh me shkaun. Ç’të themi ty? Ç’ti themi çunit tat për Gërdecin?

Unë si qytetare dixhitale ? nuk të denoncoj por të them mjaft Plako se ka ik koha jote. P.S nuk jam adhuruese e asnjërës parti në Shqipëri.

Sali Berisha: Blertaaa po përsërisin trillime bajate të enveristëve dhe ithtarëve të Slobos kundër Sali Berishës, mendoj se është në interesin tënd të studiosh dokumente para se të përsërisësh mashtrime dhe trillime. Lidhur me embargon e OKB ndaj ish-Jugosllavisë ju bëj me dije se publikisht qeveria shqiptare ka qenë kundër embargos. Kjo sepse ajo rëndonte kryesisht dhe pothuaj vetëm mbi shqiptarët e Kosovës, të cilët për shkak të çmimit të naftës nuk punoni dot tokën. Embargo nuk rëndonte mbi serbët që furnizoheshin nga Danubi pandërprerë.

Theksoj se duke qenë kundër embargos qeveria shqiptare ka bërë gjthçka për respektimin e saj si detyrim ndërkombëtar. Natyrisht me gjithë përpjekjet tona ka pasur kontrabandë të cilën fatkeqësisht nuk e ndalon dot plotësisht asnjë vend. Sidoqoftë të dhënat e OKB dëshmonin se 96% të naftës Serbia e merrte nga Danubi dhe një pjesë tjetër nga deti i Malit të Zi dhe vendet e tjera. Pra sasia që merrte nga kontrabanda me Shqipërinë nëpërmjet liqenit të Shkodrës ishte minimale.

 

 

Share This Article
3 Comments
  • E para ;Gjeja me komike ne kte karagjozin digital ,mbas se ciles pretendohet te jet sali krimineli eshte ,,se pergjigjet i jep dikush tjeter e aspak sali gerdalla ,qe sdi me formu nji mendim .
    E dyta; ky kriminel ,nga qe vet ,gjate gjithe jetes ,ka trilluar mbi Shqiperine e shqiptaret ,mbi Demokracine e kundershtaret , i quan krimet e tija ,qe per fatin e tij te keq ,Jane te Faktuara ,te Dokumentuara /Filmuara , si Trillime ! – por se koha bo te sajen ,karagjoz digital . dhe tik tak-u i ores tingellon si tik-tak-u , qe kriminelin mberthen nen ate ANKTH para Gijotines ,ku cdo trillim merr Fund ,sali qen berisha

  • Zoti Berisha , keto jane mashtrime , mbi mashtrime ! Nje fjale e vjeter e shqiptareve thote :”Nuk lahet m… me sh…”!
    Sepse, je aq shume i piste , sa nuk te lan as deti !

  • O kopil sali nuk mbulohet muti me shurre.Tregoi asaj familjes patriote shqiptare nga maqedonia ku jane kockat e Remzi Hoxhes,sepse ti je shume i informuar nga vellezrit e tu Serb dhe di c’do gje qe behet ne shqiperi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *