Çudit Dasho Aliko: Lazarati e priti policinë në mënyrën më të mirë

Bledar Lumani

Kryekomunari i Lazaratit, Dasho Aliko, thotë se lazratasit e kanë pritur në mënyrë më të mundshme policinë, gjatë aksionit që kjo e fundit bëri në këtë fshat.

Aliko si duket ka harruar që për disa ditë më radhë pati shkëmbim zjarri mes banorëve të Lazaratit dhe punonjësve të policisë.

Ai thotë se shteti i ka persekutuar lazaratasit, pasi sipas Alikos, edhe në zonat e tjera mbillet hashash, por shteti nuk ka reaguar në të njëjtën mënyrë.

Ne negociuam me ministrin e Rendit që të na lihej afat 10 ditë për të negociuar me banorët e Lazaratit, që ata në mënyrë vullnetare të shkulnin bimët dhe më pas policia të bënte kontroll shtëpi më shtëpi dhe kjo nuk ndodhi.

Problemi i dytë është që policia në Lazarat u prit në mënyrën më të mirë, u trajtuan në mënyrën më të mirë.

Por policia a e trajtoi Lazaratin si një komunitet brenda territorit shqiptar.

Problemi i tretë është se kanabis nuk mbillet vetëm në Lazarat.

Fenomeni kanabis sativa nuk ishte vetëm problem i Lazaratit, por i gjithë Shqipërisë.

Pas Lazarartit u bë aksioni në Malësinë e Madhe dhe aty u rrëzuan dy helikopterë.

A ka njeri të arrestuar nga Malësia e Madhe sic ndodhi në Lazarat?

Qeveritarët erdhën në Lazarat si trumfatorë dhe jo si bashkëpunëtorë.

Që nga ai moment ne nuk kemi asnjë kontakt me qeverinë.

Sot Lazarati është në pikën e hallit dhe askush nuk pyet për Lazaratit”, deklaroi Aliko në emisionin “Të paekspozuarit”.

Share This Article
8 Comments
  • Jam kurioz te di, a i ka paguar ky zoteri faturat gjigande te energjise elektrike, te cilat, sipas shtypit, kapnin shifren e mbi 200 milion lekeve! Ku eshte transparenca?

    • Dhe une jam kurioz te di nqs e ke bere ndonjehere llogarine sesa shekuj do ti duheshin per te arritur kete numer qe jepet ne gazete. Do benit mire te kerkonit te dinit te verteten e nderhyrjes se policise ne Lazërat dhe me tej mund te shprehni mendimin tuaj, por jo para se te dini se ç’fare dhe si ndodhi. na mbyten teveqelet dhe nuk merret vesh se ku mbaron genjeshtra dhe ku fillon e verteta.

  • Duhen qare hallet e kontrabandisteve,vjedhesve,abuzatoreve me elektrikun ,ujin,drogaxhinjve,prostitutaxhijve.Kjo kategori nuk paguan,nuk denohet,;shteti e ka lene ne meshire te fatit,te papune.Ka shtet ketu !Beni Gaten drejtor dhe Dashon minister rendi!

  • Ende nuk e kane futur ne HAPSANE kete kriminel, po shet edhe pordhe tashti. Mire e ka kur e lene te lire. A thua doti vije edhe ketij dita?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *