Çuko: Biseda me Kiço Ngjelën, mbështetje për ndërtimin e serave të para në vend

anazapta

Një vizitë e Kiço Ngjelës, ish-Ministër i Tregtisë së Jashtme, të Brendshme dhe Transportit në vitin 1966 në Lushnjë dhe biseda me Loni Çukon, specialistin e ri të Hoti-Kulturës, do i hapë rrugë projektit të parë në Shqipëri për prodhimin e domateve e perimeve të para nëpërmjet serave. Suksesi i këtij eksperimenti, aplikimi i ndërtimit të serave në shumë zona të vendit, rrit dukshëm prodhimin ‘Made In Albania’, tepër të lakmuar nga konsumatori i huaj. Në intervistën e tij në vazhdim, Çuko na tregon për bisedën me Ngjelën, mbështetjen që ai e specialistë të tjerë dhanë në drejtimin e këtij eksperimenti…

 

Zoti Çuko! Pohuat se u arrit që Shqipëria të eksportonte në tregjet evropiane deri në 100 mijë ton perime. Ndërkohë që në tregun vendas, këto produkte(domatja e hershme) ishin ‘mollë e ndaluar’?

-Pyetja është me interes. Që të jemi të sinqertë dhe të saktë, nga ky eksport masiv produktesh, në momente të caktuara, tregu vendas, e ndjente mungesën e tyre. Pra, konsumatori shqiptar, nuk i kishte kur mund t’i dëshironte këto prodhime. Dhe kjo ka disa arsye që unë po ua pohoj në vazhdim. Së pari dua të them se ky fenomen, pra pamundësia e shqiptarëve që të konsumonin produktet që vetë i prodhonin, kryesisht lidhet me domaten e hershme… Kjo vihej re kryesisht në muajt prill dhe maj. Megjithatë, përgjithësisht, edhe qytetarët shqiptar, u ‘rrinin larg’ këtyre prodhimeve pasi nuk ua mbante xhepi, nuk u mjaftonin të ardhurat. Siç përmenda më lart, uria e tregut të huaj për domaten që prodhonim ne, sillte të ardhura shumë të mëdha për shtetin shqiptar. Kështu, që prodhimet, në masë, mbështetur në kontrata të para planifikuara, ishin të destinuara për eksport. Kështu, mund të themi që për periudha kohore (muajt prill, maj), por në muaj të tjerë të vitit, këto prodhime ishin në rritje dhe për qytetarët e thjeshtë. Por ka dhe diçka tjetër në këtë drejtim.

Cila është konkretisht?

-Ishin dhe politikat ekonomike të kohës, centralizimi, që përveç të tjerave, krijonin dhe mosmarrëveshje apo probleme të shumta dhe mes ndërmarrjeve apo institucioneve. Kështu, në vitet ‘70, për sa fola më parë, pati dhe një farë kontradikte që tashmë u shfaq pothuaj fare hapur… Ishte kontradikta midis ekonomive prodhuese të perimeve dhe institucioneve tregtare që grumbullonin e shpërndanin këto prodhime. Pasi këto të fundit, pra institucionet tregtare nuk i përgjigjeshin dot kërkesave të tregut si në shtrirje gjeografike, në kohë e me sasinë e duhur të prodhimeve. Kryesorja, ajo që pengonte përmbushjen e kësaj detyre nga ana e tyre, ishte mungesa e ambalazheve dhe kufizimi në mjete transporti.

Të kthehemi tek eksperienca juaj në drejtimin e projektit për prodhimin e domateve me sera në vendin tonë, që ishin në vazhdim, zanafilla e eksportit në rritje të perimeve?

-Fakti që unë nisa punë në ekonominë bujqësore të Divjakës,(me kushte optimale për kultivimin e perimeve të para) më bëri që të njihja elementët dhe treguesit që ndikonin në hershmërinë e këtyre produkteve, si dhe vlerat konkrete të tyre. Unë kisha njohuritë e shkollimit, por puna, eksperienca në terren, janë ‘shkollë’ më vete e me shumë vlera për specialistin. Falë takimeve që kisha bërë me ekspertë të njohur të kësaj fushe, në terren, institute shkencore, ministrinë e Bujqësisë (deri titullarë të saj), më nxiti të ndërmerrja guximin të eksperimentoja në drejtim të perimeve, përkatësisht, në krijimin e kushteve për prodhimin e nxjerrjen në treg në një kohë sa më të shpejtë. Por dua të kujtoj se kjo ndërmarrje do të rezultonte shumë e vështirë, me plot pengesa e përgjegjësi, por falë bashkëpunimit me kolegë, mundëm të preknim suksesin… Shumë nga bashkëpunëtorët e mi, sot nuk jetojnë, por unë dua ti falënderoj të gjithë, të vlerësoj kontributin që ata dhanë në këtë drejtim… Janë bashkëpunëtore nga specialistët e terrenit, ato në dikaster, në Degën e  Eksporteve dhe funksione drejtuese shtetërore…

Kë do të veçonit disa prej tyre?

