Cungu: Respekt për kundërshtarin, por më shumë respekt për veten

Mila Hysotoci

Armando Cungu shprehet se Kukësi do të kërkojë fitoren në çdo takim dhe me të njëjtin objektiv do të zbresë në fushë edhe përballë Teutës.

Reginaldo dhe Ylli Shameti mund të mungojnë në këtë takim, madje mungesa e kapitenit është thuajse e sigurt.

“Reginaldo është shumë i rëndësishëm, por në mentalitetin tim ekipi nuk përbëhet nga një individ. Unë dua më shumë vlerat e grupit dhe do kenë mundësi lojtarët e tjerë për të shpalosur atë që dinë të bëjnë. Ekipi ka ndryshuar shumë për mirë që kur erdha unë. Në ndeshjen ndaj Valetës e tani mbrapa ekipi ka idenë e vet të lojës, por ky nuk është maksimumi i Kukësit. Jam i kënaqur me punën dhe besoj se do të vijnë rezultatet” u shpreh Cungu.

E respektojmë kundërshtarin por nuk i druhemi. Ka ndryshuar për mirë në këtë sezon, por duhet të respektojmë më shumë veten se kundërshtarin, pasi Kukësi ka synimet e veta dhe gjithmonë luan për fitore.

“Teuta ka pika të forta dhe të dobëta. Ua kam treguar lojtarëve se cilat janë të dobëtat dhe do të godasin aty ku u kam thënë. Kukësi ka luajtur më mirë se Laçi e Flamurtari, por jemi dënuar nga dhuratat tona e jo për meritë të kundërshtarit” përfundoi ai.

M.H/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *