Fort të nderuar redaksi e gazetës DITA dhe të respektuar lexues! Në numrin e djeshëm të gazetës, një artikull shoqërohej me një karikaturë mjaft të goditur për kryetarin e PDIU, por të mos çuditemi dhe shumë sepse brenda realitetit shqiptar është kjo që po rindodh.
Që prej dukurisë Xhuveli, që në atë kohë u quajt xhuvelizmi, e deri tek Nard Ndoka e shumë të tjerë, më i fundmit shfaqet Shpëtim Idrizi. Përsëris që këta tipa nuk përbëjnë ndonjë çudi të madhe. Çudi do ishte nëse atyre që u drejtohen elozhet e tyre hipokrite, t’i marrin ato seriozisht. Besoj që Rama nuk do ta bëjë këtë gabim. Sipas vetë Ramës, dallkaukë e Haxhi Qamilë ka pasur me shumicë qeveria që po rrokulliset. Me respekt, Adrian Milo.
SMS në DITA Në 0689073730