-Ndër të parët unë dua të përmend njeriun e përkushtuar Sheraf Mosha që arriti deri në detyrën e kryetarit të Degës së Eksportit. Dua të përmend gjithashtu Kiço Ngjelën, ministrin e Tregtisë së Brendshme, të Jashtme dhe Transportit. Dua ta kujtoj gjithashtu dhe Uan Hilën, ish-kryetarin e Komitetit Ekzekutiv të Lushnjës… Gjykoj se është vendi këtu të evidentoj një bisedë me Kiço Ngjelën, personin e parë që më nxiti e inkurajoi në eksperimentimin e kultivimit të domateve e perimeve të tjera në sera…

Çfarë biseduat me Kiço Ngjelën lidhur me eksperimentin?

-Kiço Ngjela ishte njeri me përvojë të pasur dhe shumë komunikues me njerëzit që i vlerësonte. Në një farë mënyre nuhaste instiktivisht njeriun apo mjedisin që kishin prirje për diçka të re e që ngurronin të kërkonin hapur mbështetje. Por, Kiço ishte dhe trim e njeri që e mbante fjalën e dhënë. Kishte dhe një gjë tjetër: Edhe nëse dikush gabonte në punë pa dashje apo për shkaqe që nuk vareshin prej tij, ai e ndihmonte, kurrë nuk e dënonte. Kiço nuk harronte premtimin e dhënë e gjendej vetë konkretisht në përmbushjen e detyrës që kishte dhënë. Në rastin konkret, dhe në eksperimentin tonë. Kishte ardhur në kooperativë, e me mua si specialist bisedoi gjatë. Si ministër i Tregtisë, mendja i rrinte tek prodhimi masiv i frutave, të cilat i quante të domosdoshme për tregun e brendshëm, e veçanërisht për eksport, fushën të cilën ai e mbulonte. “Të dëgjova me vëmendje djalë, e jam plotësisht dakord me idetë tuaja. Është me interes nëse ne, me eksperiencën tuaj e të specialistëve, të përpiqemi të ngremë këtu në ekonominë tuaj, sera, për prodhimin e domates e perimeve të tjera para ciklit natyral. Janë me shumë leverdi ekonomike. Mendohu një herë, shqyrtoje me detaje dhe ne do të të mbështesim. E di, është punë e vështirë, pasi eksperimentohet për herë të parë në vendin tonë. Por, siç thash, kam besim tek ti, e unë dhe shokët do të të ndihmojmë” – më tha mes të tjerave Kiço Ngjela. Ndjeva kënaqësi, e cila m’u kthye në një mbështetje e forcë të brendshme. “Do të bëjmë të pamundurën, shpresoj t’ia arrijmë” – i thashë.

Si vepruat ju pas kësaj bisede?

-Mua më ngeli në mendje këshilla dhe gatishmëria që afroi Kiço Ngjela, edhe pse një eksperimentim i tillë ishte me përgjegjësi dhe i rëndë për ‘shpatullat’ e mia. Isha 24-25 vjeç atëherë… Por mora vendimin që të mos tërhiqesha nga kjo që ishte ëndërr… Që të nesërmen takova kryetarin e kooperativës bujqësore, Dhimo Likon. Ai ishte me vlera si njeri dhe drejtues. “Unë nuk di se çfarë duhet bërë. Ti je specialisti e je punëtor. Më thuaj se çfarë duhet të bëj unë, çfarë duhet bërë dhe na ke të gjithëve gati, në mbështetje!”- më tha ai. Sigurisht, për këtë nismë, u konsultova dhe me kolegët e mi që punonim bashkë në të njëjtën ekonomi. U lidha me specialistët dhe drejtuesit e Komitetit Ekzekutiv, me specialistët e sektorit përkatës dhe me drejtuesit e Ministrisë së Bujqësisë.

Cili ishte qëndrimi i tyre?

-Më mbështetën plotësisht. Më kërkuan detaje për projektin dhe më premtuan edhe angazhim konkret… Por kuptohet, përgjegjësi i parë, ai që ishte nismëtari dhe udhëheqësi i projektit për nisjen për herë të parë të kultivimit të perimeve të hershme në sera, isha unë…

Është me interes të dimë si vazhduat më tej, cili ishte fati i projekti?

-Po, nisëm nga puna. Ndër të parët që më mbështetën e unë duhet ta falënderoj, është Qemal Myrseli, funksionari më i lartë partiak në rrethin e Lushnjes, që më pas u bë dhe zëvendësministër i Bujqësisë. Ai, pasi u njoh me projektin tim, më afroi gjithashtu dhe eksperiencën që kishte njohur në ndërtimin e serave të perimeve gjatë një vizite që kishte bërë në Kubë. Nga kjo vizitë, ku ishte njohur nga afër dhe me ndërtimin e serave, ai ishte kthyer në Shqipëri në fund të vitit 1964.

Çfarë kishte parë në Kubë Myrseli dhe çfarë biseduat lidhur me projektin e serave?

-Ai më shpjegoi se atje ishte njohur nga afër me ndërtimin e serave, përkujdesjen që bëhej për perimet, deri tek ambalazhimi dhe dalja e tyre në treg. Bëhet fjalë për perimet(kryesisht domatja, trangulli e speci) e para, që prodhoheshin me kushte speciale e dilnin në treg para kohës natyrale të prodhimeve në kushte natyrore. “Kam parë, më ka bërë përshtypje se në Kubë, serat ishin ndërtuar me polietilen. Nuk di a është e mundur dhe me leverdi që edhe ne këtu të ndërtojmë sera të tilla. Kërkoj mendimin tënd, pasi unë nuk jam specialist i mirëfilltë në këtë fushë, por po tregoj atë që kam parë gjatë vizitës në Kubë”- më tha ai mes të tjerave. Përgjigja ime ishte shumë pozitive dhe e shpejtë. “Po, mund të ndërtohen edhe tek ne sera të tilla. Bile, këtë mendim, duhet t’ua kisha propozuar unë”. U mirëkuptuam dhe më tha: “Eja bisedojmë nesër për detajet konkrete!”

Çfarë solli e nesërmja?

-Siç e lamë, unë shkova të nesërmen në zyrën e tij. I kisha përgatitur të dy variantet e serave, ato me polietilen dhe ato me xhama. Kisha përgatitur gjithçka në detaje, që nga vendburimi i lëndës së parë, koston e ndërtimit, deri dhe vendin ku mund të materializonim projektin e prodhimit të perimeve të para me sera. Biseduam gjatë dhe jo vetëm një ditë. Kështu, nga ora në orë, në pak dit u vendos që projekti të niste nga materializimi…

Ku dhe si nisët ndërtimin e serave?

-Pasi ramë dakord për të gjitha, ramë dakord dhe për vendin ku do të ndërtoheshin serat. Nisur nga kushtet klimaterike më të përshtatshme, cilësia e tokës ku do bëhej ndërtimi i serave, kushtet teknike që ato kërkonin, terrenin, afërsinë e ujit e të materialeve të tjera, u gjykua dhe u vendos që serat eksperimentale që aplikoheshin për herë të parë në Shqipëri, të ndërtoheshin në Divjakë. Vendosëm gjithashtu që ato të mos ndërtoheshin në parcelat e kooperativës bujqësore, por në parcela të veçanta, pikërisht në afërsi të shkollës, ku dhe ishin më nën përkujdesje. Por kishte dhe një arsye tjetër për caktimin e vendit të eksperimentit. Unë, si drejtues i eksperimentit do të isha më i pa varur. Nuk do të përzihesha më me problemet e ditës në ekonominë bujqësore, por do të merresha enkas me serat, tashmë si specialist i Seksionit të Bujqësisë së Rrethit të Lushnjes.

Kalojmë në detajet konkrete të eksperimentit?

