Çuko: S’ka asnjë rrezik real për Papën

redaktor

Anëtari i Komisionit të Sigurisë, Arben  Çuko, deklaron se nuk ka asnjë rrezik nga ndonjë organizatë terroriste gjatë vizitës së Papës në Shqipëri.

Në një intervistë për Ora News, deputeti Çuko theksoi se “nuk ka asnjë rrezik real. Rreziku potencial qëndron gjithmonë”, deklaroi  Çuko.

Deputeti i PS-së u shpreh se ka vite që shërbimet tona të sigurisë, siç janë Policia dhe SHISH në bashkëpunim dhe me partnerët e tyre ndërkombëtarë po punojnë në luftën kundër terrorizmit.

I pyetur nëse mazhoranca do ta shkarkojë Visho Ajazin nga detyra e Drejtorit të SHISH—it, deputeti Çuko ka lënë të hapur mundësinë nëse në përfundim të kontrollit nga Kuvendi do të gjenden  shkelje ligjore. /E.K

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *