SMS në DITA
Në 0689073730
E nderuar Dita. Investigoni ju lutem për një prone disa milionë euro se e kujt është. Bëhet fjalë për ish-ndërmarrjen e peshkimit në Karpen të Kavajës. Për më shumë se 50 vjet ajo ishte një ndërmarrje rentabël dhe punonin disa qindra vetë. Mbas vitit ‘90 erdhi një firme italiane dhe e ktheu në rritje karkaleci të cilësisë së lartë. U investuan disa milionë euro, që nga laboratorët dhe gjithë infrastruktura dhe puna po ecte për bukuri. Me ardhjen e Berishës në pushtet në 2005-ën filloi edhe rënia e prodhimit, deri sa në 2007-ën investitori italian iku për të mos u kthyer më. Tani atë ndërmarrje e ka mbuluar heshtja, ferrat e gjarpërinjtë. Gojët e liga thonë që e ka blerë Argita Berisha, dhe këtë duhet ta besojmë sepse gojët e liga nuk folën as për fëmijët e Nanos, as për zonjën e Metës apo Majkos e as tani për djalin e Ramës. Vetëm për fëmijët e Berishës flasin dynjaja, përse vallë e paskan kaq inat? Ku ka zë, nuk është pa gjë!

C`i do karkalecat, gaforrja Sales?S`paska te ngopur e bija Fantocit!