-Siç përmenda më lart, në projektin që unë kisha përgatitur me kohë, kisha parashikuar të dy variantet, serat me polietilen dhe serat me xhama… Do të aplikonim të dy variantet dhe nisur nga rezultati i prodhimit, do të vendosej se cili variant do të aplikohej në të ardhmen. Kështu, përgatitëm dy parcelat, njëra afër tjetrës, me një sipërfaqe nga 100 metër katror secila. Pas përgatitjes së tokës, ndërtuam dhe serat. Thashë që gjetëm mbështetje dhe me specialistë, por dhe me fonde… Pas mbjelljes, nisën ditë e net pa gjumë. Me punëtorë të kualifikuar, parcelave u bënim shërbimet e duhura në kohë. Ata që e njohin këtë zanat, e dinë se sa delikat, i vështirë është ai dhe sa përkujdesje maksimale kërkon… Një shmangie nga shërbimi ndaj bimës, apo mos dhënia në kohë, sillte pasoja. Këtu nuk bëhej fjalë për dëmin ekonomik në prodhimin e pritshëm, por bëhej fjalë për një eksperiment që aplikohej për herë të parë në Shqipëri.

Cila ishte kosto më me leverdi, ajo me polietilen apo me xham?

-Për sa i përket ndërtimit, serat me xham kanë një kosto 5 herë më të madhe se serat me polietilen. Kjo bëri që në vazhdimësi, në shkallë vendi, të përdoreshin serat me xham…

Projekti ngeli në dorën tuaj, apo vinin dhe ekspertë nga Tirana?

-Të kuptohemi. Mbështetja ishte maksimale, por pesha kryesore ishte e jona.

Jeni takuar më vonë me Kiço Ngjelën?

-Po, pas vitit 1990. Sapo ishte liruar nga burgu dhe erdhi në ndërmarrjen e Agro-Eksportit ku punoja unë. ‘Lonin e domates kërkoj’- i tha një punonjëseje. Hapa sytë e shikoj Kiçon. U takuam… “Për ty kam ardhur, erdha të pimë një kafe”, më tha…. Dolëm. Ishim të malluar. Në ecje e sipër i thashë: “Si të të them, ‘zoti Kiço’ apo ‘shoku Kiço’?” Më puthi në ballë, vazhduam të qeshurën duke ecur…

Ku vazhduat më pas?

-Edhe pse u nisëm për kafe, vazhduam bisedën duke u futur nëpër dyqane e ‘Mapo’. Kujtonim të kaluarën, bisedonim me njëri-tjetrin por dhe me shitëset… Kujtonim shokët, ngjarjet. Më bëri përshtypje karakteri i tij, gjë të cilin ja kisha njohur edhe më parë. Por ai kishte vuajtur burgun, e në një farë mënyre, kishte dhe të drejtë të kishte ndonjë pakënaqësi. Por jo! Asnjë fjalë të keqe nuk tha, askënd nuk shau… Bisedonim dhe për bujqësinë. Më pyeste për punën që bëja, më jepte dhe këshilla… Nuk di sa kohë kaluam kështu… Mbase një orë e gjysmë, mbase dhe më shumë…

 

NESËR DO TË LEXONI:

Rrëfimin e specialistit Loni Çuko: Vizita e Enver Hoxhës në mars të vitit 1967 në serat e Divjakës dhe biseda e gjatë që zhvillova me të. -Debati i ashpër mes Enver Hoxhës dhe mjeshtrit të fidaneve Tasi Popja dhe si u kalua ky moment i vështirë.

-Vlerësimi i Enverit për serat, rëndësinë e eksportit të frutave jashtë vendit dhe qortimi lidhur me shpenzimet për zyra e objekte të tjera.

 

Share This Article
12 Comments
  • Bravo Loni! Interviste me shume interes. Eshte mire kur gjera te thena per nje periudhe 50 vite me pare te njihen dhe nga brezat e me vonshem..

  • Eshte interesant ky shkrim. Eshte folur shpesh qe prodhimet bio te asaj kohe nga Shqiperia, preferoheshin nga Europa plake. Ka pas dhe specialiste te mire… Po keta specialiste, sot cfar bejne? Pse nuk prodhojne perime te hereshme bio ne menyre private?! Se tokat ne vendin tone jane djerr. Ti nxjerrin ne treg e te pasurohen… Apo vetem en shtetin komunist te Enver Hoxhes behej kjo..

  • Interviste shume e bukur. Loni vertet ka qene nje personalitet ne fushen e perimekultures, sidoqe i pavleresuar dhe i panderuar sa duhet per talentin qe ka pas shpalosur ne kete fushe. Shyqyr qe lexuam nje interviste “bio”, nje interbiste jo nga ato qe tregojne “trimerira” kunder te ashtuquajturve diktatore te kohes. Nejse, le te lexojme edhe neser, me shprese se nuk do te kemi ndonje lloj “trimerie” kunder Enver Hoxhes. Se tani eshte bere mode: do te marresh çertifikaten e “demokratit:? Jep intervista duke kritikuar dhe fyer ish udheheqesit e djeshem!

    • Shoku Shtembari ,keni te drejte .Ateher kemi qene te gjithe specialiste .
      Te gjithe koperativiste ishim ,nje lloj doku vishnim dhe qethja ishte modeli stalin .
      Si vleresim per punen e Lonit dhe gjithe koperativisteve te tjere partia na la …bunkerin . Besoj se do mund dhe ta legalizojme ….gratis .E ka premtim elektoral lirindja .Do e mbajne fjalen besoj ,do e kene dhe amanet nga baballaret .
      Jo nuk besoj se do guxoje Loni te fyeje udheheqesin legen dar E .Hoxha .
      Nuk besoj se i duhet titulli demon krat .
      Shoku Shtembari ,cfare titulli merr kur tregon genocidin njerezor dhe kulturor qe baba jot beri mbi kte popull ??? Keni degjuar ndonjeher mbi LEF NOSIN ???
      BAHRI OMARIN ??? MIJRA TE TJERE ??? THEOFAN STILIAN NOLI PSE NUK SHKELI NJEHER TE MREKULLIA E TE ‘ASHTUQUAJTURVE” DIKTATORE ???
      Konica thoshte qe bolshevizmi eshte nje virus qe hyn ne gjak dhe shqiptaret e kane ne tru
      I kritikojme dhe ,hem shiko na fyhen ,shoku Shtembari fyhet
      Ata qe u kalben burgjeve ,ata qe te thane kenetat ku ngritet serat ,getot e sklleverve qe per nje domate beren 10 vjet burg ….ndoshta nuk fyhen ????
      R.I.P trurit qe ju ka ikur trushpelar enverist !

  • Zoti Dhimiter! Lonin nuk e njoh, po ju po. Jeni nje intelektual qe keni dhene jo pak ne keto dekada. Ne fakt, intervista e Lonit dhe per mua, eshte shume interesante. Ne qe jemi me te rinj, pak i dime keto gjera. Mire, le te nxihet periudha e komunizmit xhanem, por kur ka dhe gjera te tilla te vecanta, sakrifica te njerezve te thjeshte, arritje e vleresime, duhet te njihen. Ne nje fare menyre, gjerat kane qene ashtu sic kane qene, e nuk mund te gjykohen ne kontekstin e sotem. Deshmi te tilla, jane ne nje fare menyre memorje e nje grimce te historise se vendit tone… Qofte dhe per kete, ja vlen te shkruhet dhe te njihet…

  • Per dream.Dhimitri nuk i ben hosana partise,por popullit qe punoi aq shume dhe puna nuk iu vleresua siç duhet dhe djersa e tij nuk u kanalizua per te marre maksimumin e mundshem ne sherbim te rritjes se vazhdueshme te mireqenies.Vlerat pozitive te asaj kohe duhet te njihen e, mundesisht,te promovohen sa me mire.Nese keto vite te demokracise do te ishte punuar si atehere (nga masa e gjere e popullit),sot do te ishim ku e ku me lart.Persekutimi nga rregjimi nuk duhet te na erresoje syte deri ne kete fare feje,sa te mohojme edhe ate qe mund te cilesohet arritje e asaj kohe.E kuptoj mllefin ndaj sistemit e drejtuesve te diktatures dhe per kete ju mbeshtes e jam i nje mendjeje me ju qe shume gjera qe kerkojne te persekutuarit e djeshem te vihen ne vend,si nje lloj ndjese qe do te paqtonte disi shpitrat tuaj te vrerosur.Por tjeter gje eshte rregjimi e tjeter populli.Ne shkrimin per perimekulturen flitet per djersen e punonjesve,punetore e specialiste,qe dhane gjithçka per prodhime te bollshme e cilesore dhe jo per udheheqjen diktatoriale.Ndaj mire do te ishte qe kjo pervoje e vyer e Lonit dhe e specialisteve te tjere te promovohet per t’i dhene nje shtytje te metejshme prodhimeve bio te bujqesise per te cilat kemi aq shume nevoje dhe ekzistojne edhe mundesite per t’i marre.Vetem vullnet,zemer e bardhedhe orientim i drejte shkencor.

