Letër e nënshkruar
Luftar Kuka, Patos
Shumë çudira po dëgjojmë këto ditë në Tiranën tonë. Tregtarët qëllojnë godinën e Bashkisë me domate, biznesmenët nuk duan të paguajnë detyrimet e shtetit, ambientalistët nuk duan të ndërtohet këndi i lojërave për fëmijët te parku. Po ne në qytetet e tjera, ku tregtarët paguajnë rregullisht faturën e detyrimit të Bashkisë sipas hapësirës që zënë, ambulantët e vegjël paguajnë çdo ditë 150-200 lekë faturën sipas hapësirës që zë malli i tyre, shesin apo nuk shesin fare. Fatura paguhet. Në mëngjes vete me bileta në dorë punonjësja e Bashkisë i jep faturën çdo tregtari. Kështu bëjnë edhe kafenetë, ligjet janë njëlloj si në bashkinë e Fierit, Vlorës, Tepelenës, Beratit etj. Pse bëhet kjo në Tiranë?
