Çudia e gjykimeve nëpër gjykatat tona!

anazapta

Letër e nënshkruar

Leno Rrapaj

Gjykata e Vlorës po gjykon Shpëtim Gjikën për çështje ordinere. Po vjedhjen e detit në Vlorë nga Lulzim Basha, kush do ta gjykojë? Po privatizimin dhe hipotekimin nga Lulzim Basha të detit duke e bërë pronë të nënës dhe të babait të tij, kush do ta gjykojë? Po shtrëngimin e dhënies së lejes të paligjshme për ndërtimin e pallatit mbi det, kush do ta gjykojë? Po prishjen e relievit turistik në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë nga Lulzim Basha, kush do ta gjykojë? Po tragjedinë e 21 Janarit nga Lulzim Basha kush do ta gjykojë? Po shpërdorimin e fondeve publike në rrugën Durrës-Kukës, kush do ta gjykojë?

Zotërinj qytetarë! Nëse nuk dënohet Lulzim Basha me burg pa pagesë për përvetësimin e pasurisë kombëtare, për vrasjen e katër vetave në bulevard dhe shpërdorim të fondeve publike, populli i Vlorës do të ngrihet i gjithi në këmbë për të mbrojtur kryebashkiakun e vet, që ka bërë një punë kolosale për Vlorën, duke mos mohuar dhe gabime ordinere që mund të ketë bërë ai.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *