Protesta e PD-së së një javë më parë pati dhe anën e saj komike që në fakt kaloi pa zhurmë. Përveç se kryetarit de jure i iku zëri në fund të fjalimit, pati dhe parulla që lanë të habitur shumë njerëz. Një parullë shkruante “Çudhi” dhe tjetra ishte kjo që shikoni në foto. Aty gjuetarët kërkojnë mosrritjen e taksës së gjuetisë dhe po në të njëjtën tabelë, kërkojnë heqjen e moratoriumit për gjuetinë. Sa i përket të parës, për ata që nuk e dinë, Çudhi është një komunë e vogël që i përket rrethit të Krujës dhe për habi këtë herë, banorët e saj kishin bërë tabelë për të lënë shenjën e tyre se ishin të pranishëm. Ndërsa tabela tjetër veç se ishte e shkruar me gabime ishte dhe me gabime logjike dhe kuptimore. Në rast se nuk lejohet gjuetia s’ka si të jenë rritur taksat ose e kundërta. Gjithsesi. Në rrjetet sociale kjo foto u shpërnda gjithandej, ku nuk mungonte dhe ironia ku thoshin se tani që u hap bunkeri mund të hiqet dhe moratoriumi për të vrarë derra të egër..:)
