Marrëveshja politike në Kuvend mund të jetë një zgjidhje për çështjen e shpërndarjes së mandateve të deputetëve, por Parlamenti nuk mund të diskutojë rreth kësaj çështje, pa pasur një propozim konkret nga KQZ. Nënsekretari socialist për çështjet ligjore në PS, Bledi Çuçi, thotë se versioni I 2009 për shpërndarjen e mandateve është i përjashtuar nga bisedimet pasi, PS nuk do ta pranojë, ndërkohë që çështja e mandateve është përfshirë në kalendarin dyjavor të punimeve të kuvendit. “Nuk është marrëveshje politike në qoftë se ai arrihet me vendim në Kuvend, por le t’ia lëmë kuvendit të shprehet për këtë gjë. Unë them që procedura ligjore ashtu siç e lexoj unë dhe si lexon shumica e juristëve është e tillë. Ka një institucion propozues dhe ka dhe një institucion miratues. Në këtë rast Kodi e përcakton qartë që institucioni propozues është KQZ-ja dhe miratuesi është Kuvendi”, thotë Çuçi.