Cungu pezullohet me 2 ndeshje, gjobë Tiranës

redaktor

Pika e fituar me shumë mund dhe djersë ndaj Partizanit, ka rezultuar me kosto të lartë për Vllazninë.

Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, në mbledhjen e tij të radhës vendosi pezullimin 2 ndeshje të trajnerit të kuqebluve Armando Cungu, për protesta, gjeste dhe fjalë ofenduese ndaj zyrtarëve të ndeshjes, dënohet me dy ndeshje pezullim nga atkiviteti, bazuar në nenin 48/2 të KDS.

Cungu reagoi ashpër ndaj gjyqtarëve në fund të pjesës së parë me të kuqtë, pas një zënke në fushë ku u përfshinë futbollistë të të dyja skuadrave.

Në fillim të pjesë së dytë, kryesori Kridens Meta, e detyroi trajnerin shkodran të braktiste stolin, duke i hequr mundësinë për të dhënë udhëzimet e nevojshme drejpërdrejt nga fusha. 42-vjeçari do të mungojë në stol në ndeshjen e kthimit të fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë me Skënderbeun që luhet këtë të mërkurë në Korçë, si dhe në sfidën e radhës në kampionat me Flamurtarin në transfertë.

Gjithashtu klubi shkodran për ofendime në kor ndaj ekipit kundërshar gjobitet 50 000 lekë. Për të njëjtën arsye dhe me të njëjtën shumë gjobitet edhe Kukësi, që barazoi 2-2 në “Zeqir Ymeri” me Teutën.

Nuk i shpëton masës ndëshkimore edhe Tirana, që për sjellje diskriminuese ndaj kundërshtarit në ndeshjen me Bylisin dënohet me 100 000 lekë gjobë.

Bëhet fjalë për mosdhënien e dorës sikurse e parashikon protokolli portierit Stivi Frashëri, i cili u largua mes polemikave nga bardheblutë gjatë merkatos së janarit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *