Cutillo: Mazhoranca dhe opozita të rinisin dialogun për të çuar para reformat

DITA Online

Mazhoranca dhe opozita duhet të rinisin dialogun për të çuar para reformat. Ky ka qënë apeli i  Ambsadorit italian në Tiranë Alberto Cutillo në një intervistë në Report Tv.

Diplomati italian ka kërkuar kapërcimin e krizës mes palëve, ndërkohë i sugjeron shumicës të ndërmarrë masa të menjëhershme në funksion të reformës zgjedhore, për të cilat nuk ka nevojë të presë opozitën, por që do krijonin klimë besimi tek ajo për zgjedhjet e 30 Qershorit.

Një ditë para protestës së opozitës së ditën e nesërme, ambasadori ka kërkuar që ajo të jetë paqësore, pasi çdo element dhune përbën vijën e kuqe.

v.l/ Dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *