Çuçi: Do çojmë për hetim në Prokurori çdo zyrtar që ka abuzuar

anazapta

Ministrat e kabinetit Rama po kalojnë në filtër çdo dokumentacion të lënë nga paraardhësit e tyre, për të kontrolluar rastet e abuzimit. Sipas ministrit për pushtetin vendor, njëkohësisht koordinatori kombëtar anti-korrupsion, Bledi Çuçi, nën sitë po kalon jo vetëm puna e mëhershme në dikastere por dhe institucionet e varësisë. Dosjet do të kalojnë menjëherë në prokurori. “Çdo ministër po bën një analizë shumë të detajuar të funksionimit të aparatit të tyre dhe nga kjo analizë në qoftë se do të dalin raste korruptive paraardhëse apo të personave që mund të jenë ende pjesë e aparatit të Ministrive, ato do të shkojnë pa diskutim para drejtësisë. E rëndësishme është që mos të lenë asnjë rast korruptiv qoftë në të kaluarën apo qoftë edhe në vazhdim pa u denoncuar dhe u ndërshkuar”, tha Bledi Çuçi. Ministri Çuçi, në intervistën e tij për “AS” thekson se të gjithë zyrtarët vendorë që kanë dhënë leje ndërtimi në kundërshtim me ligjin, ose kanë toleruar betonizimin e qytetit, nuk do të kursehen nga përballja me drejtësinë. “Pa diskutim që ato ndërtime pa leje do të prishen dhe jo vetëm kaq, por do të ndëshkohen edhe personat, të cilët kanë toleruar pikërisht këtë katrahurë urbane hapsinore”, tha Çuçi. Brenda vitit, njofton ministri, ndarja e re territoriale e Shqipërisë do të kalojë në formën e projektligjit në Parlament.

Share This Article
6 Comments
  • Ti cosh pse te mos i cosh – ne fakt do ti rruash bythen- nje karrike 1.4 mije dollar dhe biletat e avioneve klasi i pare njona 1500 dhe tjetra 2000 dollare dhe ti do ti cosh sigura do ti cosh. Ju jeni te gjthe shkerdhata juve ju doli me shpejt kallaj…

  • eshte krijuar nje ndjenje pabesueshmerie ne popull dhe jo pa baze.kemi te njejtet prokurore te njejtet gjyqtare te njejtin sistem politik te padrejtesise ku deputet nuk zgjidhen nga populli por nga kryetare partish,nje sistem konstatimesh veprash penale por jo veprimesh mbi to.pyetja eshte se deri kur do vazhdoje kjo fabul?

  • mos bej deklarata por bej menjehere punen per te gjithe abuzuesit po pete byth coj te gjithe ne gjykate e leni deklaratat se bohesh i bajatshem po the me do ti eshte shume lar shkurt dhe qarte pirdh pirdh.

  • Ne doni te ecim perpara ,dhe te bejme dicka per kete vend te mjere ,,,,,,,,,,,,,,,,,ti beni sa me te besueshme kete gje ..cdo abuzues para ligjit !!!! Dhe sekuestrim pasurie .Por ti zbatoni jo te ngelen ne fletushka …………..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *