Çuçi: Ka komuna që shpenzojnë buxhetin vetëm për pagat e punonjësve

anazapta

Bledi Çuçi, Ministër Shteti për Çëshjet Vendore në një intervistë për Top Channel deklaron se  Shqipëria sot vuan nga mungesa e një qeverisjeje të vërtetë vendore në shumë komuna të vendit. Prandaj pohon ai reforma administrative merr një rëndësi të veçantë. “Statistikat janë alarmante përsa i përket funksionimit të qeverisë vendore në një pjesë të madhe të territorit të Shqipërisë. Sa për ta ilustruar mund të them që ka komuna të tëra që nuk japin shërbime fare për komunitetet, ka komuna që nuk realizojnë të ardhura, zero të ardhura për buxhetet e tyre, ka komuna që shpenzojnë 80-100 për qind të buxhetit të tyre vetëm për pagat e punonjësve të tyre. Kur flas për këto komuna është në nivelin 50 % e komunave të Shqipërisë. Një nga shkaqet kryesore është fragmentimi i madh i hartës së Shqipërisë, e ndarë në një numër shumë të madhe komunash. Kështu që Shqipëria ka një nevojë urgjente të rishikimit të hartës administrative-territoriale”, thotë ministri Çuçi.

 

Share This Article
4 Comments
  • Une punoj prej 20 vjetesh ne pushtetin vendor,dhe ne pergjithesi kam qene shume i kenaqur me punen qe kam bere,por kjo forme organizimi dhe funksionimi e qeverisjes vendore nuk mund te vazhdohet me tej,ndaj duhen forma te tjera organizimi,menaxhimi dhe ndarjeje,per te qene sa me efikas ne lidhje me komunitetin,por dhe me me pak shpenzime,per tu ndjere te pergjegjshem per ate qe po japin nje shumice e madhe e njesive vendore ne vend. Nuk e di se si funksionojne dhe menaxhohen ato njesi vendore me 0 leke te ardhura,kur dihet me ligj,se granti i dhene nga qeveria deri ne 50 % e tije mund te perdoret per kosto personeli. flm.

  • Ka nje liri te tepruar nga ligji per organiken e komunave dhe kjo ben qe te mbingarkohen komunat ose edhe bashkite me punonjes pa rendiment,ndaj edhe eficienca e tyre le per te deshiruar.
    Ndarja duhet te behet duke marre parasysh te gjithe komponentet,por ne radhe te pare numrin e popullsise dhe se dyte edhe shtrirjen gjeografike.

  • Dhe sidomos mos harroni te na thoni qe ,kto njesi vendore ..jane dhe kane qene me shume …socialiste …ku ka te punesuar 3 persona per familja …sepse i katerti eshte ne pension dhe nuk mund ta marrim .
    Hajt ,te fala partise Bledi ,dhe une te garamtoj qe ti per 4 vjecarin e pare nuk do arrish te reformosh asgje …as parlamenti pragmatist !

  • A duhet te lame te vdesin mija e mija hektare e te dyndemi te gjithe ne 2- 3 qytete pra?pse jo edhe te gjithe ne tirane? me kete logjike katundet qe mezi po mbijetojne duhet t’va presim edhe sherbimet publique?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *