Ambasadori i Italisë në Tiranë, Alberto Cutillo është shprehur se opozita jashtë parlamentit duhet të gjejë brenda saj rrugën për zgjidhjen e krizës politike
“Manifestimet e fundit kanë treguar se mund të manifestohet në mënyrë paqësore. Parlamenti sot ka një opozitë të re, që është legjitime, por e dimë të gjithë që opozita, në kuptimin e udhëheqësve kryesor të forcave të opozitës, është jashtë parlamentit. Duhet mbajtur një dialog i hapur me të gjithë. Opozita duhet të gjej në brendësi të saj zgjidhjet, të cilat i japin mundësinë e zgjidhjes së krizës”, tha ambasadori Cutillo.
Megjithëse e njeh opozitën jashtë parlamentit, ambasadori i Italisë thotë se zgjedhjet lokale pa të mbeten të vlefshme.
“Për mua këto zgjedhje janë legjitime. Zgjedhja për të mos marrë pjesë është një zgjedhje personale, që duhet respektuar, por që nuk i bën të pavlefshme këto zgjedhje. Nga kjo situatë demokracia nuk del e ekzaltuar, por as e poshtëruar, tha ambasadori Cutillo.
Ambasadori italian deklaroi se rrënjët e krizës janë brenda partive politike.
“ Kjo është një krizë e ndërlikuar që ka lindur dhe zhvilluar në brendësi të opozitës dhe kësisoj i takon opozitës që ta zgjidhë. Besoj se në vende të tjera një krizë e tillë do të ishte administruar në brendësi të partive mbi bazën e rregullave të demokracisë së brendshme të partive, të cilat në Shqipëri janë disi të ndryshme.
Partitë janë më të ngurta dhe kërkojnë t’i eksportojnë jashtë krizat, të cilat normalisht duhet të administrohen brenda tyre. Por besoj se në fund, partitë do të dinë të zgjedhin në interes të vendit”– tha Cutillo, ndërsa pranon se sistemi zgjedhor ka nevojë për rregullime.
“Ka diçka që nuk ecën në mekanizmin zgjedhor. Kjo mund të reformohet. Nëse nuk bëhet brenda 30 qershorit, të mos e kthejmë në një dramë”, u shpreh ambasadori italian në RTSH.
b.b/dita

Grazia Italilia …
siete stati sempre amici e veri
Nje tjeter grusht i pameshirshem opozites kriminale vicidoliste. Me Nul Moken dhe Ed Paloqen smund te besh gje tjeter vecse nje Zoo
Ndihma e sinqert dhe e drejt e nji vendi mik si Italia
eshte me shume se i nevojshem per Shqiperine tone
kjo dor miku te vertete ,per t’u ngritur ne kembe
ne kto caste vendimtare per vendin tone ,ne misionin e shenjte drejt BE-se .
Grazie Signore …
Söuona meglio in italiano!!
Kto plehra opozitaresh jane rrejte prej malokut feudomesjetar qe nuk merre vesht nga zhvillimi shoqerise aq ma teper dhe lojen filologjike,filozofike te politikes.Ky ka nivelin e cicmicit dhe futjen e brrylit kundershtarit.Mjafton te kujtoni qe fillesat i ka me goditjen te cdo kundershtarit me kercnimin :Do te hapi dosjen.Ndaj rri urte e struku te mos ndihet as frymarrja e jo ma zani.Nji politikan vet zot e vet kadi.
Taksat e popullit rrush e kumbulla per rrufjanet dipllomate qe kane gjetur ne Shqiperine e vogel parajsen e madhe.
Fidel, nuk eshte ambasadori kubanes ky, i ke rene numrit gabim…..
Habitem kot une pastaj pse nje km rruge kushton 16.5 milion euro ne mes te fushes. Po nuk ngeli ambasador pa vjelur taksat e ketij populli per te na e mbushur mendjen ne qe kemi nje qeveri serioze . Ne nuk e paskemi pare me syrin qe e shohin ata palaco ambasador dhe Spirokali. Po mos u shpenzoni kot me zgjedhje merri 61 bashki ne tavoline dhe te rroje opozita e re me ne krie Lefter Lefterin dhe te madhin Kujtim Gjuzi, pa neglizhuar Patozin qe po lepin kocken e hedhur nga Spirokali. Une jam i mendimit qe kryeminstrin ta bejme mbret meqe konspirohet si nipi i mbretit Zog .
