Sistemi shqiptar i drejtësisë përveçse është i mbytur në korrupsion, ka edhe raste që arrijnë deri në absurditet. I tillë është një rast i ndodhur në Gjykatën e Korçës, ku kallëzuesja është bërë vëlla e motër me huamarrësin e saj.
“Fiks Fare” ka investiguar rastin e përdorur nga gjykata si argument për të rrëzuar pretendimet e paditësit.
Dy vjet më parë, Fotini Çobaj u paraqit në redaksinë e Fiks Fare duke pretenduar shkelje të rënda procedurale dhe ligjore gjatë një procesi gjyqësor në Gjykatën e Korçës, të nisur mbi një kontratë huaje me Kristaq Kafexhi.
Fotini Çobaj thotë se ky shtetas i ka hua një shumë prej 300 milionë lekësh dhe më datë 11 janar të 2011, si pjesë e kontratës së huasë së nënshkruar, shtëpia e Kristaq Kafexhi kaloi në pronësinë e saj.
“Pas tri ditësh më vjen një person tjetër tek puna ime dhe më thotë: ‘që të lahemi bashkë do më japësh 5 milionë lekë që të mos hedh në gjyq’. Fleta e gjyqit ishte për të rrëzuar veprimet përmbarimore sepse Kristaq Kafexhi ka dalë me një deklaratë të njëanshme noteriale, ka revokuar atë që pretendon se ky është debitor”, thotë zonja Çobaj.
Pas një sërë procesesh gjyqësore që nuk kanë përfunduar ende, Fotini Çobaj dhe Kristaq Kafexhi, pa asnjë lidhje farefisnore me njëritjetrin, me vendim numër 45 të Gjykatës së Apelit në Korçë, janë “motër e vëlla”.
Trupi gjykues, me gjyqtare kryesuese, Brunilda Orhani arsyeton se janë deklaruar të pavlefshme veprimet juridike përmbarimore.