    • Flesh ,lexome pak me vemendje .
      Ateher gabimi ne te gjithe ate qe quhet logjika e mendimit eshte pikerisht kur mendoni se gabimet e atehershme kane qene te udheheqesave .Ata ishin 10 perbindesha dhe kishin nje mase injorantesh per popull .Ktu perfshihem dhe une .
      Sot me thoni qe duhet te punonim si dje ,sepse do ishim me mire .Ne fakt une prandaj permend genocidin kulturor .Ne kto vite mendon se kane hyre pak leke ne Shqiperi ? Mendon se ne qoftese dhe per nje cast te vetem po te njihte fuqine e tij populli do kishte Sali te sundonte dhe te armatoste snajperin ???
      Mendoheni sikur jeni duke ngritur nje keshtjelle ,por pa themel .Cfare vlente puna e Lonit kur domate nuk kishte per popullin …po pra ate popullin qe robtohej ,ku ndoshta sarkazma ime ngjason cinike ,por ama ktyre njerezve ju ngeli vetem bunkeri . Nuk eshte shpirt i vrerosur ,zoteri ,jam relativisht e re per tu ankuar nga ai sistem ,nuk pashe asgje .Jam me e persekutuar sot se dje ,por derisa te levizi mentaliteti …koperativist qe kemi keshtu do jete gjithmone .
      Nuk duhet te me tregoni qetesine qe duhet te kemi ,duhet te shqetesoheni te gjithe .Po ju kujtoj qe kur dhe nje personi te vetem i mungon drejtesia ,atehere ZGJOHU ,e keni shume prane dhe ju diktaturen .Ju vjen radha te gjitheve !

      Dakort me pregatitjen shkencore ,shume dakort .Nuk e di si do ecte me bujqesine ,por jam e sigurt qe nje pregatitje kulturore nuk do lejonte qe te perseritet gjithmone e njejta histori …sot per mua dhe neser per ty .

  • Jam polotesisht dakord me ‘Flash’. Do te ishte shume mire te mendohej e te veprohej ashtu… Si Loni, sigurisht qe ka shume te tjere qe kane kontribuar me dekada ne pune dhe kane ende mundesi te japin… Mbase, shteti duhet te krijoj hapesira ne kete drejtim…

  • Me behet qefi qe ju Z.Loni (prej betoni) flisni kaqe me dashuri per udheheqjen e atehereshme dhe ne vecanti Shokun Kico,por nje paranteze pa vene ne dyshim punen tuaj te pa lodhur qe pushteti jau shperbleu duke ju emeruar ne agro export. Nuk do ishte me mire te theshe qe kur takove sh.kico ta kishe pyetur pse nuk coni nje specjalist sikur edhe ne kube per specializim per te mesuar per dicka qe bota kishte vite qe e bente, mos valle edhe une qe kam punuar ne montimin e serave (moderne) ne laprake ne tirane dhe jam (mrekulluar) kur Shoku rita marku na tha : e shikoni si i pjek partija domatet pa diell. Nuk e ve ne dyshim punen tuaj po mos beni helozhe per asnje nga ato fytyra qe kishin per qellim vetem luften e klasave dhe armikun e imagjinushem sepse pastaj duhet te themi qe zevendes kryeministri bekteshi ose miska ose ai karocjeri qe sja mbaj mend emrin punonin qe te Benin te begate jeten tone.Te pergezoj per punen qe ke bere por mos u mundo te besh lavde per nje gje kaqe te rendomte si ishte te pjekesh domate ne hije.

    • Or ti trap!
      A e din ti se shum produkte ushqimore ,si gruri misri apo edhe te tjera, kapitalizmi ka kopiuar gjenetiken e komunizmit,dhe ne baze te ktyre studimeve i hodhen ne tregun kapitalist!

  • Asnje vuajtje gjate regjimit komunist nuk e justifikon shkaterrimin e ekonomise popullore pas90,ky ishte krim aq i madh sa persekutimi politik i luftes se klasave.Shqiperise i duhej modeli kinez i transformimit,pershtatja e ekonomise se tregut,nxitja iniciatives private,ruajtja venia ne eficience e ndermarrjeve rentabel ne tregub nderkombetar,Po ti kishte filluar sikur nje vit me pare keto masa emergjente Ramiz Alia,vete populli do ti kishte futur ne zinxhiret e tankut aventurieret maloke te teorise se skrapit,te nivelit zero,Sali Berisha e azem Hajdari,sic beri Ten Hsiao Pini

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *