Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
“Vila e denoncuar nga Bardhi është e Flamur Nokës, ndodhet në Gjirin e Lalzit pranë asaj të Berishës”
Kronike Lajmi i fundit
VIDEO: “Pse Rama nuk ka asnjë lidhje me Enver Hoxhën”, disa mendime mbi dhunën, socializmin e (pa)mundur dhe zaptimin e shtetit nëpërmjet partive
Kendi i Kryeredaktorit Kryesore Lajmi i fundit
“Një gazetar pasanik është një gazetar që qelbet erë, unë do ta pushkatoja”, leksioni i fundit i Montanellit, lista e pagave dhe historia e Senekës
Kendi i Kryeredaktorit
Ushqimi që u shpik shumë pranë Shqipërisë, sot është privilegj i të pasurve
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Çudia ‘‘Idrizi”: Merr drejtoritë e lëna nga Meta, por flet për …”koalicion me PS-në” (!)
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Çudia ‘‘Idrizi”: Merr drejtoritë e lëna nga Meta, por flet për …”koalicion me PS-në” (!)
AktualitetLajmi i fundit

Çudia ‘‘Idrizi”: Merr drejtoritë e lëna nga Meta, por flet për …”koalicion me PS-në” (!)

redaktor
Published April 10, 2013
Share
SHARE

PDIU merr AKBN-në dhe RISHMI-n, dy nga institucionet më të lakmuara në Ministrinë e Ekonomisë, pas largimit të drejtuesve të LSI-së në këto institucione.Në tratativa dhe për 6 drejtori të tjera me Berishën, por çuditërisht jep sinjale bashkëpunimi me Ramën

Partia për Drejtësi Unitet dhe Integrim,e drejtuar nga Shpëtim Idrizi, ka nisur një fazë të fortë negociatash me demokratët për të “kapur” sa më tepër nga drejtoritë e lëna nga drejtuesit e LSI-së në disa ministri në Shqipëri. Aktualisht konfirmohet fakti se Idrizi ka mundur të sigurojë drejtimin e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore(AKBN), një drejtori kyçe për licencat në sektorin energjetik dhe të shfrytëzimit të karrierave, por përveç kësaj drejtorie, PDIU ka mundur të marrë edhe RISHMI-n, i cili është reparti përgjegjës për inspektimet në biznesin prej miliona eurosh të minierave. Edhe ky post është një nga ata që konsiderohen “vend pëllumbash” për vetë faktin se licencon ose penalizon në biznesin fitimprurës por edhe shumë të korruptuar të minierave në Shqipëri. Negociatat mes palëve nga ana tjetër vijojnë edhe për 6 drejtori të tjera. Duket se Idrizi nuk po ja përton marrjes së këtyre posteve dhe për PDIU-n 6 muaj, deri në Shtator, duket se janë një kohë e mjaftueshme për t’iu “gëzuar” këtyre drejtorive të reja. Ajo që bën çudi është fakti se ndërsa po lufton me këmbë e duar për të siguruar sa më shumë poste në qeveri dhe nëpër ministri, pas ikjes së drejtorëve të LSI-së, Idrizi paralelisht në tri ditët e fundit ka dhënë edhe sinjale solidariteti dhe afrimi me opozitën, sidomos pas qëndrimit të kësaj të fundit në raport me rezolutën çame të propozuar nga PDIU.

Rezoluta PDIU mbështeti dy ditë më parë përfshirjen e çështjes çame në programin e Rilindjes. Kreu i kësaj partie, Shpëtim Idrizi, tha se e vlerëson hapjen e liderit të opozitës ndaj çështjes çame. Idrizi u shpreh se draft/rezoluta e propozuar nga PS-ja shkon në të njëjtën linjë me projektin e PDIU-së në 3 momente: mbështetja në të drejtën ndërkombëtare dhe traktatin e fqinjësisë së mirë, faktin që çështja duhet adresuar politikisht me instrumentet evropiane, si dhe detyrimin që qeveria të raportojë 2 herë në vit në Kuvend për adresimin diplomatik të çështjes. Idrizi u bëri thirrje të gjitha partive të angazhohen për konsultime të hapura në mbledhjen e Komisionit të Jashtëm të Kuvendit, në lidhje me rezolutën që ai ka paraqitur para disa javësh. “Pavarësisht se për partinë tonë çështja çame është boshti kryesor i ekzistencës si parti, ne e kemi bërë të qartë që në fillim dhe gjej rastin sot ta ritheksoj, se ne rezolutën nuk e kemi parë asnjëherë si një dokument ekskluziv të parties sonë por si një dokument konsensual të gjithë klasës politike. Prandaj i bëj thirrje të gjithë partive dhe deputetëve të kësaj legjislature që t’i përshpejtojnë hapat dhe të miratojnë atë,si një tekst të mirëpranuar nga të gjithë që adreson siç duhet çështjen çame”, tha Idrizi.

redaktor April 10, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
3 Comments
  • shpetim says:
    April 10, 2013 at 11:00 am

    Dhe kerkojne çamet nga PS te miratojne rezoluten. Shpetim Idrizi eshte nje lapanjoz i etur per pushtet dhe vetem per te vjedhur. Shoqatat çame duhet t’a braktisin ate i cili eshte jashteqitja e PS.

    Reply
  • Amant says:
    April 10, 2013 at 12:25 pm

    “Koalicioni me PS” i Idrizit eshte presioni qe kerkon ti bej Berishes per te shvatur poste dhe perfitime ende. Shpetimi i çamerve e ka lidhur perfundimisht fatin e tij me Saliun, edhe pse mban mbi kurriz votat e socialisteve vlonjate. Pavarsisht nga deklaratat, komuniteti çam ka si tipar dallues, venien ne rresht perjetsisht pas te fortit. Keshtu beri edhe me Enverin, te cilin tani e ka zevendesuar Saliu. Dhe kete e bejne mire gjithe çamet e shqiperise.

    Reply
  • llogaria says:
    April 10, 2013 at 12:49 pm

    Babagjyshi i vitit te ri po siguron dhurata 3 mujore per te mashtruar camet.
    Braktiseni kete palaco cirku dhe votoni me mend ne koke o popullsi e vuajtur came.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?