Kemi një pozitë që në 30 qershor, si pa gjë të keqe, thotë që do të hyjë e vetme në zgjedhje,nga ana tjetër, opozita thotë seriozisht që nuk do të lejoj që ato të bëhen. Kur thotë që nuk do të bëhen , të gjithë e dinë që plani është që të sulmohen qëndrat e votimit që patjetër do të ishte fillimi i një konfrontimi vëlla vrasës që do tja kalonte ndoshta edhe viti të urryer 97. Liderat tanë politikë nga të dyja palët që, në këtë vorbull konfrontimi nuk kanë aspak hallin te populli dhe atëdheut por se cili do të zotëroj tepsinë e artë të grabitjeve, duan ti venë flakën Shqipërisë. Dhe nga njerëz të deklaruar haptazi, në mënyrë konstante, anti popull, anti atëdhe, në fund të fundit nga njerëz haptazi hajdutë profesionistë, mund të presësh edhe zjarrvënien e vëndit. Por nëqoftë se në 97- ën ju vu zjarri komisariateve ku shefa ishin njerëzit e tribusë së Sali Berishës e Gazidedes, këtë radhë zjarri që po pregatisin me zell me papërgjegjshmërinë e tyre, Sali Berisha , Lul Basha, Ilir Meta, Edi Rama dhe Gramoz Ruçi mos vallë do të përvloj edhe ata vetë, me gjithë vilat ndërtuar me paratë vjedhur popullit fukara? Le ti bëjnë mirë hesapet këta mender burreca shteti që kanë 30 vjetë që po tallen e po vjedhin haptazi një popull të tërë, le ta ndezin shkëndinën dhe të shikojnë se ku dotë dal tymi. Ju njerzit i quani bagëti dhe budallenjë haptazi kur një pjesë, duke i dhënë ndonje lek ose me detyrimin si pjesë e administatës, i zvarritni në manifestimet e kauzave tuaja personale, por shumica dërrmuese e popullit nuk ju pranon dhe rënkon duke ndjer grabitjet që haptazi i keni bërë e nuk po pushoni së bëri. Ky rënkim në heshtje do të shpërthej një ditë dhe mjer ju! Bëjini llogaritë mirë në qoftë se do të lozni me zjarrin, nuk do të arrini të hani gështenjat që ju shpresoni të piqni në të. Njerzit ju njohin mirë kush jeni, viti 97 u ka mësuar ndonjë gjë!
Sa për ambasadorët kolegët e Rajërsonit, po të ishin me të drejtën, të paktën të drejtën njerëzore, do tu kishin treguar vëndi hajdutëve tanë politikë që kanë tridhjet vjetë që ç’ do 2-3 vjetë pompojnë nga një auto krizë e që po tallen jo vetëm me ne por edhe me të huajët. Sa mirë do të ishte që të huajët ti injoronin hajdutët tanë politik kur këta bredhin, më tepër të paftuar , në kanceleritë e botës për mbështetje. Ambasadori italian do ishte më mirë, të dilte dhe të jipte sqarime se çfarë mekanizmi funksionon që një qytetar i vëndit të tij , me një cop letër që quhet vendim gjyqësor, i xhvat një populli fukara, jo pakë por 140 miljonë euro. Çfarë dëmi i madh qënka bërë këtij italjani që të kompensohet me këtë shumë marra mëndse? Unë njeri pa njohuri të jurispidencës moderrne , thjesht mendoj që kjo është një grabitje me kostum të flliqur juridik që le të turpëruar edhe atë që grabit një bankë me armë. Mos vallë ambasadori Kutillo, ambasadori Soreka dhe kryeministri i ligjshëm i yni, hajduti Edi Rama që nuk ndihen për këto 140 miljonë, kanë pjesën e tyre në këtë shumë? A e dinë këta ambasadorë që subvencionet e BE vidhen në mënyrë pothuaj toatle dhe asgjë nuk shkon në destinacion? Verifikoni se cilët fermerë shqipëtarë kanë përfituar nga këto shuma dhe sa kanë . . marë. Mos vallë zyrtarët e BE po na integrojnë duke bashkpunuar me hajdutët tanë duke vjedhur edhe subvencionet e tyre dhënë për këtë intergrim? Dhe paskan qënë jo pakë por pothuaj një miljarrd euro! Nuk shqetsohet zoti Soreka se ku kanë shkuar?