Curri, tjetër “lamtumirë” kuqezi në miqësoren me Kosovën

Dita

Kanë luajtur bashkë për disa vite te Vorskla Poltava, në Ukrainë. Kanë qenë shokë të ngushtë edhe në kombëtaren kuqezi, ndërsa kanë vendosur të jenë me të njëjtin hap edhe në “lamtumirën” kuqezi. Armend Dallku dhe Debatik Curri do të jenë dy nga personazhet e ditës në miqësoren e 13 nëntorit, që do të zhvillohet në Prishtinë, mes Shqipërisë dhe Kosovës. Të dy do të “dalin në pension ”, pas vitesh kontribute të çmuara me fanellën kuqezi.

Mbrojtësi prishtinas, që sezonin e kaluar ishte pjesë e Tiranës, ndërsa sezonin aktual firmosi me Flamurtarin e Vlorës, por pësoi një dëmtim të rëndë në fazën përgatitore, është grumbulluar me kombëtaren shqiptare në vitin 2006, ndërsa ndeshja e fundit e tij me fanellën kuqezi ishte ajo e vitit të kaluar, Shqipëri-Danimarkë 1-1, në “Elbasan Arena”. Curri hyri në lojë si zëvëndësues, në minutë e 87-të, raporton Telesport.

Për momentin, lojtari në fjalë po riaftësohet nga një dëmtim që ka pësuar para disa muajsh, në pritje për t’iu bashkuar Flamurtarit të Vlorës. Sikurse duket, konkurrenca e madhe në mbrojtjen e kombëtares shqiptare, lëndimet dhe mosha, e kanë detyruar Currin që ta vijojë karrierën vetëm në rang klubi. 31-vjeçari ka luajtur 40 ndeshje me Shqipërinë dhe ka shënuar një gol, në ndeshjen kundër Holandës, ku Shqipëria u mund 2-1, më 11.10.2006. Gjatë aktivizimit kuqezi është ndëshkuar 5 herë me kartonë të verdhë.

 

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *