Në disa të përditshme të Tiranës lexova një titull ku u bëhej thirrje të përndjekurve politikë të votonin për Halim Kosovën. Kjo, pasi i ati i Ramës ka bërë atë e këtë. Në radhë të parë është për të ardhur keq për nivelin ku është katandisur artikullshkruesi dhe të ngjashmit e tij. Shan komunizmin dhe, në të njëjtën kohë, përdor metodat e tij për të luftuar kundërshtarin politik. Për t’ia kthjelluar kujtesën autorit po i tregoj ujkun, jo gjurmët. Hysen Shoshori ishte një qytetar tiranas. Një ditë erdhën organet e diktaturës dhe i konfiskuan një bahçe. Kjo bëri që ai të revoltohej dhe të fillonte, i vetmuar, luftën kundër tij. Studiuesi A. Hamiti shkruan: “Përmbajtja tepër agresive e trakteve të tij të shumtë po e çmendte Sigurimin”. Unë do të shtoja se askush nuk është kujtuar me ndonjë dekoratë merite për të. Hyseni, përgjatë 13 vjetëve, ngjiti mbi 40 mijë trakte nëpër muret e Tiranës. Pas shumë përpjekjesh të pasuksesshme, një natë mundën ta kapnin. Sigurimi i Shtetit më në fund, u bind që ai kishte vepruar i vetëm, e nxorën në gjyq, në të cilin dëshmitari kyç ishte sekretari i byrosë së PPSH për shëndetësinë Sali Berisha, i cili, siç shkruan A. Hamiti: “Duke i tundur traktin përpara fytyrës bërtiste: Ky njeri është armik i betuar i partisë, duhet varur në litar!”. Tani del një zë i çjerrë, i cili u bën thirrje të përndjekurve politikë, pra edhe të afërmve të Hysen Shoshorit, të votojnë për PD e Berishës. Po ç’ka bërë PD-ja për të ta? Pse nuk futi në qeveritë që krijoi, asnjë të përndjekur politik? Pse nuk i dëmshpërbleu me paratë që zhvati nga shkatërrimi i pasurisë kombëtare dhe shitja e saj për skrap, por i futi paratë në xhepat e matrapazëve të tij. Kur u futën në grevën e urisë, në v. 1994, ai dërgoi policinë duke i rrahur. Pse nuk i hapi dosjet e Sigurimit? Të përndjekurit politikë duhet t’i bëjnë munxët PD-së!
Letër e nënshkruar,
Guri Shyti

saliu eshte nje nga komunistet e vjeter qe rrinte te varka me djemt e enverit. saliu nuk beri asgje per te perndjekurit sepse deri ky njeri ishte ai qe i denonte. saliu vec per te marr votat e ka pasur mendjen. se per gje tjeter nuk ka bere as per ish te perndjekurit dhe as per shqiptarett. saliu cdo gje e ka bere per familjne dhe oborrin e vet
pd vazhdon me nje loje te ulet. pd eshte bere turpi i ketij vendi. pd nuk perfaqeson interesat e asnje shqiptari, ka mendjen vetem te kthehet ne pushtet dhe te vjedhi. parti pa ideal, pa program, pa ide. uroj qe shqiptaret ta ken pare mire gjithe kte fallcitet qe ka bere pd dhe mos ti japi asnje vote
si ka mundesi qe pd shperndan trakte duke qen se ka saliun aty qe shume gjera sesi funksiononte partia e komunistave i di mire ai duke qen nje anetar i saj. gjithsesi me trakte apo jo partia demokratike i ka humbur ish te perndjekurit dhe vota e tyre do shkoj per kandidatin veliaj i cili beri nje ligj per hapjen e dosjeve dhe dha leket duke kompensuar ish te perndjekurit
Te perndjekurit kane vite qe presin nga pd edhe asgje nuk moren nga ato. 8 vjet rrjesht moren vetem nje kest ne 18 muaj me mbeshtejten e plote te erion veliajt moren 4 keste rrjesht. Pd nuk eshte per njerzit nuk do jete pd ka qen edhe eshte vetem per nje person kryetarin qe te vjedh gjithe shqiperine!
Partia demokratike ne 1991 erdhin ne pushtet duke perfituar nga te perndjekurit. se nqse sdo kishin qen ato te gjithe e dime ku do ishte pd sot. ne 23 vjet nuk moren asnje nisme per ti ardh ne ndihme atyre duke i len ne balte njelloj sic i la enveri ne spac. ne kto zgjedhje kta e dine shume mire kush eshte drejtimi duhur edhe kush eshte shkatrimi i jetes per qytetaret edhe zgjedhja e atyre do jete shume e thjesht!
Ne fakt nuk eshte se mund te presesh nje sjellje ndryshe nga partia demokratike..
Keta te gjithe kane nje model sjellje dhe argumentimi te instaluar ne mendjen e tyre dhe nuk denjojne dhe as guxojne te dalin jashte ktij modeli..
Si mund te votosh nje parti te tille qe as vete nuk e di se cthote.,
Aq sa ka bere e majta ne keto 18 muaj nuk kreu Partia Demokratike ne 23 vite sa here qe kishte pushtetin. Erion Veliaj ne rolin e ministrit te Mireqqenies Sociale dhe Rinise arriti tu jepte kestet ish te burgosurve dhe nga ana tjeter arriti te hartoje ligjin per hapjen e dosjeve. Fakt eshte se e majta ka bere shume per ish te burgosurit , ato tanime ndjehen te perfaqesuar.
Demshperblimin e ish te perndjekurve po e kryen Partia Socialiste. Sali Berisha u premtoi se do ua shperndante kestet te shtrira ne tete vite mirpo e verteta eshte se parate e ish te perndjekurve shkuan ne drejtim te paditur, nderkohe qe Parita Socialiste po i demshpeblen po ben te kunderten e PD. Edhe hartimi i ligjit per lustracionin eshte nje tjeter hap i ndermarre nga Partia Socialiste.
eshte vertet per te ardhur keq gjendja ku ka perfunduar PD dhe cfare argumentesh perdor per te marre ndonje vote tek tuk ! Te mendosh qe eshte nje nder partite me te medhe te Shqiperise dhe me nje numer te konsiderueshem mbeshtetesish dhe ja cfare shembulli jep !
Vertet per te ardhur keq qe nuk kemi nje opozite reale
Po kta te PD bashke me ate qe kane ne krye ( ai i verteti jo ai qe hiqet si kryetar) jane komunistet me te medhenj! mos te harrojme nga kush parti dolen,pjese e kujt partie kane qene dhe si kane bere politike gjithe kto kohe !
jane tipik shembulli i nje partie komuniste me nje pushtet te centalizuar ne duart e kryetarit nderkohe qe te tjeret as nuk e kane mundesine e te paturit nje mendim te vetin e jo me te tjera!!
a e kuptoni9 se kush eshte pd dhe kush eshte saliu.gjera qe dihen.asliu ka qene bashkepunuesi numer 1 i komunizmit por dhe ne aprtine e tij ashtu qeverisi me komunizem,dhe per fat te keq ajo parti eshte katandisur ketu si nje klub i grave te qkeqija qe meren vetem me fjale.dhe nuk kane asnje gje per te bere.
duket qarte qe edhe ish te perndjekurit do votojne ashe sepse vetem kjo force politike mun ti perfqesoje sepse ,basha dhe asliu i perdorin vetem per te mrre disa vota me shume dhe ti perdorin per qellime elektorale.dhe pastaj i harrojne dhe i len ne meshire te hallit.
me behet qefi kur degjoj deshtimet e politkes se bashes sepse po na hiqet si nje lider i revolucioneve,por ne te verte ai e tregon qarte qe eshte lideri i deshtimev dhe lideri i keqeverisjes.basha dhe saliu dyshja e deshtuar.madje nga ky fakt duket qarte qe keto fisin shoshori e ka denuar saliu.po sa te tjere si fisi shoshori ka denuar saliu.pra ne cdo dretjim pd ka bere keq sepse nuk ka qene naj here parti per popullin por ka qene per xhepat e tyre.
Nuk e kuptoj pse ben PD sikur vertet merakoset per te perndjekurit politike..
Realisht kujton se mund tna beje per budallenj?! a nuk ishin pikerisht kta qe te perndjekurit i lane vetem me nje kest gjate 8 viteve qe ishin ne pushtetapo tani qe jane zgjedhjet bejne sikur merakosen per te gjithe kta.,
Sa parti hipokrite qe jane!
dhe te perndjekurit votojne per ashe dhe votojne per kandiatet e majte sepse,vetem ashe eshte politika qe mund ti perfaqesoje se ps i ka operdorur gjithmone per fushate elektorale dhe pastaj i ka hedhur tutje duke i flakur.kurse kjo qeveri vetem ne 18 muaj u ka dhen 4 keste shperblimesh dhe ju ka dhene mbeshtetjen e duhur.
Demshperblimin e te perndjekurve e kishte per obligim moral ta kryente Partia Demokratike por ajo jo vetem qe nuk realizoi por arriti deri ne ate pike sa u shkua deri ne veteflijimin e ish te perndjekurve. Sali Berisha me kauzen e tyre ka arritur te behet president e kryeminister mirpo nuk realizoi asgje, i genjeu i mashtroi ato, i burgosi per se dyti.
pra e vetmja alternativ per kete grup eshte vetem ashe,sepse kljo eshte politika e sukseshme e tyre per qytetaret dhe jo per partite.kurse shqupi dihet qe politiken e ka per vete dhe per shqupin nuk e ka per qytetaret.
e vetmja gje qe halim kosova ka premptuar tek ish te perndjekurit eshte qe ai do jete prane tyre!!! ne anen tjeter, erion veliaj si minister i mireqenjes sociale dhe rinise, ka dhene tek kjo grup shoqeror pese keste demshperblimesh dhe coj perpara ligjin per hapjen e dosjeve!! kjo eshte prova me e mire pse ata duhet te votojn ate ndersa halimi le te vazhdoj me perallat e tij!
pergjat gjithe qeverisjes se partise demokratike, jane bere premptime te panumerta ne drejtim te ish perndjekurve politik te cileat ama asnjehere nuk u realizhuan. ato biles u quajten dhe komunist dhe tradhtar kur vendosen te veteflijoheshin dhe vetem pas ardhjes ne pushtet te qeverise sociliate ata morren mbeshtetjen ekonomike dhe moral te cilen gezojn akoma dhe tani!
o popull votoni ate qe mendoni lerini keto manipulime kalamajsh qe asnjeri nuk ka nerva ti degjoje se u lodhem 8 vite kur ishit ju ne pushtet e vetem vidhnit nga mengjesi der ne dark
beni zgjedhje normale e pranoni humbjen se sju mbetet gje tjeter per te bere