Letër e nënshkruar
Dervish Malka
E nderuar redaksi e Dita! Duke ndjekur zhvillimet politike, më bën përshtypje sidomos konflikti midis dy palëve: Presidentit, Sali Berishës dhe Prokurorit nga njëra anë, dhe Kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj nga ana tjetër. Është për të ardhur keq. Nëse heqim paralele ndërmjet protestës së Tiranës e bërë nga Bashkia e Tiranës dhe asaj të 21 Janarit, ka një dallim të madh. Protesta e Bashkisë së Tiranës e drejtuar nga Erion Veliaj kishte si objekt shkeljet e kërkesës së Bashkisë ndaj trupit gjykues në konflikt interesi. Ndërsa 21 Janari vrau 4 protestues të pafajshëm. Çudia më e madhe në këtë konflikt po vjen nga Prokuroria. Ajo nisi proces-hetimin menjëherë sapo nga Presidenti u nis padia. Prokuroria ka dosje që rrinë vite me radhë pa e vënë ujin në zjarr fare. Janë shumë e sidomos ato të ministrave të ish-qeverisë Berisha. Si është e mundur që të gjitha paditë e denoncimet që ka botuar DITA, Prokuroria nuk i dëgjon? Në këtë rast unë mendoj që Prokuroria duhet të merrte iniciativën ashtu siç e përcakton ligji. Në këtë rast haptazi duket lidhja që Sali Berisha ka me Prokurorinë dhe Presidentin e Republikës. Ne shqiptarët jemi të mirinformuar dhe nuk i pranojmë dokrra të kësaj natyre. Zoti President, ju këshilloj miqësisht në emër të moshës, pasi jam shumë i moshuar, uluni në binarët e së drejtës, se këto veprime po të damkosin keq.
